MARRËVESHJE

 

Kjo marrëveshje është një kontratë midis klientit që mund të jetë individ ose biznes dhe Rubicon Sh.a e cila zotëron me të drejta të plota platformën PAGO. Kompania Rubicon Sh.a është e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me NIPT M02129014T me adresë Rruga “Papa Gjon Pali II” Pll 11/1 Kati 3 Hyrja 1 Tiranë, Shqipëri, e licencuar nga Banka e Shqipërisë me nr licencë 52 datë 21.01.2022 si Institucion Financiar Jo-Bankë.

Këto terma dhe kushte të përgjithshme rregullojnë të drejtat, detyrimet dhe rregullat e përdorimit të platformës web app.PAGO.al dhe aplikacionit mobile PAGO.

 

     1. PËRKUFIZIME:

 

Termat e veçantë të përdorur në këto Terma dhe Kushte të Përgjithshme kanë kuptimin si më poshtë vijon:

 

a) “Platformë digjitale”- është platforma e shërbimeve elektronike që garanton qasje në llogaritë e Klientit si dhe në produktet e tjera duke përdorur faqen web të internetit dhe/ose aplikacionin e shkarkuar në aparatin celular, këtu e ne vijim referuar si shërbimet nëpërmjet internetit dhe celularit.

b) Aplikacion nëpërmjet celularit (mobile)”- nënkupton shërbimet digjitale të ofruara nga Rubicon Sh.a kundrejt Klientit duke i dhënë qasje në llogarinë(të) / produktet nëpërmjet aplikacionit të shkarkuar në aparatin celular.

c) “Klient”-i referohet çdo klienti të Rubicon Sh.a i cili ka kryer procesin e Njih Klientin Tënd (KYC- Know Your Client) dhe është pranuar nga Rubicon Sh.a për të përftuar nga Shërbimet Digjitale.

d)  “Procedura njihe klientin tënd (KYC- Know Your Client)”– nënkupton një sërë rregullash, të përdorura që kanë të bëjnë me politikat e pranimit e të identifikimit të klientit dhe administrimit të riskut të tyre.

e) “Pronar përfitues”– është personi fizik, që zotëron ose kontrollon i fundit një klient dhe/ose personi, për llogari të të cilit kryhet një transaksion. Këtu përfshihen edhe ata persona, të cilët ushtrojnë kontrollin e fundit efektiv ndaj një personi juridik ose organizimi ligjor. Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia, në të cilën një person:

  • zotëron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të paktën 25 për qind të aksioneve ose të votave të një personi juridik ose organizimi ligjor;
  • i vetëm zotëron të paktën 25 për qind të votave të një personi juridik ose organizimi ligjor në bazë të një marrëveshjeje me ortakët ose me aksionarët e tjerë;
  •  përcakton de facto vendimet e marra nga personi juridik ose organizimi ligjor;
  •  kontrollon në çdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së administratorëve të personit juridik ose organizimi ligjor.

f) “Personat e ekspozuar politikisht”– janë personat, të cilët janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurive të tyre, në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, përfshirë anëtarët e familjes apo personat e lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi, me përjashtim të nëpunësve të nivelit të mesëm apo të ulët drejtues, sipas përcaktimeve të legjislacionit për shërbimin civil. Në këtë kategori përfshihen edhe individët, të cilët kanë pasur ose kanë funksione të rëndësishme në një qeveri dhe/ose në një shtet të huaj, si: kryetar shteti dhe/ose qeverie, politikanë të lartë, zyrtarë të lartë të qeverisë, të gjykatave ose të ushtrisë, drejtues të lartë të kompanive shtetërore, zyrtarë të rëndësishëm të partive politike, përfshirë anëtarët e familjes apo personat e lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi. Në këtë kategori përfshihen edhe individët, të cilët kanë pasur ose kanë funksione të rëndësishme në organizata ndërkombëtare, përfshirë anëtarët e familjes apo personat e lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi, sipas kuptimit dhe rregullave të përcaktuara në aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji. Kjo kategori personash konsiderohen “persona të ekspozuar politikisht” deri në 3 vite pas largimit nga funksioni.

g)  “Rezident”– sipas ligjit Nr. 9920, datë 19.5.2008 Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë do quhen:

individi, i cili:

  • ka një vendbanim në Republikën e Shqipërisë, në kuptim të nenit 12 të Kodit Civil;
  • ka nënshtetësi shqiptare dhe është funksionar diplomatik ose kryen një funksion të ngjashëm, në emër të Republikës së Shqipërisë, jashtë territorit të saj;
  • në mënyrë të vazhdueshme ose me ndërprerje, qëndron në Republikën e Shqipërisë më tepër se 183 ditë në një periudhë prej 365 ditësh;

personi juridik, i cili:

  • është regjistruar si person juridik shqiptar;
  • e ka vendin e administrimit efektiv të veprimtarisë në Republikën e Shqipërisë;
  • personi fizik, i cili është regjistruar në organin kompetent me këtë cilësi, në bazë të legjislacionit shqiptar

h) “Organizime ligjore”– janë trustet apo marrëveshjet e tjera të ngjashme.

i) “Pronësi”– janë të drejta apo interesa pasurorë të çdo lloji mbi një aset, qoftë ky i luajtshëm ose i paluajtshëm, i trupëzuar ose i patrupëzuar, material ose jo material, përfshirë dhe ato të evidentuara në formë elektronike apo numerike (digjitale), duke përfshirë, por pa u kufizuar në instrumente të tilla si llogaritë, kreditë, çeqet e udhëtimit, çeqet bankare, urdhërpagesat, të gjitha llojet e titujve, mandatpagesat dhe letrat e kreditit, si dhe çdo interes, dividend, e ardhur apo vlerë tjetër që buron prej tyre.

j) “Subjekt”– është personi fizik ose juridik që vendos marrëdhënie biznesi me klientë, gjatë veprimtarisë së tij normale apo si pjesë e veprimtarisë tregtare ose profesionale të tij.

k) “Transfertë e drejtpërdrejtë elektronike”– është çdo transaksion i kryer në emër të një Klienti përmes një institucioni financiar, nëpërmjet mjeteve elektronike apo telegrafike, për vënien në dispozicion të një shume të caktuar parash ose instrumentesh të tjera të tregut të parasë ose pagesave, për një person/subjekt përfitues.

l) “Ditë pune”-nënkupton çdo ditë (me përjashtim të shtunave dhe të dielave) gjatë së cilës janë hapur për bizneset që operojnë në Republikën e Shqipërisë. Festat zyrtare nuk përfshihen.

m) “Pajisja e Klientit”-nënkupton të gjitha aparaturat dhe pajisjet e përshtatshme, programet kompjuterike software (duke përfshirë të gjitha programet e shkarkuara), kanalet e komunikimit (duke përfshire kanalet publike të komunikimit) dhe pajisjet e aparatit celular të cilat mund të përdorin sistemet operative Android të Google dhe iOS të Apple.

n) “Aplikacione keqdashëse”(Malicious Applications)- i referohet aplikacioneve të cilët marrin aksese, modifikojnë, mbledhin informacione nga aparati celulare i Përdoruesit apo aplikacione të instaluara në aparatin celular të Përdoruesit.

o) “Elementet e sigurisë”-nënkupton fjalëkalimin një përdorimesh nëpërmjet mesazhit SMS OTP, kodin PIN, Mobile Token.

p) Mobile Token– aplikacioni i autentifikimit i integruar me aplikacionin e shërbimit dixhital të shkarkuar në celular. Pas aktivizimit, ky element i shkarkuar në celular mund të përdoret për të autentifikuar përdoruesit dhe për të autorizuar transaksionet nëpërmjet skanimit të një imazhi (cronto) me ngjyrë ose duke gjeneruar fjalëkalimin një përdorimesh ( OTP).

