Kushtet dhe Termat e Përdorimit të kartës Pago+

  1. Përshkrimi i Produktit Pago+ është një kartë debiti e lëshuar nga Rubicon sh.a. në emrin e një përdoruesi të Pago për t’iu dhënë në përodrim fëmijës ose një personi tjetër të afërm, për të zëvendësuar përdorimin e parave të gatshme për shpenzimet e përditshme ose mujore. Kjo kartë ofron mundësinë për të kontrolluar shpenzimet e fëmijëve në dyqane fizike, online, dhe për tërheqje parash. Pago+ gjithashtu përfshin një aplikacion të dedikuar, ku mund të ndiqen shpenzimet në kohë reale.
  2. Pronësia dhe Përgjegjësia
  • Karta Pago+ është e lëshuar në emrin e porositësit të saj dhe është pjesë e llogarisë kryesore të tij në Pago.
  • Titullari i kartës mban të gjithë përgjegjësinë për transaksionet e kryera me kartën Pago+, edhe nëse ajo përdoret nga fëmija apo një person tjetër i autorizuar prej tij.
  • Titullari i kartës është përgjegjës për vendosjen e limiteve të shpenzimeve dhe monitorimin e përdorimit të kartës.
  1. Përdorimi i Kartës
  • Karta Pago+ mund të përdoret në dyqane fizike, për blerje online, dhe për tërheqje parash nga bankomati, sipas limiteve të përcaktuara nga titullari i kartës.
  • Limitet ditore dhe mujore për shpenzime mund të vendosen dhe ndryshohen nga titullari i kartës përmes aplikacionit Pago.
  1. Siguria dhe Konfidencialiteti
  • Prindi duhet të sigurojë që karta Pago+ dhe PIN-i i saj të ruhen në mënyrë të sigurt nga fëmija.
  • Në rast humbjeje ose keqpërdorimi të kartës ajo duhet të bllokohet menjëherë nga aplikacioni Pago, ose duke kontaktuar shërbimin e klientit të Pago.
  1. Pagesat dhe Tarifimet
  • Karta Pago+ është e lidhur me një llogari të dedikuar në aplikacionin e dhe çdo shpenzim do të zbritet direkt nga kjo llogari.
  • Gjenerimi i kartës Pago+ është pa pagese. Tarifat e tjera të aplikuara, janë të njëjta me ato të kartes Pago standard dhe mund të gjenden në website-n pago.al.

  1. Tërheqja dhe Anulimi i Kartës
  • Prindi ka të drejtën të tërheqë kartën Pago+ nga përdorimi në çdo kohë përmes aplikacionit ose duke kontaktuar shërbimin ndaj klientit të Pago.
  • Pago rezervon të drejtën të anulojë ose të pezullojë kartën në rast të keqpërdorimit ose shkeljes së kushteve të përdorimit.

  1. Mbrojtja e të Dhënave
  • Pago është e përkushtuar për mbrojtjen e të dhënave personale të titullarit dhe përdoruesit të kartës në përputhje me ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave në Shqipëri.
  • Të dhënat e përdorimit të kartës do të përdoren vetëm për qëllime të administrimit të shërbimit dhe nuk do të ndahen me palë të treta pa miratimin e titullarit të kartës ose pa një kërkesë të ligjshme nga institucionet ligjzbatuese.

  1. Ndryshimet në Kushtet e Përdorimit
  • Pago rezervon të drejtën për të ndryshuar këto kushte në çdo kohë. Titullari i kartës do të njoftohet për çdo ndryshim përmes aplikacionit Pago ose përmes e-mailit.
  • Vazhdimi i përdorimit të kartës Pago+ pas njoftimit të ndryshimeve do të konsiderohet si pranimi i kushteve të reja.

  1. Kontakti dhe Mbështetja
  • Për çdo pyetje ose ndihmë lidhur me Pago+, titullari i kartës mund të kontaktojnë shërbimin ndaj klientit përmes aplikacionit Pago, faqes zyrtare, ose numrit të telefonit të publikuar.

  1. Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve
  • Çdo mosmarrëveshje që lind nga përdorimi i kartës Pago+ do të zgjidhet në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe, nëse është e nevojshme, përmes gjykatave kompetente të Shqipërisë.

Këto kushte dhe terma janë të rëndësishme për të siguruar që titullarët e kartës të kenë kontroll të plotë dhe të kuptojnë përgjegjësitë e tyre në përdorimin e kartës Pago+.