Siguria e kartave
Kini në vëmendje dy mënyra të shpejta komunikimi me Rubicon:
- Telefon +355 4 562 0560
- e-mail [email protected]
Rubicon është e përkushtuar për të rritur sigurinë e përdorimit të kartave tuaja. Gjithsesi mbrojtja e plotë është e pamundur pa njohjen dhe respektimin e disa rregullave nga ana juaj.
1. Rregullat e përgjithshme
- Mos e lini kartën tuaj në vende të pasigurta dhe mos ja jepni askujt atë.
- Asnjëherë mos e mbani kartën dhe PIN në të njëjtin vend.
- Krijoni një PIN të sigurt dhe ndryshojeni atë sa më shpesh të jetë e mundur. Mos përdorni kode të cilat mund të gjenden lehtësisht nga mashtruesit (psh, 1111, 1234, etj).
- Mos ja bëni të ditur askujt kodin PIN, as punonjësve të Rubicon.
- Mbani numrin e telefonit +355 4 562 0560 dhe adresën e Rubicon [email protected] në mënyrë që të raportoni menjëherë humbjen e kartave apo veprimet mashtruese.
- Copëtoni ose prisni kartat e vjetra në vendin e numrit/chipit përpara se t’i hidhni.
- Kontrolloni rregullisht aktivitetin financiar të llogarisë suaj Pago.
- Njoftoni Rubicon kur ndryshoni adresë ose të dhënat personale.
- Raportoni menjëherë çdo transaksion të dyshimtë duke telefonuar Rubicon
- Kini vëmendjen te karta gjatë një transaksioni POS (në dyqane, restorante etj.) dhe merreni atë menjëherë sapo transaksioni të përfundojë.
- Mos i lini kartat tuaja në vende të pasigurta (makinë, punë etj).
- Mos ja lini askujt kartat tuaja. Në rast se dyshoni se PIN-i juaj njihet nga persona të paautorizuar ndryshoni menjëherë atë ose njoftoni Rubicon.
2. Këshilla për përdorimin në ATM.
Përdorimi i kartës në bankomat është një mënyrë komode dhe e thjeshtë për të marrë paratë. Sigurohuni që e bëni në mënyrën e duhur.
- Para përdorimit të ATM, kontrolloni nëse ka ndonjë pajisje të huaj, të vendosur mbi tastierën e ATM apo mbi lexuesin e kartës. Në rast se keni dyshime, mos e përdorni atë ATM dhe informoni menjëherë Rubicon.
- Ruani PIN-in tuaj nga vëzhgimi i të tjerëve, ndërkohë që kryeni veprimet në ATM.
- Në rast se dyshoni se PIN-i juaj mund të jetë kompromentuar, njoftoni menjëherë Rubicon dhe ndryshoni sa më shpejt PIN.
- Jini të kujdesshëm nëse dikush ofrohet t’ju ndihmojë ose udhëzojë dhe mos lejoni ndërhyrje gjatë kryerjes së transaksionit tuaj.
- Nëse karta juaj mbahet nga ATM ku po kryeni veprimin, njoftoni menjëherë Rubicon.
3. Këshilla për blerje në POS
- Ruani PIN nga vëzhgimi i të tjerëve kur po kryeni një transaksion në POS.
- Mos e lini asnjëherë kartën jashtë vështrimit tuaj gjatë një blerje në POS. Sigurohuni që karta të kalohet vetëm një herë.
4. Këshilla për blerje në Internet
- Sigurohuni që po përdorni një website të sigurt përpara se të kryeni pagesa përmes Internetit.
- Kontrolloni për një ikonë dryni në “status bar” të web-browser-it tuaj apo për “https/…” në adresën e faqes web ku po kryeni blerjen.
- Asnjëherë mos pranoni rekomandime ose këshilla nga palët e treta gjatë përdorimit të kartave.
- Kontrolloni për shenja që website i mbron të dhënat tuaja.
- Përdorni një filtër që ju paralajmëron faqet e internetit të dyshimta.
- Sigurohuni të kryeni blerje në tregtarë të pajisur me shërbimin 3D Secure.
- Nëse bleni me një link (lidhje) pagese, mos kliko kurrë mbi link-un nëse nuk je 100% i sigurt nga kush vjen.
- Merrni gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me çmimin, komisionet etj para se të finalizoni blerjen apo rezervimin online. Lexoni me kujdes kushtet dhe politikat e tregtarit, kushtet e dërgesave dhe kthimit të mallit të blerë, anullimit të veprimit, garancisë së produktit.
- Sigurohuni që shuma në faturën që po pranoni përmban të dhëna të sakta.
- Bëni gjithmonë “log-out” nga faqja e tregtarit pasi përfundoni transaksionin e blerjes.
- Mos u përgjigjni e-mail-eve / telefonatave nga tregtarë që kërkojnë të dhënat tuaja personale.
- Evitoni përdorimin e të dhënave tuaja në një kompjuter publik.
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025