q) “SMS OTP(Fjalëkalimi një përdorimesh i dërguar me mesazh)- nënkupton numrin e fshehtë një përdorimesh që i shfaqet Klientit në numrin e regjistruar të celularit, për të cilin Rubicon Sh.a prezumon se e përdor vetëm Klienti. Fjalëkalimi një përdorimesh i dërguar me mesazh SMS OTP do të përdoret për të identifikuar Klientin dhe do te jetë pjesë e procesit të regjistrimit dhe aktivizimit të elementëve të tjerë të sigurisë.

r) “Kodi PIN”– kombinimi i te paktën 4 (katër) karaktereve të përcaktuar gjatë aktivizimit te aplikacionit në aparatin celular ose në pajisjen fizike. Kodi PIN përdoret me qëllim autenticiteti në momentin e kryerjes së transaksioneve.

s) “Fjalëkalim”– është kombinim i karaktereve të cilët mund të jenë numra, shkronja dhe simbole dhe përdoret si një nga komponentët e identifikimit për të hyrë në llogari.

t) “Kufizimet e transaksionit”– nënkupton shumën minimale dhe maksimale të transaksioneve të lejuara.

u) “Vendbanim”– konsiderohet njësi e veçantë territoriale e organizuar me numër të ndryshëm të objekteve të banimit e objekteve të tjera dhe me emër të veçantë.

     2. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

a) Shërbimet digjitale mund të përdoren nga çdo Klient i cili ka kaluar procesin e Njih Klientin Tënd dhe është konfirmuar nga Rubicon Sh.a për të hapur llogari.

b) Me pranimin dhe nënshkrimin e këtyre termave dhe kushteve, Klienti deklaron se Rubicon Sh.a e ka pajisur atë me të gjithë informacionin e duhur referuar shërbimeve digjitale dhe deklaron gjithashtu se është pajisur me të gjithë dokumentacionin që i bashkëngjitet kësaj Marrëveshjeje. Nëpërmjet aplikimit sipas hapave të përcaktuar, nënkupton dhënien e aprovimit të Klientit se kupton dhe është dakord me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që burojnë prej kësaj Marrëveshjeje.

c) Nëpërmjet platformës së shërbimeve digjitale ofrohet një game e caktuar produktesh dhe shërbimesh për të cilat Rubicon Sh.a gëzon të drejtën për t’i ndryshuar ato në çdo kohë pa ndonjë miratim specifik paraprak nga ana e Klientit. Çdo ndryshim apo shtojce e bërë ndaj shërbimeve digjitale të dakortësuara, si dhe shërbimet e reja të ndërmarra ose disponueshmëria / mungesa e shërbimeve të veçanta do t’i komunikohen Klientit nëpërmjet postes elektronike apo mënyrave alternative.

d) Me nënshkrimin e këtyre termave dhe kushteve të përgjithshme, Klienti i jep Rubicon Sh.a pëlqimin e tij të pakushtëzuar si dhe autorizimin e parevokueshëm dhe Rubicon Sh.a, sipas diskrecionit të saj, për shkak të përmirësimeve të mëtejshme, masave të sigurisë ose ndryshimeve në legjislacionin aktual në fuqi, mund të revokoje ose ndryshojë transaksionin dhe kufizimet ditore për transaksionet e dakortësuara me Rubicon Sh.a që do të ekzekutohen nëpërmjet shërbimeve digjitale.

e) Ndër të tjera, Klienti bie dakord se Rubicon Sh.a ka të drejtë të vendosë kufizime për realizimin e operacioneve nëpërmjet platformës së shërbimeve digjitale në varësi të kërkesave të legjislacionit të zbatueshëm, rregulloreve të brendshme të Rubicon Sh.a, këtyre kushteve të përgjithshme si dhe kërkesave për mirëmbajtjen e sigurisë se duhur të vetë sistemeve të Rubicon Sh.a.

f) Shërbimi i këmbimit valutor do jetë i vlefshëm brenda llogarive të Klientëve bazuar në kursin e këmbimit nëpërmjet të cilit përllogaritet në atë moment.

g) Transaksionet e kryera nëpërmjet shërbimeve digjitale në favor të llogarive të të tretëve, do të kryhen vetëm nëse Klienti do plotësoje kodin 4 shifror që krijohet nga vetë ai në momentin e hapjes së llogarisë.

h) Rubicon Sh.a nuk do të konsiderohet përgjegjëse për ndonjë dëm të mundshëm që rezulton ose ka të bëjë me gabimet në transaksion, defektet teknike të çfarëdo lloji apo natyre, ndërprerjet e linjës, papajtueshmëritë me lehtësirat e sanksionuara dhe të administruara nga të tretët, duke përfshirë por pa u kufizuar në to: operatorët e shërbimeve celulare apo dhe furnizuesit private te rrjetit. Klienti do te vishet me përgjegjësi referuar rrezikut te defekteve ne pajisjet fizike hardware ose programet kompjuterike software të vetë Klientit apo dhe nga keqpërdorimi i elementëve identifikues.

 

     3. REGJISTRIMI NË SHËRBIMIN DIGJITAL

Platforma PAGO do ofrohet si aplikacion për sistemin Android, iOS dhe si web-faqe që mund të aksesohet nëpërmjet browser-ve.

Klientët të cilët do përdorin procesin e “Njih klientin tënd” në distancë (pa prezencë fizike), gjatë hapave të ndjekur në këtë proces, pranojnë kushtin që kamera dhe mikrofoni i pajisjes elektronike që do përdorin do jenë të ndezur për arsye autenticiteti.

Kategoritë e klientëve që mund të kryejnë procesin “Njih klientin tënd” në distancë (pa prezencë fizike) janë klientët individë rezidentë dhe jo rezidentë të cilët janë në moshë madhore pra ato në moshën 18 vjeç e lart.

Për tu bërë pjesë e kësaj platforme për kategorinë e klientëve të sipërpërmendur do ndiqen hapat si vijon:

Individët:

1. Duhet vendosur numri i telefonit nëpërmjet të cilit do lidhet klienti, në të cilin do shkojnë njoftimet si numra sigurie që do shërbejnë për të kaluar në hapat e tjerë;

2. Më pas do njoftoheni me SMS për një kod 6 shifror si pjesë e praktikës One Time Password;

3. Më pas kërkohet foto e dokumentit të identifikimit në të dyja anët e saj;

4. Hapi i radhës do kërkoje që klienti i përqëndruar te kamera të bëjë disa mimika sipas sugjerimeve që do i shfaqen në ekran. Ky hap bëhet për efekt “gjallërie” për të shmangur rastet kur identifikimi bëhet me manipulim nëpërmjet një fotoje të klientit;

Deri në këtë pikë është kryer 50% e procesit të verifikimit. Në formë tabelore shfaqen të dhënat që janë gjeneruar nga fotoja e kartës të cilat klienti duhet të pranojë duke shtypur butonin “vazhdo” nëse të dhënat janë të sakta ose “ndrysho të dhënat” nëse programi i ka marrë gabim të cilat më pas plotësohen në mënyrë manuale nga vetë klienti.

