Category: Uncategorized @sq

  • Pago bëhet anëtare e Visa

    Pago bëhet anëtare e Visa

    Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju një nga arritjet tona më të rëndësishme: Pago është tashmë anëtare e rrjetit global Visa. Ky moment shënon një zgjerim të konsiderueshëm të kapaciteteve tona dhe vjen në kohën kur kuadri ligjor në Shqipëri po orienton bizneset drejt pranimit të detyrueshëm të pagesave elektronike.

    Anëtarësimi në Visa, së bashku me partneritetin që kemi prej vitit 2022 me Mastercard, na pozicionon ndër institucionet në vend që bashkëpunojnë me të dy rrjetet kryesore globale të kartave.

    Ky anëtarësim u mundësua falë bashkëpunimit dhe mbështjetjes së Credins Bank, të cilës i shprehim falënderimet tona të sinqerta për rolin e saj kyç në realizimin e këtij procesi.

    Me këtë hap të ri, tashmë kemi mundësinë të ofrojmë një gamë të plotë mënyrash për pranimin e pagesave me kartë:

    • POS tradicional
    • SoftPOS për pajisjet Android
    • Pajisje të integruara për shitje, fiskalizim dhe pagesa
    • Virtual POS për tregtinë online dhe pagesat me link

    Këto zgjidhje na mundësojnë të mbështesim bizneset me standardet më të avancuara të sigurisë dhe përputhshmëri rregullatore, duke i ndihmuar të operojnë në mënyrë më të sigurt, më të shpejtë dhe më moderne. Ndërkohë që brenda muajve të ardhshëm, do të mundësojmë lëshimin e kartave të debitit Visa Classic dhe Visa Infitine si edhe kartave virtuale për Apple Pay dhe Google Pay.

    Ky zhvillim përkon me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore që kërkojnë nga bizneset e hotelerisë dhe transportit të pranojnë pagesa elektronike deri më 30 maj 2026, ndërsa të gjitha bizneset e tjera do të duhet të përmbushin këtë detyrim deri në fund të vitit 2026.

    Në këtë kontekst, synojmë të jemi një partner i besueshëm që ndihmon bizneset të përshtaten me kërkesat e reja, duke u ofruar një infrastrukturë të qëndrueshme dhe të integruar për pranimin e pagesave.

    Zhvillimi i Pago është i lidhur ngushtë me bashkëpunimin tonë me dev.al, aksionerin kryesor të Rubicon sh.a. Integrimi midis platformave tona na mundëson të ofrojmë një paketë të plotë zgjidhjesh për bizneset: nga menaxhimi i aktivitetit dhe faturimi, te kontabiliteti, burimet njerëzore dhe tashmë edhe pagesat elektronike.