Category: Pago

  • Si të paguani faturat e OSHEE-së online: Udhëzuesi i plotë!

    Si të paguani faturat e OSHEE-së online: Udhëzuesi i plotë!

    Si të paguani faturat e OSHEE-së online: Udhëzuesi i plotë! Pagesa online e faturave të OSHEE-së e ka bërë jetën tonë të përditshme më të lehtë. Falë aplikacioneve moderne si Pago, pagesat e shërbimeve utilitare nuk janë më një problem që kërkon kohë pritjeje apo radhë në sportel. Kjo metodë e re ofron një mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe shumë praktike për të menaxhuar faturat e energjisë elektrike.

    Përse duhet t’i paguani faturat e OSHEE online?

    Kursimi i kohës: Pagesat utilitare përmes aplikacionit Pago eliminojnë nevojën për të pritur në radhë në sportelet e OSHEE-së. Një proces që më parë merrte kohë, tani kryhet me një klikim të thjeshtë në smartphone nga rehatia e shtëpisë suaj.

    Disponueshmëria 24/7: Faturat e OSHEE-së mund të paguhen në çdo kohë të ditës dhe të javës. Ky fleksibilitet është veçanërisht i vlefshëm për personat që punojnë me orar të zgjatur ose që kanë përgjegjësi të tjera që i pengojnë të vizitojnë sportelet gjatë orarit zyrtar.

    Siguria e transaksioneve: Aplikacioni Pago përdor teknologji të avancuara të enkriptimit për të mbrojtur të dhënat e pagesave utilitare. Çdo transaksion digjital për faturat e OSHEE-së është i sigurt dhe i mbrojtur nga sistemet më të reja të sigurisë digjitale.

    Si të paguani faturën e OSHEE përmes aplikacionit Pago?

    Hyrja në aplikacion: Hapni aplikacionin Pago në smartphone-in tuaj dhe bëni hyrjen me kredencialet tuaja. Nëse nuk keni llogari, regjistrimi është i shpejtë dhe i thjeshtë.

    Navigimi në seksionin e faturave: Pas hyrjes, shkoni te seksioni “Utilitetet”. Ky seksion përmban të gjitha shërbimet e disponueshme e pagesave utilitare përfshirë edhe faturave të UKT-së për të cilat do flasim në një tjetër artikull..

    Zgjedhja e OSHEE-së: Nga lista e shërbimeve të disponueshme, zgjidhni OSHEE. Aplikacioni do t’ju drejtojë në faqen e dedikuar për faturat e OSHEE online.

    Regjistrimi i kontratës: Nëse është herë e parë që e përdorni shërbimin, do t’ju duhet të regjistroni kontratën tuaj të OSHEE-së. Futni numrin e kontratës që gjendet në faturën tuaj. Nëse keni përdorur shërbimin më parë, do t’ju shfaqet e sugjeruar vetë fatura përkatëse pa pasur nevojë që të kryeni ndonjë veprim shtesë.

    Tërheqja automatike e të dhënave: Aplikacioni Pago do të tërheqë automatikisht të gjitha faturat e OSHEE=së online të papaguara që janë të lidhura me kontratën tuaj. Do të shfaqen të dhënat e detajuara duke përfshirë shumën për t’u paguar, afatin e pagesës, dhe çdo kamatë-vonese të mundshme.

    Zgjedhja e faturës: Zgjidhni faturën specifike që dëshironi të paguani. Aplikacioni do t’ju tregojë të gjitha detajet e nevojshme për të kryer pagesat utilitare.

    Konfirmimi i pagesës: Pas verifikimit të të dhënave, konfirmoni pagesën. Procesi përfundon brenda pak sekondave dhe do të merrni një konfirmim të menjëhershëm.

    Termat dhe Kushtet e pagesave online

    Afatet e pagesës: Faturat online të OSHEE-së kanë afate specifike të pagesës që duhet të respektohen. Zakonisht, në bazë të kontratës së nënshkruar me kompaninë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., afati fundit i pagesës është dita e fundit e muajit pasardhës. Pagesat utilitare të kryera pas këtij afati do të përfshijnë kamatë-vonesa.

    Kamatë-vonesa: Nëse faturat online të OSHEE-së nuk paguhen në afat, aplikohen kamatë-vonesa sipas tarifave zyrtare. Këto tarifa janë të përcaktuara nga OSHEE dhe variojnë sipas kohëzgjatjes së vonesës.