5.Në vijim kërkohet që klienti të formojë një fjalëkalim sipas përshkrimit të përcaktuar i cili duhet mbajtur mënd pasi do shërbejë si hap sigurie dhe do përdoret në çdo transaksion që do kryhet;

6.Vendosja e një emaili është lënë me dëshirë i cili do përdoret më pas për njoftime në funksion shërbimeve të PAGO;

7. Klienti duhet të vendosë vendbanimin e tij;

8. Në mënyrë fakultative është lënë nëse klienti ka dëshirë të bëjë identifikim biometrik;

Bizneset:

Në rastin kur një individ ka një llogari në PAGO dhe zotëron një biznes personal, pra subjekti privat (biznesi) ka administrator dhe aksionar të njëjtin individ që ka dhe llogarinë në platformën PAGO, llogaria për biznesin mund të krijohet brenda llogarisë individuale duke plotësuar të dhënat sipas fushave të kërkuara.

Në rastin kur subjekti ka disa aksionarë procedura do jetë si më poshtë:

Do shkarkohet aplikacioni dhe në momentin e hapjes, do shfaqen disa fusha të cilat duhet të plotësohen për të proceduar me hapat e mëtejshëm. Fushat e detyruara për plotësim janë:

  • Numri i telefonit të subjektit nëpërmjet të cilit do shkojnë njoftimet si numra sigurie që do shërbejnë për të kaluar në hapat e tjerë
  • Emri tregtar i subjektit;
  • Numri Unik i Identifikimit të Subjekti (NUIS/NIPT);
  • Forma ligjore e biznesit;
  • Data e krijimit të subjektit i cili do jetë në rendin Viti/Muaji/Dita;
  • Data e nënshkrimit të termave dhe kushteve me Rubicon Sh.a që përkon me datën kur aplikoni për çelje llogarie të PAGO;
  • Objekti i veprimtarisë së subjektit;
  • Adresa e saktë e subjektit;
  • Adresa elektronike e subjektit i cili do shërbejë për komunikimet zyrtare me Rubicon Sh.a;
  • Vendi i ushtrimit të aktivitetit (Qyteti, Rrethi);

Pas plotësimit të këtyre fushave dhe pranimin për të kaluar në hapin tjetër, do të njoftoheni me SMS për një kod 4 shifror i cili është një nga hapat e vërtetësisë të përdoruesit.

Hapi i radhës do jetë ngarkimi i dokumenteve që nevojiten për përmbushjen e detyrimeve për procesin “Njih Klientin Tënd” (KYC). Dokumentacioni që duhet ngarkuar në platformë është:

Foto e dokumentit të identifikimit nga të dyja anët të administratorit të shoqërisë. Kopje elektronike e autorizuar nga e-albania të ekstraktit historik të shoqërisë. Në vijim do bëhet dhe një video-call me administratorin e shoqërisë për të siguruar vërtetësinë e tij. Regjistri i pronareve përfitues që gjenerohet nga portali e-albania nga vetë shoqëria. Për aksionaret/individë që zotërojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të paktën 25 % të aksioneve ose të votave të një personi juridik ose organizimi ligjor duhet të ngarkohet në platformë dokumenti i identifikimit të secilit. Skemë ilustruese si vijon:

 

 

 

 

 

 

 

Shembulli 1                                                                                                                                                                                       

Shembulli 2                                                                                                                                                                                 

Pas plotësimit sipas hapave të mësipërm, do të shfaqet një tabelë në të cilën do jenë të evidentuar në mënyrë kronologjike të dhënat që janë plotësuar. Duhet të lexohen me kujdes nëse të dhënat janë të sakta.

Në vijim do kërkohet që të krijoni një PIN 4 shifror i cili duhet të njihet vetëm nga personi i autorizuar për përdorimin e llogarive në platformën PAGO. Ky PIN do kërkohet të vendoset në çdo transaksion që do kryhet nëpërmjet llogarive të biznesit.

Pas përfundimit të këtyre fazave, dokumentacioni i ngarkuar do kalojë në fazë shqyrtimi dhe brenda 24 orëve ju do njoftoheni për pranimin e kërkesës nëse është paraqitur korrekt çdo dokumentacion. Në rast të kundërt do ju kontaktojë një nga përfaqësuesit e Rubicon Sh.a për të plotësuar të dhënat dhe për të përfunduar procesin.

Në çdo rast të ndryshimeve strukturore të drejtimit dhe administrimit të shoqërive, pra nëse ka ndryshime aksionarësh apo administratorësh, subjekti është i detyruar të njoftojë në mënyrë të menjëhershme Rubicon Sh.a. Në rast se ky njoftim nuk ndodh dhe Rubicon Sh.a penalizohet nga autoritetet përgjegjëse/mbikëqyrëse, kostot financiare i faturohen biznesit që nuk ka kryer njoftimin për ndryshimet strukturore.

Bazuar në nenin 8 të Ligjit nr. 9917 datë 19.5.2008 Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit i ndryshuar dhe Udhëzimit[1] nr 28 datë 31.12.2012 të Ministrit të Financave, kategoritë e klientëve të cilët për të çelur llogari në platformën PAGO, duhet të paraqiten fizikisht pranë pikave të kompanisë Rubicon Sh.a apo në zyrat qendrore të saj, janë:

a) personat e ekspozuar politikisht;

b) organizatat jofitimprurëse;

c) organizimet ligjore;

d) klientët jo-rezidentë;

e) shoqëri që kanë aksione të mbajtësit;

f) me të gjitha kategoritë e klientëve, të cilët banojnë ose e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vende për të cilat kërkohet marrja e masave të posaçme, sipas përcaktimeve apo kërkesave të autoritetit përgjegjës apo për klientë për të cilët kërkohet kjo masë;

Megjithatë, bazuar në ndryshimet e fundit ligjore[2] të Ligjit nr. 9917 datë 19.5.2008, Rubicon Sh.a ka krijuar politikë për pranimin e këtyre klientëve mbi bazë risku. Kjo do të thotë se bazuar në disa indikatorë mund të vendoset marrëdhënia e biznesit në distancë nëse përmbushen kushtet e politikave të brendshme të riskut të Rubicon Sh.a .

Në zbatim të Aktit për Përputhshmërinë Tatimore të Llogarive të Huaja (“FATCA”) i cili është një ligj i SHBA, objektivi i të cilit është të luftojë evazionin tatimor nga tatimpaguesit amerikanë. Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave (“IRS” – autoritet tatimor i SHBA) ka hartuar një strukturë për të mbledhur nga institucionet financiare jo-amerikanë, në bazë vjetore, informacione lidhur me të ardhurat e huaja dhe asetet e mbajtura nga tatimpaguesit amerikanë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Në lidhje me klientët individë që janë shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bizneseve që kanë selinë në këtë shtet, përveç procedurës “Njih Klientin Tënd” duhet të plotësojnë dhe një formular sipas rastit që do vihet në dispozicion nga Rubicon Sh.a.

