Siguria juaj është prioriteti ynë absolut.

Mbajtjen e fondeve në mënyrë të sigurt

Pagesa me kartë fizike dhe online

Menaxhim të llogarisë përmes aplikacionit

Siguria e kartës fizike

  • Humbja ose vjedhja e kartës
    Nëse karta juaj humbet ose vidhet, një person tjetër mund ta përdorë për:
    1. Pagesa contactless (pa PIN për shuma të vogla).
    2. Blerje online (nëse të dhënat janë të ekspozuara).
    3.Tërheqje në ATM nëse ka akses në PIN
    Shumë raste ndodhin sepse karta mbahet në vende të pasigurta ose përdoret pa kujdes në ambiente publike.

  • Skimming (kopjim i kartës)
    Mashtruesit mund të vendosin pajisje të padukshme në ATM ose POS për të kopjuar të dhënat e kartës tuaj.
    Ata mund të marrin:
    1. Numrin e kartës
    2. Datën e skadencës
    3. PIN-in (nëse kapet nga kamera ose pajisje të fshehura)
    Kjo mund të çojë në krijimin e një kopjeje të kartës tuaj dhe përdorim të paautorizuar.

  • Vëzhgimi i PIN-it (Shoulder Surfing)
    Në ambiente publike, dikush mund të shohë PIN-in tuaj ndërsa e shkruani.
    Kjo është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të shpeshta të komprometimit të sigurisë.

  • Përdorim i paautorizuar
    Kartat mund të përdoren pa dijeninë tuaj për:
    1. Pagesa contactless
    2. Pagesa online
    3. Abonime automatike
    Në shumë raste, klientët e kuptojnë vetëm pasi kontrollojnë historikun e transaksioneve.

  • Ruani kartën si para cash
    Kartën duhet ta trajtoni njësoj si paratë fizike:
    1. Mbajeni gjithmonë me vete dhe nën kontroll.
    2. Mos e lini në ambiente publike (restorante, makina, etj.)
    3.Mos ia jepni askujt tjetër, edhe nëse pretendon se është staf.
    Një kartë e humbur është një rrezik i menjëhershëm.

  • Mbroni PIN-in tuaj
    PIN-i është çelësi i kartës suaj:
    1. Mos e ndani kurrë me askënd
    2. Mos e ruani në telefon, shënime apo foto
    3. Mbulojeni tastierën kur e shkruani
    Gjithashtu:
    1. Përdorni PIN unik
    2. Mos përdorni kombinime të thjeshta (1111, 1234, datëlindje, etj.)
    3. Ndryshojeni periodikisht

  • Përdorni vetëm pajisje të sigurta
    1. Zgjidhni ATM brenda bankave ose ambienteve të sigurta.
    2. Kontrolloni për pajisje të dyshimta (pjesë që lëvizin, kamera të fshehura)
    3. Shmangni ATM në zona të izoluara.
    Nëse diçka duket e pazakontë, mos e përdorni.

  • Monitoroni aktivitetin në kohë reale
    1. Kontrolloni rregullisht transaksionet në aplikacion
    2. Aktivizoni njoftimet për çdo pagesë
    Sa më shpejt të identifikoni një problem, aq më lehtë mund të ndalohet.

Nëse karta humbet, vidhet ose dyshoni për përdorim të paautorizuar:

  • Bllokojeni menjëherë nga aplikacioni Pago
  • Vendosni limitet në minimum (1 lekë) për të ndaluar transaksionet
  • Kontaktoni ekipin e suportit
  • Kërkoni kartë të re

Reagimi i shpejtë është vendimtar për të shmangur humbje financiare.

Siguria Online & Pagesat Digjitale

Mashtrimet më të zakonshme

Mashtrimet online janë krijuar për t’ju bindur që të veproni shpejt dhe pa menduar. Në shumicën e rasteve, mashtruesit nuk “hakojnë” sistemin — ata përpiqen t’ju bindin që t’ua jepni vetë informacionin tuaj.

Phishing është një nga format më të zakonshme të mashtrimit. Ju merrni një email ose SMS që duket sikur vjen nga një institucion i besueshëm (si Pago, banka apo një kompani e njohur).

Qëllimi i mashtruesve është:

  • T’ju bëjnë të klikoni një link të rremë
  • T’ju çojnë në një faqe që duket zyrtare
    T’ju bindin të futni të dhënat tuaja (email, password, të dhëna karte, etj.)

Në praktikë, kjo ndodh shpesh kështu:
“Llogaria juaj do bllokohet, klikoni këtu për ta verifikuar” — dhe linku ju çon në një faqe që duket si ajo e vërteta.

Shenjat paralajmëruese:

  • Mesazhe urgjente që ju shtyjnë të veproni menjëherë
  • Linke të panjohura ose të shkurtuara
  • Gabime drejtshkrimore ose format jo profesional
  • Adresa email-i që nuk është zyrtare

Rregull i artë:
Mos klikoni linke nga mesazhe të dyshimta — hyni gjithmonë vetë në faqen zyrtare

Vishing është mashtrim përmes telefonatave. Mashtruesit ju telefonojnë duke u prezantuar si:

  • Punonjës të Pago
  • Banka
  • Support teknik

Qëllimi i tyre është t’ju bindin të jepni:

  • OTP (kodet e verifikimit)
  • PIN
  • Fjalëkalim
  • Të dhëna të kartës

Shpesh përdorin skenarë si:

  • “Kemi zbuluar një transaksion të dyshimtë”
  • “Duhet të verifikojmë llogarinë tuaj”
  • “Po ju ndihmojmë të shmangni një mashtrim”

Ata krijojnë presion dhe urgjencë që ju të mos mendoni.
Kujdes: Pago nuk do t’ju kërkojë kurrë këto të dhëna përmes telefonit.