    Minimumet dhe maksimumet e pagesës: Për pagesat utilitare nuk ka një minimum të përcaktuar që duhet paguar, sepse varet nga konsumi i klientit. Sa i përket maksimumit të pagesës që mund të kryhet brenda në aplikacionin e Pagos për faturat online të OSSHE-së, ky maksimum është 50.000 lekë.Rimbursimi dhe anulimi: Pas konfirmimit të pagesës së faturave online të OSHEE-së, transaksioni nuk mund të anulohet. Në rast gabimi, kontaktoni shërbimin e klientit të Pago që t’ju asistojnë.

  • E ardhmja e pagesave digjitale në Shqipëri. Roli i Pago dhe vizioni i Igli Gjelishtit për Fintech

    Regjistrimi i biznesit në Shqipëri është një hap thelbësor për çdo sipërmarrës, por mund të bëhet i ndërlikuar nëse nuk ndiqen hapat e duhur. Mungesa e informacionit të saktë ose veprimet e pamatura mirë mund të sjellin vonesa, kosto shtesë dhe sfida ligjore. 

    Për t’ju ndihmuar të shmangni problemet e zakonshme, kemi përmbledhur pesë gabimet më të shpeshta që ndodhin gjatë regjistrimit të biznesit, specifikisht në Shqipëri. Këto gabime shpesh bëhen si nga bizneset e huaja ashtu edhe ato vendase ndaj dhe informacioni vlen për të dyja palët.

    Një nga gabimet më të zakonshme që sipërmarrësit e rinj bëjnë është zgjedhja e gabuar e formës juridike të biznesit. Në Shqipëri, bizneset mund të regjistrohen si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K.), Shoqëri Aksionare (SHA), Person Fizik, etj.

    Secila nga këto forma ka implikime të ndryshme ligjore dhe tatimore. Zgjedhja e pamenduar mirë mund të çojë në taksa të larta ose detyrime të panevojshme. Prandaj, përpara regjistrimit të biznesit, është e rëndësishme të konsultoheni me një ekspert nga Prospera Finance & Consulting për të përcaktuar formën më të përshtatshme për aktivitetin tuaj.

    Një tjetër gabim që shumë sipërmarrës bëjnë është përshkrimi i paqartë ose jo i plotë i objektit të aktivitetit të tyre gjatë regjistrimit të biznesit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Kjo përfundon me shkaktimin e problemeve në marrjen e licencave apo certifikatave të nevojshme për operimin.

    Në raste të tilla sigurohuni që aktiviteti juaj të jetë i specifikuar saktë për të shmangur vonesa administrative dhe penalitete të mundshme. Nëse ndodh që nuk jeni të qartë me objektin dhe planin e biznesit tuaj, Prospera Finance & Consulting ju vjen në ndihmë me një konsultë të hollësishme. 

    Pas regjistrimit të biznesit në QKB, është e domosdoshme që bizneset të regjistrohen në organet tatimore për të marrë NIPT-in dhe për të zgjedhur regjimin e taksave (TVSH, tatimi mbi fitimin, etj.).

    Shumë sipërmarrës nuk e kuptojnë regjimin e duhur tatimor për biznesin e tyre, gjë që mund të sjellë gjoba apo detyrime të papritura. Prandaj, kuptimi i plotë i detyrimeve fiskale është një hap i rëndësishëm përpara se të nisni aktivitetin.

    Regjistrimi i biznesit kërkon kohë dhe ka raste kur një sipërmarrës nuk e ka këtëkohë, ndaj edhe është i prirur drejt gabimeve. Ndaj, një tjetër gabim i zakonshëm është mos regjistrimi i administratorit dhe punonjësve në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ligji shqiptar kërkon që të gjithë punonjësit, përfshirë edhe vetë sipërmarrësit që operojnë si persona fizikë, të jenë të regjistruar dhe të paguajnë kontributet përkatëse.

    Mungesa e këtij procesi mund të çojë në penalitete dhe ndëshkime nga autoritetet përkatëse. Ndaj edhe këshillimi me konsulentët e duhur është i domosdoshëm. Regjistrimi i biznesit ka disa hapa që duhen ndjekur dhe secila prej tyre ka peshën dhe rëndësinë e vet.

    Shumë biznese regjistrohen pa pasur një strategji të qartë ligjore dhe financiare. Pa një plan të mirë-strukturuar, biznesi mund të përballet me vështirësi financiare, keq menaxhim të taksave apo probleme ligjore.