     4. HUMBJA E FJALËKALIMIT, NDRYSHIMI I KODIT (PINI-T), KOMPROMENTIMI I LLOGARISË DHE HUMBJA E NUMRIT TË TELEFONIT ME TË CILIN ËSHTË REGJISTRUAR LLOGARIA NË PLATFORMËN PAGO

     a) Nëse klienti nuk kujton fjalëkalimin për t’u kyçur në platformën PAGO duhet të ndjekë procedurën si vijon:

Në momentin që hapet faqja e platformës PAGO, poshtë fushës së fjalëkalimit është togfjalëshi “Harruat fjalëkalimin” i cili duke klikuar atë do ju dërgojë në një faqe tjetër ku do ju kërkojë që të vendosni numrin tuaj të telefonit me të cilin keni çelur llogarinë. Në momentin e plotësimit të numrit do shtypni ikonën “Dërgo kërkesën”. Brenda pak çastesh do ju mbërrij një mesazh me një kod 6 shifror në numrin tuaj i cili do ju lejojë që të krijoni një fjalëkalim të ri tuajin.

     b) Për ndryshimin e kodit (Pin-it) duhet të ndiqen hapat si më poshtë:

Pasi jeni kyçur në platformën PAGO, në pjesën e menysë kryesore do hyni në cilësimin “Konfiguro”. Në listën që do ju shfaqet do përzgjidhni fushën “Siguria” e më pas “Ndrysho kodin (PIN)”. Për të ndryshuar kodin (PIN) duhet së pari të vendosni kodin (PIN) e vjetër e më pas të vendosni të riun duke e rikonfimuar më poshtë për të përmbyllur procesin.

     c) Në rastet kur nuk kujtoni kodin (PIN) e vjetër, duhen ndjekur hapat: Konfiguro=> Ndrysho PIN => Keni harruar kodin PIN e me pas do shfaqen dy fusha për tu plotësuar të cilat janë numri personal i identifikimit dhe numri i dokumentit të identifikimit me të cilin jeni regjistruar në platformë.

     d) Në rastet kur klienti dyshon se i është kompromentuar llogaria duhet:

    Të ndryshojë fjalëkalimin dhe po ashtu kodin (PIN);

    Nëse sërish ka dyshime se këto hapa nuk kanë funksionuar atëherë do telefonojë shërbimin ndaj klientit për të kryer një bisedë (video-call) për të mundësuar bllokimin e llogarive deri në momentin e sqarimit të situatës.

          e) Në rastet kur klienti pretendon se i ka humbur numri i kontaktit që ka çelur llogarinë në platformën PAGO së bashku me pajisjen e elektronike në të cilin ka vendosur numrin e kontaktit, duhet në mënyrë të menjëhershme të kontaktojë shërbimin ndaj klientit për të kryer një bisedë (video-call), për të mundësuar bllokimin e llogarive deri në momentin e sqarimit të situatës.

     

         5. AUTORIZIMI I URDHËRPAGESAVE

     

    a) Pas plotësimit të procedurës së autentifikimit / autorizimit (Emri i përdoruesit / fjalëkalimi / kodi PIN) dhe plotësimit të të dhënave të detyrueshme të urdhërpagesës, platforma do të shfaqë të dhënat e pagesës për një konfirmim përfundimtar. Nëse të gjithë kushtet e nevojshme për kryerjen e pagesës janë plotësuar pas konfirmimit, platforma do të shfaqë një mesazh me statusin e pagesës të kryer. Nëse një nga kushtet e nevojshme nuk plotëson kriteret e vlefshmërisë, atëherë platforma do të shfaqe mesazhin përkatës të refuzimit të transaksioni (psh: “Ju nuk keni fonde mjaftueshëm në llogari”)

    b)Çdo urdhërpagesë e autorizuar me nëpërmjet platformës së shërbimeve digjitale duke përdorur elementët e autentifikimit që legjitimojnë / autentifikojnë personin si një përdorues të vlefshëm të kësaj platforme, do të konsiderohet si një urdhërpagese e rregullt, e autorizuar në emër e për llogari të Klientit nga vete ai. Në këtë kuadër, Klienti njeh dhe pranon në mënyrë të parevokueshme se do të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe mospërhapjen e elementëve të dhënë të autentifikimit.

    c) Klienti kupton se duhet të këtë fonde të mjaftueshme në llogarinë / llogaritë e tij për të realizuar të gjitha transfertat / pagesat nëpërmjet shërbimit dixhital. Nëse fondet në llogarinë / llogaritë nuk janë të mjaftueshme për të realizuar transaksionin e autorizuar, do të refuzohet ekzekutimi i transaksionit.

    d) Rubicon Sh.a do te ekzekutojë urdhërpagesat e autorizuara në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

    e) Urdhërpagesat ose transaksionet dhe çfarëdo dokumenti tjetër elektronik i dërguar nga Klienti nëpërmjet shërbimit digjital do të konsiderohen dokumente të autorizuara e të autentifikuara.

    f) Klienti mund të personalizojë shërbime të caktuara dhe të vendosi politikat individuale në lidhje me pagesat automatike. Për këtë lloj shërbimi është e detyrueshme që klienti të japi autorizim.

    g) Në rastet kur klienti merr njoftim për kryerjen e një pagese nga llogaria e tij por nuk është në dijeni dhe do të bllokojë transaksionin, duhet të kontaktojë menjëherë shërbimin ndaj klientit për të proceduar.

         6. LIMITE TRANSAKSIONESH

    Përshkrimi

    Vlera maksimale ditore e kreditimit të llogarisë

    Limiti i numrit të transaksioneve ditore

    Vlera maksimale mujore e kreditimit të llogarisë

    Limiti i numrit të transaksioneve mujore

    Vlera maksimale vjetore e të gjitha veprimeve

    Vlera minimale për një rimbushje llogarie

    Vlera maksimale ditore për rimbushje

    Vlera maksimale ditore për tërheqje

    Individ

    200 000 Lekë

    50

    1 000 000 Lekë

    500

    5 000 000 Lekë

    5 000 Lekë

    200 000 Lekë

    200 000 Lekë

    Biznes

    1 000 000 Lekë

    100

    5 000 000 Lekë

    1000

    10 000 000 Lekë

    10 000 Lekë

    1 000 000 Lekë

    1 000 000 Lekë

    Vlerat e mësipërme nuk janë përjashtuese. Nëse klienti individ apo biznes kërkon të kryej veprime që kalojnë këto limite është e nevojshme/detyruese që të paraqesë dokumente shtesë për justifikimin e fondeve që do mbushë llogarinë apo qëllimin e përdorimit.

    Këto dokumente do dërgohen në rrugë elektronike apo fizike sipas dëshirës së klientit, për të cilat klienti mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre ( në rast mashtrimi, përgjegjësia penale bie mbi klientin). Pas shqyrtimit të dokumentacionit nga departamenti i administrimit të rrezikut, klienti do njoftohet për vazhdimësinë e marrëdhënies së biznesit.

     

         7. TE DREJTAT DHE DETYRIMET E RUBICON SH.A

     

    a) Rubicon Sh.a ka të drejtë të bëj ndryshime në këto terma dhe kushte të përgjithshme në çdo kohë, duke njoftuar klientët, përpara se këto ndryshime të bëhen të aplikueshme nëpërmjet adresës së postës elektronike që vetë klienti vendos ose njoftimeve nëpërmjet aplikacionit.

    b) Rubicon Sh.a nuk do të mbajë përgjegjësi për ndonjë çrregullim ose ndërprerje të rrjetit të telekomunikacionit dhe për pasojë, të pavlefshmërisë së shërbimit digjital që mund të shkaktojë. Rubicon Sh.a ka të drejtën të përditësojë rregullisht shërbimin digjital. Nëse gjatë përditësimit ose mirëmbajtjes të platformës, mund të ketë ndërprerje të shërbimit digjital, klienti do të njoftohet paraprakisht.

    c) Rubicon Sh.a nuk do të mbajë përgjegjësi për ndonjë dëm ose humbje financiare të drejtpërdrejtë apo të tërthortë që pëson Klienti si pasojë e papajtueshmërisë me ndonjë prej këtyre Termave dhe Kushteve nga ana e Klientit.

    d) Rubicon Sh.a gëzon të drejtën për të refuzuar kërkesën e Klientit për kontraktimin e shërbimeve digjitale ose të heqë këtë shërbim në çdo kohë, nëse Klienti nuk vepron ose nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat e Rubicon Sh.a ose ato rregullatorë.

    e) Rubicon Sh.a gëzon të drejtën për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme shërbimin digjital të ofruar në rastet kur Klienti nuk i zbaton këto terma dhe kushte si dhe udhëzimet e Rubicon Sh.a siç mund t’i jenë komunikuar nga Rubicon Sh.a here pas here.

    f) Pavarësisht sa më sipër evidentuar, Rubicon Sh.a gëzon të drejtën të bllokojë menjëherë përdorimin e shërbimit në rast të dyshimit të arsyeshëm se kredencialet e Klientit, elementët e sigurisë janë kompromentuar ose në rast të njoftimit të hyrjes së paautorizuar në llogarinë e shërbimit digjital të Klientit.

    g) E drejta e Rubicon SHA për të kërkuar informacion dhe për të pezulluar shërbimet”

    Kërkesat për informacion:

    Rubicon SHA rezervon të drejtën të kërkojë informacion shtesë dhe/ose dokumente në lidhje me transfertat e parave të marra nga Klienti. Kjo vlen veçanërisht kur këto transferta nuk kanë informacion të plotë për dërguesin.

