Udhëtoni me privilegje, kudo në botë
Lounge VIP në aeroporte, sigurim udhëtimi, hotele luksoze dhe oferta ekskluzive nga partnerët, të gjitha me një kartë.
Gjithçka që ju duhet gjatë udhëtimit
Përfitime të krijuara për ata që udhëtojnë shpesh dhe duan më shumë rehati, siguri dhe kursim.
Lounge VIP në aeroporte
Akses në mbi 1,200 lounge biznesi në mbarë botën përmes DragonPass, me 10 hyrje falas në vit.
Fast Track
Kalim më i shpejtë në kontrollet e sigurisë në aeroporte të ndryshme ndërkombëtare.
Sigurim udhëtimi deri në 2.5 milionë USD
Mbulim për ju dhe familjen tuaj gjatë udhëtimeve, sipas kushteve të sigurimit.
Privilegje në hotele luksoze
Përfitime të veçanta në hotelet pjesëmarrëse të Visa Luxury Hotel Collection.
Mbrojtje e blerjeve dhe garanci e zgjatur
Mbrojtje për blerjet me kartë dhe garanci e zgjatur, sipas kushteve të programit.
Kurseni në hotele dhe makina me qira
Oferta të veçanta nga markat që përdorni gjatë udhëtimeve.
rimbursim si kredit Wallet për akomodimin
zbritje për rezervime hotelesh
zbritje për makina me qira
cashback për makina me qira
zbritje në hotelet pjesëmarrëse
Si t’i përdorni përfitimet
Hap pas hapi, për secilin përfitim.
Lounge VIP në aeroporteMbi 1,200 lounge në botë · 10 hyrje falas në vit
- Hapni chatbot-in Visa Concierge në WhatsApp, Viber ose Telegram.
- Zgjidhni Lounge nga menuja dhe verifikoni kartën tuaj Pago Visa Infinite.
- Merrni kartën digjitale të anëtarësisë me kodin QR.
- Në aeroport, tregoni kodin QR në recepsionin e lounge-it. Nuk ju duhet karta fizike.
Pas 10 hyrjeve falas, hyrjet shtesë dhe shoqëruesit paguhen sipas tarifave të programit. Shoqëruesit duhet të jenë në të njëjtin fluturim.
Fast TrackKalim më i shpejtë në kontrollet e sigurisë
- Hapni chatbot-in Visa Concierge në WhatsApp, Viber ose Telegram dhe zgjidhni Fast Track nga menuja.
- Kontrolloni nëse aeroporti juaj e ofron shërbimin dhe merrni kodin QR.
- Tregoni kodin në hyrjen e korsisë Fast Track.
Fast Track nuk ofrohet në të gjitha aeroportet. Kontrolloni disponueshmërinë para nisjes.
Sigurim udhëtimi deri në 2.5 milionë USDPër ju, bashkëshortin/en dhe fëmijët
- Paguani biletën dhe/ose akomodimin me kartën Pago Visa Infinite. Kjo është kusht që sigurimi të jetë aktiv.
- Para nisjes, shkarkoni certifikatën e sigurimit nga portali i sigurimit të Visa ose kërkojeni te Visa Concierge në WhatsApp, Viber ose Telegram.
- Mbajeni certifikatën me vete, mund t’ju kërkohet në kufi.
- Në rast emergjence mjekësore, kontaktoni numrin e asistencës në certifikatë dhe ruani të gjitha faturat dhe dokumentet.
Shpenzimet zakonisht paguhen fillimisht nga ju dhe rimbursohen pas shqyrtimit të dëmit, sipas kushteve të policës.
Visa Luxury Hotel CollectionPrivilegje në hotele luksoze në mbarë botën
- Hyni në visaluxuryhotels.com dhe zgjidhni hotelin.
- Rezervoni përmes faqes dhe paguani me kartën Pago Visa Infinite.
- Në check-in, përfitimet aplikohen automatikisht sipas ofertës së hotelit.
Përfitimet zakonisht përfshijnë upgrade dhomash sipas disponueshmërisë, mëngjes, kredit ushqimi dhe check-out të vonë. Detajet ndryshojnë nga hoteli në hotel.
Booking.com dhe AgodaDeri në 4% rimbursim · deri në 12% zbritje
- Hapni linkun e ofertës: Booking ose Agoda.
- Rezervoni akomodimin dhe paguani me kartën Pago Visa Infinite.
- Te Booking.com, rimbursimi shtohet si kredit Wallet në llogarinë tuaj Booking.com pas qëndrimit. Te Agoda, zbritja aplikohet në momentin e rezervimit.
Oferta vlen vetëm kur rezervimi nis nga linku i veçantë i ofertës.
AVIS dhe SIXTDeri në 35% zbritje · deri në 15% cashback
IHG Hotels & Resorts15% zbritje në hotelet pjesëmarrëse
- Hapni linkun e ofertës: IHG.
- Zgjidhni hotelin dhe rezervoni me kartën Pago Visa Infinite.
Mbrojtje e blerjeve dhe garanci e zgjaturPër blerjet e kryera me kartë
- Paguani blerjen tërësisht me kartën Pago Visa Infinite.
- Ruani faturën dhe konfirmimin e pagesës.
- Në rast dëmtimi, vjedhjeje ose defekti pas skadimit të garancisë së prodhuesit, paraqitni kërkesën përmes portalit të sigurimit.
Mbulimi ka afate dhe vlera minimale sipas kushteve të programit. Kontrolloni kushtet para se të bëni kërkesën.
Partnerët në ShqipëriOferta ekskluzive në biznese lokale
- Gjeni listën e partnerëve më sipër ose në aplikacionin Pago.
- Paguani me kartën Pago Visa Infinite në biznesin partner.
- Oferta aplikohet direkt në arkë.
Karta juaj, në tre hapa
Shkarkoni Pago
Hapni llogarinë në aplikacionin Pago në pak minuta.
Aplikoni për Visa Infinite
Zgjidhni “Karta” në menunë kryesore dhe shtoni një kartë të re Visa Infinite
Gëzoni përfitimet
Shtoni Visa Concierge në WhatsApp, Viber ose Telegram për lounge dhe Fast Track, dhe paguani me kartën për të përfituar nga ofertat.
Keni pyetje?
Çfarë ndodh pas 10 hyrjeve falas?
Ju mund të blini hyrje shtesë sipas çmimeve përkatëse.
A vlejnë përfitimet me Apple Pay ose Google Pay?
Kur Visa Infinite të mundësohet për Apple Pay dhe Google Pay, të njëjtat benefite do të aplikohen.
Ku mund të kërkoj ndihmë?
Për lounge, Fast Track dhe sigurimin, shkruani te Visa Concierge në WhatsApp, Viber ose Telegram. Për kartën dhe llogarinë, kontaktoni Pago në [email protected].
A ka tarifë vjetore karta?
Karta Visa Infinite kushton 5,500 lekë në vit.
Gati për udhëtimin e radhës?
Aplikoni për Pago Visa Infinite direkt nga aplikacioni.
Përfitimet ofrohen sipas kushteve të Visa dhe të partnerëve përkatës dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025