Politikat e Privatësisë

 


 

POLITIKA E PRIVATËSISË

 

Në këtë dokument përshkruhen mjetet dhe mënyrat e administrimit të kësaj faqe interneti dhe aplikacionit në lidhje me përpunimin e informacionit dhe të dhënave personale të përdoruesve që vizitojnë faqen e internetit dhe aplikacionin “PAGO” . Informacioni i mëposhtëm, vjen në zbatim dhe në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” si dhe rregulloreve të brendshme të shoqërisë RUBICON SH.A të detyrueshme për zbatim. Përveç sa më sipër, ky dokument mbështetet gjithashtu edhe në Rekomandimin 2/2001 të miratuar nga Bashkimi Evropian për mbrojtjen e të dhënave personale për të identifikuar kërkesat minimale për mbledhjen e të dhënave personale nëpërmjet internetit. Pala përgjegjëse për përpunimin e të dhënave personale është “RUBICON” SH.A me seli në Tiranë, Rruga Bardhok Biba, Pll Trema Shkalla A, Kati 3, Hyrja 5.

 

MËNYRA E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

 

Përpunimi i të dhënave në lidhje me shërbimet që ofrohen nëpërmjet internetit nga kjo faqe menaxhohet nga stafi teknik i zyrës përgjegjëse për trajtimin e të dhënave. Të dhënat personale që japin përdoruesit të cilët kërkojnë dokumente përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të shërbimit ose për plotësimin e kërkesës dhe i transmetohen palëve të treta vetëm nëse nevojiten për këtë qëllim.

 

LLOJET E TË DHËNAVE QË PËRPUNOHEN

 

Të dhëna për kërkime në faqen e internetit Sistemet TIK (sistemet e Teknologjisë së Informacionit she Komunikimit) dhe procedurat për softuerin, përgjegjëse për funksionimin e kësaj faqe interneti marrin, në kuadrin e operimit të zakonshëm dhe vetëm për periudhën e lidhjes, të dhëna personale, transmetimi i të cilave ndodh gjatë përdorimit të protokolleve të komunikimit nëpërmjet internetit. Këto të dhëna nuk merren për të vendosur lidhje me palët e identifikuara, por sipas natyrës së tyre, nëpërmjet përpunimit ose lidhjes me informacionin dhe të dhënat e palëve të treta, ato mundësojnë identifikimin e përdoruesve. Kjo kategori përfshin adresat e IP-së ose domenin e kompjuterëve të cilat përdoren nga personat që hyjnë në këtë faqe, adresat e Identifikuesit të Burimit Uniform (URI) për burimet e kërkuara, kohën e kërkesës, metodën e përdorur për paraqitjen e kërkesës në server, madhësinë e dosjes së marrë në përgjigje, numrin e kodit që përcakton statusin e përgjigjes së dhënë nga serveri (në rregull, gabim, etj.) si dhe parametrat e tjerë në lidhje me sistemin operativ dhe mjedisin e TI të përdoruesit. Ky informacion mund të përdoret për përcaktuar përgjegjësitë në rast se do të kryhen krime të mundshme të teknologjisë së informacionit për të dëmtuar faqen e internetit: pa paragjykuar këtë përdorim, të dhënat aktuale për kontaktet e faqes së internetit nuk qëndrojnë për më shumë se shtatë ditë. Të dhënat që jepen në mënyrë vullnetare nga përdoruesi Të gjitha email-et fakultative, eksplicite dhe të dërguara me dëshirë në adresat e specifikuara në

këtë faqe interneti përfshin marrjen në vijim të adresës së dërguesit që nevojitet për t’ju përgjigjur në përgjigje të kërkesave si dhe për çdo të dhënë tjetër personale që përmban email-i.