    Në rastet kur informacioni ose dokumentet e nevojshme nuk sigurohen menjëherë, Rubicon SHA ka autoritetin të pezullojë përkohësisht transaksionin përkatës derisa të jepen detajet e kërkuara.

    Në të njëjtat rrethana do të trajtohen edhe rastet e lidhura me shërbimin e rimbushjes (top-up). Rubicon SHA do të rezervojë të drejtën të kërkojë informacionin e nevojshëm lidhur me burimin e jashtëm të transferimit të fondeve shtesë në llogarinë e klientit.

    Për sa më sipër Klienti është i detyruar të bashkëpunojë me Rubicon SHA duke ofruar menjëherë çdo informacion ose dokumentacion të kërkuar.

    Pezullimi i Shërbimeve:

    Nëse informacioni dhe/ose dokumentet e kërkuara nuk mund të sigurohen brenda një periudhe jo më të gjatë se 90 ditë kalendarike, Rubicon SHA ruan të drejtën të pezullojë të gjitha ose një pjesë të Shërbimeve të tij ndaj Klientit deri në arritjen e pajtueshmërisë.

    Kopje të vërtetuara:

    Për qëllime të verifikimit të informacionit, Rubicon SHA mund të kërkojë kopje të vërtetuara të dokumentacionit shtesë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Çdo shpenzim i bërë për shkak të këtyre kërkesave do të përballohet nga Klienti.

    Bllokim i menjëhershëm i shërbimit:

    Pavarësisht përcaktimeve në pikën f) të kësaj marrëveshjeje dhe në përputhje me kërkesat ligjore, Rubicon Sh.a rezervon të drejtën të bllokojë menjëherë përdorimin e shërbimeve të saj edhe për situatat e mëposhtme:

    – Dyshimi i arsyeshëm se kredencialet ose elementët e sigurisë së klientit janë komprometuar.

    – Njoftim për akses të paautorizuar në llogarinë e shërbimit digjital të Klientit.

    h) Rubicon Sh.a detyrohet të pezullojë përkohësisht ose të mbyllë shërbimin, nëse Klienti paraqet një kërkesë me shkrim për këtë qëllim.

    i) Rubicon Sh.a rezervon të drejtën të bllokojë transaksione dhe aktivitetin e Klientit deri në një moment të dytë, nëse vihet re se Klienti individ kryen veprime që nuk janë në përputhje me profilin e tij si psh përdorimi i llogarisë për qëllime biznesi apo transaksione pa logjikë ekonomiko ligjore ose Klienti biznes po përdor llogarinë jo për objektin e veprimtarisë që ka apo për qëllime personale të zotëruesve të biznesit.

    j) Rubicon Sh.a në mbrojtje të sigurisë së klientëve rezervon të drejtën në çdo kohë për të ndërmarrë veprime për të mbrojtur sistemet dhe informacionin e saj nga dëmtimi ose kompromisi i integritetit, sigurisë, reputacionit ose funksionimit. Prandaj, Rubicon Sh.a ka të drejtë të kryejë ndryshime në çdo kohë në drejtim të ofrimit të shërbimit, në përputhje me zhvillimet teknike ose në lidhje me masat e sigurisë të zbatuara, të ndryshojë, modifikojë, ose pezullojë shërbimin e ofruar për një afat deri në 24 orë nëse besojmë se një ndryshim i tillë është i nevojshëm për të mbrojtur klientin ne radhë te parë dhe sigurinë e sistemeve. Ndërprerjet e Shërbimit për afate më të gjata se 24 orë, apo në rastet kur lind nevoja e përditësimeve dhe konfigurimeve referuar sigurisë në sistemet PAGO, klientët e prekur do të njoftohen paraprakisht nga Rubicon Sh.a

     

         8. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E KLIENTIT

     

    a) Çdo Klient individ/biznes ka të drejtë të mbushë/kreditojë llogarinë e tij nëpërmjet kartave të kreditit/debitit apo llogarive bankare.

    b) Në çdo rast klienti urdhërues në transaksion mund të kërkoje kthimin shumë duke shkuar në rubrikën “kthimi i shumës”/“Refund” dhe të arsyetojë kërkesën për këtë veprim. Kërkesa do i paraqitet përfituesit të shumës dhe është ai që vendos për kthimin e saj ose jo.

    c) Çdo klient individ/biznes përfitues në një transaksion mund të iniciojë një kthim shume pa pasur një kërkesë nga urdhëruesi i transaksionit duke arsyetuar këtë veprim.

    d)Klienti individ/biznes duhet të ketë në vëmendje që nuk mund të përdorë llogarinë e tij në PAGO për qëllime të jashtëligjshme që parashikohen në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

    e) Klienti mund të mbylli llogarinë duke paraqitur një kërkesë vetëm nëse balanca e saj është zero pa asnjë kosto shtesë.

    f) Në rastet ku klienti ngarkon në llogarinë e tij një kartë krediti/debiti apo një llogari bankare e cila nuk është në emrin e tij, është e domosdoshme të sqaroje dhe vërtetojë lidhjen apo marrëdhënien me zotëruesin e tyre. Ky proces do përmbushet nëpërmjet një video-telefonate dhe nëse do jetë e nevojshme do kërkohet dhe dokumentacion sipas rastit.

     

         9. MBROJTJA E TE DHENAVE PERSONALE

     

    Rubicon Sh.a e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje shumë të rëndësishme dhe është e përkushtuar të zbatojë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet në Ligjin Nr. 9887 date 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, i ndryshuar, si dhe aktet e tjera nënligjore në zbatim të tyre, dhe Rregulloren Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Informacion i detajuar për kategorinë e të dhënave që përpunohen, qëllimet, kriteret e përpunimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, paraqiten më poshtë:

    a) Çfarë të dhënash përpunohen dhe nga cilat burime vijnë ato?

    Ne përpunojmë të dhëna që i marrim nga klientinë kuadër të marrëdhënies tonë të biznesit. Në vijim, ne përpunojmë të dhënat si informacioni personal i cili përfshin detajet tuaja personale dhe të dhëna kontakti (si p.sh: emër, mbiemër, adresë, datëlindje, vendlindje, shtetësi, etj.) ose informacion nga dokumente identifikimi apo pasaportë (si nënshkrimi dhe informacion i ID). Përveç kësaj përfshihen, regjistrim i zërit dhe figurës p.sh regjistrimi me kamera nga telefoni mobile, të dhëna për log-imin dhe identifikimin elektronik (aplikacione, cookies, etj.), të dhëna identifikuese financiare (të dhëna nga kartat e debitit dhe kreditit) ose të dhëna për parandalimin e pastrimit të parave, të dhëna për përputhshmërinë dhe të dhëna të tjera të ngjashme me kategoritë e përmendura më lart.

    b) Për çfarë arsye dhe mbi çfarë baze ligjore përpunohen të dhënat?

