Integrim me devPOS
Pago ofron tre mënyra shumë të vlefshme integrimi me sistemin e fiskalizimit devPOS, për të automatizuar proceset tuaja të shitjeve dhe kontabilitetit.

Mënyrat e integrimit
Pagese me link
Duke lidhur llogarinë tuaj devPOS me llogarinë tuaj Pago, ju mund të gjeneroni për çdo faturë një link pagese që më pas mund ta ndani me klientët tuaj, për të marrë nga ata pagesë me kartë debiti ose krediti, Mastercard ose Visa me njoftim në çast dhe kreditim të fondeve në llogarinë tuaj brenda një kohe shumë të shkurtër.
devPOS ↔ POS
Duke lidhur sistemin devPOS me terminalin tuaj fizik POS, për të kaluar automatikisht vlerën e faturës dhe për të marrë konfirmim për transaksionin përpara se të vijohet me gjenerimin e saj. Të dhënat e transaksionit ruhen në devPOS e që aty mund të transferohen në devBooks, duke automatizuar rakordimin e pagesave.
All-in-one POS
Një zgjidhje ekskluzive Pago-devPOS që mundëson përdorimin e terminalit POS edhe për lëshimin e faturave, edhe për pranimin e pagesave. Kjo zgjidhje, ideale për tregtarët e vegjël, shitësit ambulantë, shërbimet e transportit dhe ato delivery, ofron komoditet dhe kosto të reduktuara.
Pagesa e faturave të fiskalizuara
Falë integrimit me devPOS, ju mund të shfaqni në llogarinë tuaj në aplikacionin Pago listën e faturave tuaja të blerjes, dhe që aty me dy veprime, t’i paguani ato. Pa pasur nevojë të skanoni kodin QR të faturës ose të kopjoni manualisht të dhënat e saj, ky funksionalitet ju mundëson të shkurtoni kohën e pagesës së një fature nga mesatarisht 1 minutë në 5 sekonda. Në përfundim të pagesës, sistemi do të njoftojë automatikisht sistemin tatimor për pagesën dhe fatura nuk do të shfaqet më në listën e faturave të papaguara duke ju dhënë në çdo kohë një panoramë të qartë të detyrimeve tuaja. Klikoni këtu për të mësuar më shumë.
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025