Këto janë faqe që kopjojnë dizajnin e faqeve reale (si login-i i Pago apo bankave) për t’ju mashtruar.

Duken pothuajse identike, por janë krijuar për një qëllim:
Të vjedhin kredencialet tuaja.
Shpesh klientët bien pre sepse:

  • Hyjnë nga një link i dërguar me SMS/email
  • Nuk kontrollojnë adresën e faqes

Kontrolloni gjithmonë:

  • URL (duhet të jetë saktësisht pago.al)
  • HTTPS (simboli i drynit)
  • Gabime në tekst, dizajn apo funksionalitet

Këshillë praktike:
Shkruani vetë adresën në browser — mos hyni nga linke.

Mashtruesit përdorin platforma si Facebook, Instagram apo WhatsApp për të krijuar besim.
Shembuj tipikë:

  • Oferta “shumë të mira për të qenë të vërteta”
  • Investime që premtojnë fitime të garantuara
  • Mesazhe që kërkojnë “verifikim llogarie”
  • Profile që imitojnë kompani zyrtare

Në shumë raste:

  • Profili duket real
  • Ka logo dhe emër të ngjashëm
  • Por nuk është zyrtar


Mos ndani asnjë informacion personal përmes mesazheve.

Këto mashtrime ndodhin kur bëni blerje në faqe të pasigurta ose të rreme.

Format më të zakonshme:

  • Dyqane online që nuk ekzistojnë realisht
  • Produkte që nuk dorëzohen kurrë
  • Produkte që janë krejt ndryshe nga përshkrimi

Shenjat paralajmëruese:

  • Çmime shumë të ulëta (shumë më lirë se tregu)
  • Mungesë informacioni për kompaninë
  • Nuk ka kontakte reale ose adresë fizike
  • Vetëm pagesa paraprake


Gjithmonë verifikoni shitësin përpara pagesës.

Si të mbroheni online?

Përdorni kredenciale të sigurta

Përdorni fjalëkalime të forta dhe unike për çdo platformë.
Nëse përdorni të njëjtin password kudo, një komprometim mund të prekë të gjitha llogaritë tuaja.

Aktivizoni 2FA

Verifikimi me dy hapa shton një shtresë sigurie.
Edhe nëse dikush merr password-in tuaj, nuk mund të hyjë pa kodin shtesë.

Shmangni WiFi publik

Rrjetet publike janë më të rrezikuara për:
1. Ndërhyrje
2.Vjedhje të dhënash
Mos bëni pagesa ose login në këto rrjete.

Mos klikoni linke të dyshimta

Shumë mashtrime fillojnë me një klikim.
Praktika më e sigurt:
1. Shkruani vetë adresën
2. Verifikoni burimin

Mendoni para se të veproni

Mashtruesit mbështeten te reagimi emocional:
1.Frikë
2.Urgjencë
3. Panik
Nëse diçka ju duket e pazakontë ndaloni, verifikoni, mos veproni menjëherë.
Mos ndani kurrë të dhënat tuaja dhe verifikoni gjithmonë përpara se të veproni.

Si ju mbrojmë ne – PAGO

Enkriptim i avancuar i të dhënave

Sisteme anti-fraud në kohë reale

Monitorim 24/7 i transaksioneve

Autentifikim i fortë (SCA – PSD2)

Auditim dhe gjurmim i aktiviteteve

Analizë risku për çdo transaksion

Veprime të menjëhershme në aplikacion

Ky është një nga elementët më të rëndësishëm, kontroll i menjëhershëm nga klienti.

1

Blloko kartën

  • Logohu në aplikacion
  • Kliko Pago Card (Karta Pago) poshtë djathtas
  • Kliko Block (Blloko)

2

Kufizo përdorimin e kartës (ATM & Online)

  • Logohu në aplikacion
  • Kliko Pago Card (Karta Pago) poshtë djathtas
  • Kliko Configure (Konfigurimet)
  • Çaktivizo:

    ATM Withdrawals për të ndaluar tërheqjet nga ATM
    Online Payments për të ndaluar blerjet online

Kjo ndalon përdorimin e kartës pa e bllokuar plotësisht atë dhe ju jep kontroll të menjëhershëm mbi sigurinë e saj.

3

Ndal menjëherë blerjet online

  • Logohu në app
  • Kliko Pago Card
  • Kliko Limits (Limitet)
  • Vendos 1 lekë në të gjitha limitet

Kjo ndalon çdo transaksion online.

4

Ndrysho fjalëkalimin

  • Logohu në app
  • Shko te Settings
  • Kliko Security (Siguria)
  • Kliko Change Password

5

Çfa të bëni në rast mashtrimi

Bllokoni kartën menjëherë

Vendosni limitet në 1 lekë

Ndryshoni fjalëkalimin

Kontrolloni transaksionet

Kontaktoni Pago

RREGULLI KRYESOR

Pago nuk do t’ju kërkojë kurrë:

  • PIN
  • OTP
  • Fjalëkalim

Nëse dikush ju kërkon këto është mashtrim.

Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.

Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.

© All rights reserved Rubicon 2025