    Ne përpunojmë të dhënat në përputhje me Ligjin vendas nr.9887 dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, për qëllimet e listuara më poshtë:

    c) Për të përmbushur detyrime ligjore në përmbushje të detyrimit të germës c pika 1 e nenit 6 të Ligjit “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”.

    Përpunimi i të dhënave Personale mund të kryhet vetëm me qëllim të përmbushjes së detyrimeve të ndryshme ligjore brenda kuadrit legjislativ lokal për Institucionet Financiare, për Parandalimin e Pastrimit të Parave, për Taksat, për ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore.

    1. Raportimi në Drejtorinë e parandalimit të pastrimit të parave të rasteve të dyshuara për pastrim parash;
    2. Dhënie informacioni Autoritetit Mbikëqyrës, Bankës së Shqipërisë;
    3. Dhënie informacioni Autoriteteve të Tatim-taksave;
    4. Dhënie informacioni me kërkesë autoriteteve te hetimit dhe autoriteteve gjyqësore në kuadër të zhvillimit të proceseve gjyqësore;
    5. Dhënie informacioni me kërkesë të përmbaruesve gjyqësor për ekzektuim të vendimeve te gjykatës
    6. Vlerësim dhe menaxhim i riskut;

    d) Bazuar në dhënien e pëlqimit tuaj sipas germës a pika 1 e nenit 6 të Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

    Duke u bërë pjesë e platformave të PAGO ju jepni pëlqimin automatik për përpunimin e të dhënave personale i cili do të kryhet në përputhje me fushën dhe qëllimin e objektit të marrëdhënies së biznesit që Klienti do lidhë me Rubicon Sh.a.

    e) Mbrojtja e interesave të ligjshme sipas germës dh pika 1 e nenit 6 të Ligjit “Për Mbrojtjen e të “dhënave Personale.

    Kur është e nevojshme, të dhënat tuaja përpunohen për të mbrojtur interesat e ligjshme të Rubicon Sh.a ose të palëve të treta.

    Në rastet më poshtë kryhet përpunimi për të mbrojtur interesat e ligjshme si p.sh:

    • Për analizat për rishikimin dhe optimizimin e nevojave dhe procedurave për qasje direkte ndaj klientëve;
    • Informacion i përgjithshëm, publikime dhe njoftime mbi shërbimet, produktet dhe informacion përkatës për tregun;
    • Masa për menaxhimin e biznesit dhe zhvillimin e mëtejshëm të produkteve dhe shërbimeve;
    • Masa për monitorimin e transaksioneve për të parandaluar mashtrime, pastrim parash, financim terrorizmi dhe vepra penale.

    Këto masa i shërbejnë edhe mbrojtjes së interesave tuaja;

    1. Përpunimi i të dhënave për qëllime të zbatimit të ligjit;
    2. Për mbrojtjen në procese gjyqësore;
    3. Për të ruajtur sigurinë në teknologjisë së Informacionit në operacionet e Rubicon Sh.a;

    f) Mbrojtja e interesave të ligjshme sipas germës dh pika 1 e nenit 6 të të Ligjit “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale në marketingun e shërbimeve tona.

    Vlerësohet përpunimi i të dhënave tuaja nga Rubicon Sh.a me qëllim që:

    1. T’ju japim informacion të personalizuar për ofertat e PAGO;
    2. Të zhvillojmë shërbimet dhe produktet tona që i përshtaten sa më mirë interesave dhe situatës tuaj jetësore;
    3. Për të përmirësuar dhe lehtësuar sa më shumë përdorimin e shërbimeve tona.

    Bazuar në interesin tonë legjitim për marketingun e shërbimeve tona. Vlerësimi i të dhënave për këtë qëllim zgjat për aq kohë sa ju nuk e keni kundërshtuar këtë. Të dhënat në vijim, të cilat mblidhen nga Rubicon Sh.a, apo që ja keni dhënë ju Rubicon Sh.a, do të vlerësohen:

    1. Të dhëna personale/të dhëna parësore:
    2. Emri, mbiemri, data e lindjes, shtetësia, punësimi, punëdhënësi, të dhëna për të ardhurat, adresa, të dhëna kontakti: si numri i telefonit, adresë email, adresë postare, informacion mbi vendndodhjen gjeografike, klasifikim i brendshëm si p.sh. situata e të ardhurave dhe shpenzimeve;

      g) Të dhëna për produktet dhe shërbimet e “PAGO”

      Të dhëna për shërbimet e PAGO, në dispozicionin tuaj, përfshijnë:

      • Mjetet e pagesave të përdorura prej jush si p.sh kartat e debitit dhe të kreditit;
      • Tërheqjet dhe derdhjet në llogari;
      • Komisionet e aplikuara në lidhje me këto shërbime;
      • Pagesat e transfertave në nisje dhe në mbërritje, marrësit dhe dërguesit, transmetimi i urdhër transfertave tek bankat ndërmjetëse, shumën, qëllimin dhe referencën e pagesave referencën e dërguesit;
      • Frekuencën dhe tipin e transfertave, në pagesat jo cash, të dhënat e tregtuesve apo të ofruesve të shërbimeve që marrin pagesat dhe informacion për transaksionet e konkluduara me ta;

      h)Të dhëna teknike dhe përdoruesi i fundit i pajisjeve

      Informacioni mbi pajisjet dhe sistemet e përdorura për të hyrë në faqet e internetit, ose portale dhe aplikacione, apo mjete të tjera të komunikimit, siç janë adresa e protokollit të internetit(IP), apo lloje dhe versione të sistemeve të veprimit dhe motori i kërkimit në rrjet, si dhe identifikimi, identifikimi i reklamave, apo informacion mbi vendndodhjen, apo të dhëna të krahasueshme me të dhëna për pajisjet dhe sistemet.

      i) Të dhëna të gjeneruara nga përmbajtja e veprimeve të përdoruesit

      Informacioni i ngarkuar në faqet e platformës PAGO, siç janë komentet, apo informacione personale dhe fotot ose videot, ose të ngjashmet me to.

      j) Nga kush merren të dhënat e vëna në dispozicion?

      Brenda shoqërisë Rubicon Sh.a ato njësi dhe ata punonjës të cilët marrin të dhënat tuaja siç u kërkohet bazuar në detyrimet ligjore dhe rregullatorë.

      Të gjithë përpunuesit, në kuadër të dhënies së shërbimit respektiv, janë të detyruar që t’i përpunojnë të dhënat, bazuar në kontrata për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave tuaja.

      Nëse ka një detyrim ligjor apo rregullator nga autoritetet publike dhe nga institucionet (si Banka e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, etj.) edhe Rubicon Sh.a edhe Auditesit mund të jenë marrës të të dhënave tuaja.

      k) Për sa kohë ruhen të dhënat e klientit?

      Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme për marrëdhënien tonë të biznesit, në përputhje me detyrimin për ruajtje siç kërkohet nga legjislacioni lokal, Kodi Civil, Ligji Për Arkivat, Ligji Për Parandalimin e Pastrimit të Parave”.

      Për më tepër, arkivimi i të dhënave i nënshtrohet kufizimeve kohore.

      l) A tranferohen të dhëna në vende të treta apo në ndonjë organizatë ndërkombëtare?

