Në shërbimin tuaj

Flisni me ne!

Na kontaktoni për çdo informacion apo pyetje në lidhje me Pago duke plotësuar formularin.*

    *Të dhënat tuaja duhet të jenë te sakta, me qëllim që kerkesa juaj të dërgohet dhe trajtohet. Rubicon, ju siguron se të dhënat trajtohen dhe mbrohen në përputhje me
    Ligjin Nr. 124/2024 “Per mbrojtjen e të dhënave personale”

    Përgjigje të shpejta

    Konsultoni listën me pyetjet më të shpeshta të përdoruesve Pago.

    Nuk aksesoni dot llogarinë?

    Për të zgjidhur këtë problem, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
    • Klikoni butonin ‘Kam harruar fjalëkalimin’.
    • Do të merrni një SMS verifikimi me një kod përkatës.
    • Vendosni këtë kod tek fusha e kërkuar.
    Vendosni kodin aktual dhe më pas kodin e dëshiruar dy herë dhe konfirmojeni.

    Nëse të ka humbur ose të është vjedhur pajisja/telefoni ku ke të shkarkuar Pago, ndiqni hapat e mëposhtëm për të siguruar llogarinë tuaj.
    Sa më shpejt të mundeni, merrni nga një mik apo i afërmi juaj një telefon dhe shkarkoni Pago që të mund të hyni në llogarinë tuaj rrjedhëse. Më pas ndiq një nga dy zgjidhjet e mëposhtme:

    1.Ndrysho kodin PIN në aplikacionin celular të Pago:

    • Klikoni ikonën e profilit tuaj në këndin e sipërm majtas
    • Klikoni “Siguria”
    • Shkoni tek “Ndrysho kodin PIN”
    • Ndiqni udhëzimet që ju jepen në app
    • Klikoni “Konfirmo”

    2.Raportoni çdo aktivitet të dyshimtë

    Nëse keni vënë re përpjekje shtesë për hyrje në llogarinë tuaj, ju lutemi na kontaktoni tek [email protected] ose shikoni transaksionet tuaja dhe raportoni çdo transaksion që duket i dyshimtë.
    Shënim: Në rast se telefoni juaj është vjedhur apo ka humbur, një tjetër veprim që mund t’ju ndihmoj për mbrojtjen e llogarisë suaj Pago është duke bllokuar menjëherë numrin tuaj të telefonit tek operatori juaj telefonik
    Kjo bëhet me qëllim që personi që ju ka vjedhur telefonin të mos ketë mundësinë e ndryshimit ë fjalëkalimit Pago me kodin SMS që merr në numrin e telefonit.

    Rastet kur një llogari rezulton si jo-aktive janë:
    • Dokumenti i identifikimit ka skaduar dhe nuk është përditësuar.
    • Llogaria është bllokuar nga departamenti i përputhshmërisë.
    • Llogaria ka kaluar në statusin jo-aktiv për shkak të mospërdorimit.
    Në këto raste, përdoruesi merr një njoftim (brenda Pago, me email ose SMS) që të kryejë hapat e nevojshëm për riaktivizimin e llogarisë.

    Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.

    Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.

    © All rights reserved Rubicon 2025