INFORMACION MBI SHËRBIMIN E TRANSFERIMIT TË LLOGARISË

Çfarë është shërbimi i transferimit të llogarisë?

Shërbimi i transferimit të llogarisë ju mundëson të kaloni informacionin mbi urdhërpagesat periodike, urdhrat e debitimit dhe/ose transfertat hyrëse rregullore nga llogaria juaj e pagesës në “Pago” drejt një llogarie pagese të hapur pranë një ofruesi tjetër të shërbimeve të pagesave (ose anasjelltas), me kërkesën dhe autorizimin tuaj.

Kush mund ta përfitojë këtë shërbim?

Çdo klient (individ ose biznes) me llogari aktive pranë “Pago”, i cili dëshiron të transferojë urdhërpagesat periodike dhe mandatet e debitimit direkt drejt një llogarie pagese në të njëjtën monedhë, të hapur pranë një ofruesi tjetër të shërbimeve të pagesave brenda Republikës së Shqipërisë, në përputhje me nenin 9 të Rregullores nr. 59/2022.

Si funksionon procesi?

  • Klienti paraqet kërkesë me shkrim (letër ose mjet tjetër i qëndrueshëm komunikimi) pranë ofruesit të ri të shërbimit të pagesave, i cili do të bëhet “ofruesi marrës”.
  • Ofruesi marrës, brenda 2 (dy) ditëve pune nga marrja e autorizimit të klientit, i kërkon Rubicon (si “ofrues transferues”) listën e urdhërpagesave periodike dhe informacionin mbi mandatet e debitimit direkt aktive.
  • Rubicon i vë këtë informacion në dispozicion të ofruesit marrës brenda afateve të parashikuara nga Rregullorja nr. 59/2022.
  • Transferimi hyn në fuqi jo më parë se 6 (gjashtë) ditë pune nga data kur ofruesi marrës merr dokumentet e transferuara nga Rubicon, në përputhje me nenin 10, pika 5, të Rregullores nr. 59/2022.
  • Nëse llogaria e klientit pranë Rubicon ka urdhër bllokimi ose sekuestro nga institucione të autorizuara me ligj, shërbimi i transferimit nuk mund të ofrohet për atë llogari (Neni 9, pika 2, Rregullore 59/2022).

Çfarë përfshin informacioni që ofrojmë (Neni 16, Rregullore 59/2022)

  • Rolin e Rubicon (si ofrues transferues) dhe të ofruesit të ri (si ofrues marrës) në secilin hap të procesit;
  • Afatin kohor për përfundimin e çdo hapi të procesit;
  • Tarifat, nëse aplikohen, për procesin e transferimit;
  • Informacionin që mund t’i kërkohet klientit të sigurojë gjatë procesit;
  • Procedurat alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, në rast pakënaqësie me procesin.

Ky informacion ofrohet falas, si në format letër (në ambientet e Rubicon) ashtu edhe në formë elektronike, në çdo kohë, në këtë faqe dhe në aplikacionin “Pago”, në përputhje me nenin 16, pika 2, të Rregullores nr. 59, datë 21.12.2022 të Bankës së Shqipërisë.

A ka kosto?

Rubicon nuk aplikon tarifë për vetë shërbimin e transferimit të llogarisë ndaj klientit.

Si të kërkoni këtë shërbim?

  • Nëpërmjet aplikacionit “Pago” (seksioni “Kërkesa dhe Shërbime”);
  • Me email në [email protected];
  • Në ambientet e Rubicon, Rr. “Donika Kastrioti”, Pallati Teknoprojekt, Kati 6, Tiranë.

Për më shumë informacion

Kontaktoni Shërbimin ndaj Klientit në +355 4 562 0560 (09:00–17:00) ose [email protected].

Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.

Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.

© All rights reserved Rubicon 2025