      Çdo klient i cili hap një llogari në platformën PAGO, automatikisht pajiset me kartë debiti virtuale e cila mund të jetë e llojit Mastercard ose Visa. Për këtë qëllim transferohen të dhëna bazike të klientit siç janë Emër Mbiemër dhe nr i llogarisë së PAGO-s. Këto të dhëna transferohen drejt vendeve të cilat plotësojnë kushtet me nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes të të dhënave personale sipas vendimit nr.8 datë 31.10.2016 të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informomit dhe Mbrojtjes të të Dhënave Personale.

      Konkretisht këto të dhëna transferohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Belgjikës ku kompanitë e dhënies së shërbimit të kartave të sipërpërmendura kanë zyrat kryesore.

      Gjithashtu në funksion të ushtrimit të detyrimeve që Institucioneve Financiare në mbarë botën i lind detyrimi për raportim, në zbatim të Aktit për Përputhshmërinë Tatimore të Llogarive të Huaja (“FATCA”) i cili është një ligj amerikan objektivi i të cilit është të luftojë evazionin tatimor nga tatimpaguesit amerikanë. Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave (“IRS” – autoritet tatimor i SHBA). Këto të dhëna grumbullohen dhe raportohen 1 herë në vit drejt tyre.

      m) Të drejtat e klientit lidhur me të dhënat personale?

      Ju keni të drejtën për akses, të drejtën për të kërkuar korrigjimin e të dhënave, fshirjen, apo kufizimin e përpunimit të të dhënave të ruajtura nga ne. Keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin dhe të drejtën të zhvendosni të dhënat në përputhje me Ligjin “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Ankesat mund t’i adresoni tek Komisioneri për Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” http://www.idp.al

      n) A është i detyruar klienti të japë të dhënat e tij personale?

      Si pjesë e marrëdhënies së biznesit, ju duhet të na jepni të gjithë informacionin personal të nevojshëm për të krijuar dhe vazhduar marrëdhënien e biznesit me ju. Gjithashtu, duhet të na vini në dispozicion ato të dhëna që kërkohen të mblidhen nga ligji. Nëse ju nuk pranoni të na vini në dispozicion këto të dhëna, ne përgjithësisht refuzojmë të lidhim marrëdhënie biznesi.

      Megjithatë, ju nuk jeni të detyruar të na jepni pëlqimin për përpunimin e të dhënave, në qoftë se këto të dhëna nuk janë të nevojshme për përmbushjen e një kontrate, ose në qoftë se nuk kërkohet nga ligji apo rregulloret.

      o) Ka ndonjë vendimmarrje automatike?

      Përgjithësisht, ne nuk përdorim vendimmarrje të plotë automatike në kuptimin e Nenit e 22 GDPR, me qëllim që të krijojmë apo të zhvillojmë një marrëdhënie biznesi. Nëse do të na duhej ta përdorim këtë procedurë sipas rastit specifik, do t’ju bëjmë me dije me anë të një njoftimi të veçantë, siç parashikohet me ligj.

      p) Cookies

      Faqja jonë e web–it përdor cookies. Cookies janë fragmente teksti, të cilat ne i ruajmë gjatë vizitës tuaj në terminalin tonë. Ne përdorim Cookies kryesisht për analiza të anonimizuara mbi përdorimin e faqes së web-it. Ne i përdorim gjithashtu cookies për t’ju ofruar funksione shtesë në faqen e web-it, me qëllim që të bashkëveproni më lehtë me faqen dhe për të mundësuar përdorimin pa gabime (p.sh për të mundësuar lundrimin në faqen e web-it ose për të ruajtur preferencat tuaja për vizitën tuaj të ardhshme).

      1. Cookies të nevojshme: Cookies, të cilat nevojiten për funksionet bazike në faqe ruhen prej nesh për shkak të detyrimeve kontraktore.
      2. Cookies funksionale: Cookies, të cilat na lejojnë të analizojmë përdorimin e faqes së web-it, përdoren nga ne, bazuar në interesin e ligjshëm.
      3. Cookies për marketing: Cookies, të cilat na lejojnë t’ju ofrojmë publicitet në përshtatje me interesat tuaja, përdoren nga ne bazuar në interesin legjitim.

      Disa cookies ruhen në terminalin tuaj deri sa ju t’i fshini. Ato na mundësojnë të njohim motorin e kërkimit tuaj në vizitën tuaj të ardhshme në faqen tonë të web-it (të ashtuquajturat cookies të seksionit).

      Cookies mund të bllokohen, çaktivizohen, ose fshihen. Për këtë qëllim ka një varietet mjetesh të (përfshirë kontrollin e motorit të kërkimit). Ju mund të gjeni këtu informacion në “seksionin ndihmë” të browser-it që përdorni ju. Në qoftë se të gjithë Cookies e përdorur nga ne janë çaktivizuar, shfaqja e tyre për ju mund të kufizohet.

      q) Gjuha e programimit dhe gjurmimi

      Faqja jonë e web-it përdor Cookies dhe kontrolle të tjera referuar tregut, në mënyrë të veçantë për të kontrolluar dhe përmirësuar paraqitjen tonë në internet. (njohur si JavaScript and tracking pixels). Të gjitha të dhënat regjistrohen në mënyrë të anonimizuar. Duke përdorur të ashtuquajturat tracking pixels, ne jemi në gjendje të mbledhim informacionin, të kontrollojmë cilat janë përmasat e ekranit, browsers dhe të optimizojmë mënyrën e funksionimit tonë në internet. JavaScript është një gjuhë programimi për të vlerësuar ndërveprimin e përdoruesit, për të modifikuar, ri-lidhur apo gjeneruar përmbajtjen e kërkuar.

      r) Google Analytics

      Kjo faqe web-i përdor Google Analytics, një shërbim analitik web-i Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA (“Google”). Google Analytics përdor cookies, të cilat ruhen në kompjuterin tuaj. Rubicon Sh.a përpunon të dhënat tuaja bazuar në interesin tonë legjitim për të krijuar një statistikë mbi lehtësinë e përdorimit të faqes (bazuar në Nenin 6 (1) (f) i GDPR; Nenin 6 (1) (dh) të Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”). Informacioni që gjenerohet nga Cookies lidhur me përdorimin e faqes tonë nga ana juaj (duke përfshirë adresën e anonimizuar  të IP dhe ID të pseudonimizuar  si edhe URL e aksesimit të faqes) transferohet dhe ruhet nga Google në servera në USA. Kjo faqe mundëson anonimizimin e IP nga Google Analytics. IP juaj shkurtohet nga Google brenda një shteti anëtar të Bashkimit Europian, apo në shtetet nënshkruese në zonën ekonomike Europiane. Google do ta përdorë këtë informacion në interesin tonë për të bërë vlerësimin e përdorimit të faqes, për të krijuar raporte mbi aktivitetin e faqes dhe për të na dhënë informacion që lidhet me përdorimin e faqes tonë në internet. Ju keni mundësi të parandaloni ruajtjen e Cookies, duke adaptuar motorin tuaj të kërkimit. Megjithatë, ju bëjmë të qartë se, në këtë rast nuk do të jeni në gjendje të përdorni të gjithë funksionalitetet e kësaj faqeje web-i në shtrirjen e saj të plotë. Ju mund të ndaloni Google të mbledhë të dhënat tuaja në lidhje me Google Analytics duke shkarkuar dhe instaluar adaptues të motorit të kërkimit në dispozicionin tuaj në link-un më poshtë:

      http://tools.google.com/dlpage/gaoptout

      Për më shumë informacion mbi termat e përdorimit dhe politikat e privatësisë së Google mund të

      vizitoni:

      https://www.google.com/analytics/terms/ , https://policies.google.com/privacy/partners?hl=en ose https://policies.google.com/?hl=en&gl=en .