 

MASAT E SIGURISË, DHE TË RUAJTJES SË KONFIDENCIALITETIT

 

Rubicon Sh.a garanton secilin përdorues se pas dorëzimit të informacionit dhe të dhënave në serverin e faqes dhe aplikacionit të PAGO , zbatohet një sistem me standard të lartë sigurie për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje me kërkesat e parashikuara nenet 27 dhe 28 të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale “. Përpunimi i të dhënave personale për të dërguar materiale reklamimi ose informacion komercial për shitjen e produkteve ose shërbimeve nga Rubicon Sh.a kërkon pëlqimin paraprak të dërguesit.

Në faqet e internetit të PAGO do të paraqiten ose prezantohen në mënyrë progresive përmbledhje specifike të cilat përgatiten për shërbime të veçanta që mund të kërkohen. KUKIT (COOKIES)

Nga faqja e internetit nuk merret asnjë e dhënë personale e përdoruesve. Kukit (cookies) nuk përdoren për transmetimin e të dhënave personale dhe asnjë kuki e çdo lloji, e ashtuquajtur e vazhdueshme, si dhe asnjë sistem tjetër nuk përdoret për të ndjekur përdoruesit. Përdorimi i kuki-ve të ashtuquajtura të sesionit (të cilat nuk ruhen në mënyrë të vazhdueshme në kompjuterin e përdoruesit dhe shpërbëhen kur mbyllet shfletuesi i faqes së internetit) kufizohet në mënyrë rigoroze në transmetimin e të dhënave për identifikimin e sesionit (i përbërë nga numra të rastësishëm që gjenerohen nga serveri) të cilat nevojiten për të mundësuar kërkimin e sigurt dhe efikas në faqen e internetit. Kukit e ashtuquajtura të sesionit që përdoren në këtë faqe përbëjnë një alternativë të përdorimit të teknikave të tjera të TIK të cilat mund të cenojnë konfidencialitetin e kërkimit të përdoruesve dhe nuk lejojnë marrjen e të dhënave të identifikimit personal të përdoruesit.

 

MJETET E PËRPUNIMIT

 

Të dhënat personale trajtohen me instrumente të automatizuara vetëm për kohën që nevojiten për përmbushjen e qëllimeve për të cilat janë mbledhur. Masa të caktuara sigurie zbatohen për të parandaluar humbjen e të dhënave, përdorimin e paligjshëm dhe të padrejtë, si dhe ndërhyrjet e paautorizuara.

 

TË DREJTAT E SUBJEKTEVE TË TË DHËNAVE PERSONALE

 

Personat, të dhënat personale të të cilëve trajtohen, kanë të drejtë të marrin në çdo kohë konfirmimin për ekzistencën ose jo të të dhënave personale dhe të dinë përmbajtjen dhe origjinën e tyre, të verifikojnë saktësinë ose përfshirjen e kërkesës, përditësimin ose korrigjimin në bazë të nenit 13 të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Në zbatim të të njëjtit nen, palët e interesuara kanë të drejtë të kërkojnë anulimin, transformimin në mënyrë anonime ose bllokimin e informacionit dhe të dhënave që trajtohen në kundërshtim me ligjin, si dhe në çdo rast të kundërshtojnë, për arsye të ligjshme, trajtimin e tyre të tij. Në përputhje me nenin 16 të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, subjekti i të dhënave gëzon të drejtën e ankimit në rast se pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm në lidhje me të dhënat personale Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, Rubicon Sh.a nuk do të kryejë ndryshime në të dhënat e tij personale deri në dhënien e vendimit. Kërkesat duhet të drejtohen në adresën info@rbcn.al ose dërgohen në pranë “Rubicon Sha”., Rruga Bardhok Biba, Pll Trema, Shkalla A, Kati 3, Hyrja 5 Tiranë, Shqipëri. Ky dokument përbën “Politikën mbi Privatësinë” të kësaj faqe interneti, i cili do të jetë objekt i përditësimeve të mëtejshme. Nëpërmjet hyrjes në këtë faqe interneti, ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e parashikuara më sipër.