Bashkohuni me përfitimet Visa Infinite
Ofroni një përfitim ekskluziv për kartëmbajtësit Pago Visa Infinite dhe ekspozohuni drejt një kategorie premium klientësh.
Klientë premium, pa kosto marketingu
Kartëmbajtësit Visa Infinite udhëtojnë shpesh, shpenzojnë më shumë dhe kërkojnë shërbim cilësor. Ky program i ekspozon ndaj biznesit tuaj.
Arrini klientë premium
Klientë me fuqi të lartë blerëse, që zgjedhin ku shpenzojnë bazuar te përvoja.
Ekspozim falas
Biznesi juaj promovohet në aplikacionin Pago dhe në komunikimet me kartëmbajtësit.
Klientë që rikthehen
Një ofertë ekskluzive është arsye e fortë për t’ju zgjedhur dhe për t’u rikthyer.
Krahas markave globale
Biznesi juaj shfaqet në të njëjtin program me disa nga markat më të njohura në botë.
Ju vendosni çfarë ofroni
Zgjidhni një përfitim që përshtatet me biznesin tuaj. Disa shembuj:
Oferta mund të ndryshohet ose pezullohet sipas kushteve të marrëveshjes së partneritetit.
Tre hapa
Aplikoni
Plotësoni formularin më poshtë duke specifikuar ofertën.
Përzghjedhja
Nëse oferta juaj vlerësohet e vlefshme për programin, ju do të kontaktoheni brenda 3 ditësh pune dhe bashkarisht do të përcaktojme modalitetet e saj.
Mirëpritni klientët
Oferta aktivizohet dhe biznesi juaj shfaqet në listën e partnerëve.
Në krah të përfitimeve ndërkombëtare
Biznesi juaj bëhet pjesë e të njëjtit program që u ofron kartëmbajtësve:
Lounge VIP në aeroporte
Mbi 1,200 lounge në mbarë botën përmes DragonPass.
Fast Track
Kalim më i shpejtë në kontrollet e sigurisë.
Sigurim udhëtimi
Mbulim deri në 2.5 milionë USD për familjen.
Hotele luksoze
Privilegje në Visa Luxury Hotel Collection.
Partnerë ndërkombëtarë
Oferta nga Booking.com, Agoda, AVIS, SIXT dhe IHG.
Biznesi juaj
Përfitime lokale, këtu në Shqipëri.
Keni pyetje?
A ka kosto pjesëmarrja?
Pjesëmarrja në program është falas. Kostoja e vetme është përfitimi që zgjidhni t’u ofroni klientëve.
A duhet të përdor devPOS?
Jo detyrimisht, por integrimi midis Pago dhe devPOS, mund të lehtësojë aplikimin e ofertave duke automatizuar procese.
Si e dalloj që klienti ka kartë Visa Infinite?
Karta Visa Infinite e lëshuar nga Pago është lehtësisht e dallueshme. Kusht për përfitimin e ofertës është që pagesa për produktin ose shërbmin e marrë të paguhet me këtë kartë.
A mund ta ndryshoj ose ndaloj ofertën?
Afatet dhe kushtet e ofertës do të dakordësohen në marrëveshjen e bashkëpunimit.
Si promovohet biznesi im?
Në listën e përfitimeve për kartëmbajtësit Visa Infinite në aplikacionin Pago dhe në website-n pago.al, dhe në komunikime të ndryshme (newsletter, postime në rrjetet sociale, push notifications, etj.).
Bëhuni partner i Pago për me ofertën tuaj për kartëmbajtësit Visa Infinite
Plotësoni të dhënat dhe ekipi ynë ju kontakton për të përcaktuar ofertën.
Preferoni të komunikoni direkt me ne? Na shkruani në [email protected] ose na telefononi në +355 45 620 461.
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025