      s) Hartat Google

      Në faqen tonë të web-it dhe aplikacionit, ne përdorim shërbimet e faqes Google maps API. Ky shërbim ofrohet nga Google, Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA. Duke integruar këtë shërbim në faqen tonë tek Google transferohen minimalisht këto të dhëna: Adresa e IP, koha e vizitës në faqe, rezolucioni i ekranit të vizitorit, URL e faqes së web-it(referuesi) identifikimi i browser-it (agjenti i përdoruesit) dhe termat e kërkimit. Të dhënat transferohen pavarësisht nëse ju keni ose jo një llogari në Google. Në qoftë se jeni kyçur në një faqe, të dhënat do t’i ngarkohen llogarisë tuaj në google. Në qoftë se nuk dëshironi që këto të dhëna t’i ngarkohen profilit tuaj, ju duhet të çkyçeni/ para se aktivizoni butonin. Google. Inc e ruan këtë të dhënë të profileve të përdorimit dhe i përdor për qëllime publiciteti, kërkim tregu dhe/ose për të dizajnuar faqen, bazuar në orientimit të kërkesës së tregut. Ju keni të drejtë të kundërshtoni krijimin e këtyre profileve të përdoruesve, për këtë duhet të kontaktoni Google Inc. për ta ushtruar këtë të drejtë. Për më shumë informacion mbi qëllimin dhe fushën e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave nga Google, Inc., ju lutem kontaktoni https://policies.google.com/privacy?hl=en&gl .

      t) Regjistrimi në serverin e faqes së web-it

      Sa herë që një përdoruesi akseson faqen tonë dhe sa herë që merr, ose ka përpjekje për të tërhequr të dhëna nga serveri, të dhënat për këtë proces ruhen në një regjistër të aksesimit te faqes web.

      Për ne nuk është direkt e mundshme të dallohet cili përdorues ka kërkuar dhe për cilat të dhëna.

      Ne, gjithashtu, nuk përpiqemi ta mbledhim këtë informacion. Kjo do të ishte e mundur vetëm për rastet e parashikuara me ligj dhe me ndihmën e palëve të treta (p.sh ofruesit e shërbimit të Internetit). Të dhënat si vijon janë të regjistruara në çdo rast marrje informacioni: Adresa e IP, emri i file të shkarkuar, data dhe koha e shkarkimit, sasia e të dhënave të transferuara, mesazhi në rast se shkarkimi ishte i suksesshëm dhe mesazhi pse një file nuk ka arritur të shkarkohet, emri ofruesit të shërbimit të internetit për ju, nëse aplikohet sistemi i operimit, programi i përdorur nga motori i kërkimit në kompjuterin tuaj dhe faqja prej nga ku jeni nisur për të vizituar faqen tonë.

      Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është interesi ynë legjitim (në përputhje me germën “dh” pika 1 e nenit 6 të Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”). Kjo gjë bëhet për të kapur, parandaluar, investiguar sulmet ndaj faqes tonë të web-it.

      Në vijim, ne përpunojmë të dhënat tuaja në raste të veçanta bazuar në interesin legjitim tonin apo të palëve të treta të legjitimuar në procese gjyqësore, apo në interes të autoriteteve të autorizuara ligjërisht, apo gjykatave.

      Ne përgjithësisht i ruajmë të dhënat për një periudhë një muaj për të garantuar sigurinë e faqes tonë hyrëse. Ruajtja për një periudhë më të gjatë mund të bëhet në rast se duhet të investigohet për raste sulmesh kundrejt faqes sonë, apo për shkak të padive gjyqësore.

           10. TARIFAT

      Duke marrë parasysh shërbimet që shoqëria RUBICON Sh.A do ofrojë nëpërmjet platformës PAGO është menduar që të limitojë në maksimum kostot për klientët e saj.

      Transaksionet që do kryhen ndërmjet kategorisë së klientëve individ-individ brenda platformës PAGO, nuk do kenë shpenzime komisionesh.
      Transaksionet që do kryhen ndërmjet kategorisë së klientëve individ-person fizik/juridik brenda platformës PAGO do ketë komisione shpenzimesh 2% të shumës së transaksionit e cila do i faturohet kategorisë person fizik/juridik që është palë në transaksion.
      Do aplikohen komisione preferenciale në varësi të kontratave dypalëshe që RUBICON SH.A do nënshkruaje me personat fizik/juridik.

      Në vëmendje: 

      1. kur klienti kërkon të kreditojë/mbushë (top-up) llogarinë e tij në aplikacionin PAGO, nëpërmjet transfertës bankare kombëtare apo ndërkombëtare, nga një bankë ku Rubicon Sh.a nuk zotëron llogari, komisionet do përballohen nga vetë klienti;
      2. kur klienti kërkon të kreditojë/mbushë (top-up) llogarinë e tij në aplikacionin PAGO nëpërmjet një karte debiti/krediti, vetëm kreditimi i parë në një muaj kalendarik do jetë pa komision, ndërsa rimbushjet e tjera që do kryhen brenda muajit, do mbahet komision në 3% të vlerës që do klienti do kërkojë të depozitohet;
      3. kur klienti kërkon të shkarkojë llogarinë e tij në para elektronike në PAGO dhe kërkon t’i transferojë ato në një llogari bankare në një bankë që Rubicon Sh.a zotëron llogari bankare do aplikohet komision prej 200 Lekë që do i ngarkohet klientit;
      4. kur kërkon të shkarkojë llogarinë e tij në para elektronike në PAGO dhe kërkon t’i transferojë ato në një llogari bankare në një bankë që Rubicon Sh.a nuk zotëron llogari bankare do aplikohet komision prej 200 Lekë plus komisioni që aplikon banka pritëse dhe të dyja këto tarifa do i ngarkohet klientit.

      Në lidhje me shërbimin e pagesës së gjobave dhe kamat vonesave të automjeteve, tarifat do jenë si vijon:

      – Për klientët individ do aplikohet komision 30 Lekë pas gjobës së tretë pavarësisht targës së automjetit, brenda muajit kalendarik;

      – Për klientët biznes do aplikohet komision 30 Lekë për çdo gjobë të automjetit pavarësisht targës;

       

           11. ASISTENCA NDAJ KLIENTIT/ PRETENDIMET

      Klienti duhet të raportojë çdo çështje që ka të bëjë me mosfunksionimin e platformës së shërbimeve digjitale menjëherë pas konstatimit të mosfunksionimit në rastin konkret.

      Shërbimi ndaj Klientit

      Në rast se Klientit i lind nevoja për asistence ose ndihmë gjatë përdorimit të platformës së shërbimeve digjitale, mund ta kontaktojë Rubicon Sh.a me anë të një prej mënyrave të mëposhtme:

      a) Duke dërguar një email në adresën e postës elektronike të shërbimit info@rbcn.al

      b) Duke telefonuar në numrin mobile: +355 69 66 60 031

      c) Duke i shkruar Rubicon Sh.a ne adresën zyrtare te saj: Rruga “Papa Gjon Pali II” Pll 11/1 Kati 3 Hyrja 1 Tiranë, Shqipëri;

      d) Oraret e ndihmës ndaj klientit do jenë nga 09:00 deri në 17:00

             12. JURIDIKSIONI

        Këto Terma dhe Kushte do te rregullohen nga legjislacioni shqiptar. Çdo mosmarrëveshje që do të lindë mes palëve në lidhje me këtë Marrëveshje, palët bien dakord ta zgjidhin me mirëkuptim mes tyre dhe në rast se nuk e zgjidhin me mirëkuptim, do t’i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane si organi kompetent për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit të lindur.

         

         

        Per informacion mbi komisionet e kartave te debitit ju lutem klikoni ketu.

         

        Version 1.7 datë 13.02.2024