Përfitimet

Për ty, kjo është mundësia për të fituar pas çdo blerjeje në një rrjet të gjerë tregtarësh që ofrojnë produkte dhe shërbime të ndryshme, përfshirë ushqime, produkte kujdesi personal, pajisje profesionale, shërbime shëndetësore si dhe nga pagesa e faturave dhe abonimeve në shërbimeve të përditshme si energjia, uji dhe telefonia.

1

Karta e debitit falas

Nëse bëhesh pjesë e programit Paga me Pago, do të përfitosh falas kartën e debitit Pago nga Mastercard dhe do të mund të kryesh pagesa në Shqipëri dhe kudo në botë, si edhe online, pa asnje komision. Mëso më shumë mbi kartën e debitit Pago Mastercard.

2

Kthimi i parave

Përfito cashback për çdo pagese me kod QR tek tregëtarët e rrjetit “Paga me Pago”, duke të mundësuar optimizimin e shpenzimeve të tua dhe të përfitosh nga një mundësi e shkëlqyer kursimi. Ky cashback rimbursohet çdo fund muaji, duke të dhënë mundësinë për të përdorur paratë e kthyera për qëllime të tjera.

3

Menaxhimi i financave

Duke përdorur llogarinë Pago, mund të marrësh pagën direkt në një mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt, duke pasur gjithashtu mundësinë për të kryer pagesa dhe transferte pa mundim. Nëpërmjet kartës Pago Mastercard, që për pagëmarrësit ofrohet falas dhe pa asnjë komision mirëmbajtjeje, ti gjithashtu mund të tërheqësh paratë e tua cash ose të paguash me kartë në dyqane fizike ose online, në të gjithë botën, pa asnjë komision.

4

Oferta të dedikuara

Rrjeti i tregërtarëve “Paga me Pago” ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që mbulojnë nevojat e tua të përditshme, duke përfshirë produktet ushqimore, shërbimet mjekësore, pajisje profesionale dhe shumë të tjera. Veç kthimit të parave për blerjet e kryera pranë tyre, ju mund të perfitoni oferta të dedikuara dhe programe besnikërie.

Si të bëhesh pjesë

Regjistrohu

Krijo llogarinë tënde në Pago dhe pajisu me numrin IBAN.

Merr pagën

Kërkoji punëdhënësit tënd që të të kreditojë pagën mujore në llogarinë Pago.

Njofto

Kërko aktivizimin e paketës Paga me Pago duke njoftuar në [email protected] pas kreditimit të pagës së parë.

Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.

Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.

© All rights reserved Rubicon 2025