    Për të shmangur këto sfida, këshillohet të bashkëpunoni me një konsulent financiar dhe juridik që nga fillimi për të siguruar që biznesi juaj të ketë një bazë të shëndoshë ligjore dhe financiare. Ekspertë të tillë i gjeni në Prospera Finance & Consulting të cilët do merren specifikisht me nevojat tuaja. 

    Nëse dëshironi të përfundoni regjistrimin e biznesit tuaj në Shqipëri pa komplikime, Prospera Finance & Consulting është partneri juaj ideal. Ne ofrojmë asistencë të plotë në:

    ✔ Zgjedhjen e formës më të përshtatshme juridike për biznesin tuaj.
    ✔ Hartimin dhe dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm pranë QKB-së.
    ✔ Këshillimin tatimor dhe fiskal për shmangien e penaliteteve.
    ✔ Regjistrimin e biznesit në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
    ✔ Mbështetje për investitorët e huaj që dëshirojnë të operojnë në Shqipëri.

    Për investitorët apo sipërmarrësit e huaj, ne ofrojmë shërbime specifike si lehtësimin e procedurave të hapjes së një filiali apo dege të re në Shqipëri, asistencë me lejet dhe licencat përkatëse, si dhe këshillim për përfitimin e incentivave fiskale për investimet e huaja.

    Na kontaktoni sot dhe sigurohuni që regjistrimi i biznesit tuaj të kryhet pa gabime dhe me një strategji të qartë për sukses!

  • E ardhmja e pagesave digjitale në Shqipëri. Roli i Pago dhe vizioni i Igli Gjelishtit për Fintech

    E ardhmja e pagesave digjitale në Shqipëri. Roli i Pago dhe vizioni i Igli Gjelishtit për Fintech

    Igli Gjelishti themeloi dev.al në mars te vitit 2010, pas një eskperience të gjatë në Top Channel të nisur që në moshën 18-vjeçare. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, dev.al është shndërruar në një nga ofruesit kryesorë të zgjidhjeve software dhe shërbimeve digjitale në Shqipëri. Ky përvjetor jubilar shënon një moment reflektimi mbi rrugëtimin e kompanisë, sfidat e kapërcyera dhe sukseset e arritura.

    Në këtë intervistë ekskluzive, themeluesi i dev.al ndan me ne perspektivën e tij mbi këtë rrugëtim, bilancin e viteve të punës dhe vizionin për të ardhmen. Nga produktet inovative si devBooks e deri te investimi strategjik në sektorin Fintech me platformën Pago, kompania ka vazhduar të zgjerojë ndikimin e saj në tregun shqiptar dhe më gjerë.

    Është një moment i rëndësishëm. Është përvjetori i parë jubilar, kur ne kemi mundësinë të ndalemi një çast dhe të reflektojmë, sepse 10-vjetori erdhi në mars 2020, një moment kur ne dhe gjithë bota kishim gjëra më ekzistenciale mbi të cilat duhet të mendonim e reflektonim.

    Mund të them pa mëdyshje që është tejet pozitiv. Kur e nisa këtë rrugë, tregu i teknologjisë dhe inovacionit sigurisht nuk ishte ky që është sot, por kishte një konkurrencë tejet të fortë dhe aktorë me një histori të gjatë e të konsoliduar. Të bëje vend për veten, kërkonte një kombinim faktorësh, por më kryesori në mendimin tim,  ishte korrektësia.

    Në këto 15 vjet, mendoj që aspekti ku nuk kemi lëshuar në asnjë moment, ka qenë korrektësia dhe përgjegjshmëria në plotësimin e angazhimeve që kemi marrë kundrejt klientëve, qoftë kjo në dorëzimin e shërbimeve për të cilat jemi kontraktuar, ashtu edhe në produktet tona që sot janë kryefjala e aktivitetit tonë. Numrat e bilancit janë përtej atyre që do kisha guxuar të shpresoja 15 vjet më parë:

    90 punonjës, 23 mijë klientë dhe dhjetëra projekte të dorëzuara me sukses.

    Siç e thashë, nevojiten disa faktorë, ku kryesori është korrektësia, por që të garantosh korrektësinë nuk mjafton vetëm vullneti. Duhen edhe kushtet, edhe faktorët e nevojshëm dhe në këtë rast, pa dyshim faktori kyç janë njerëzit, pra burimet njerëzore. Merita më e madhe që i njoh vetes në këto vite, është identifikimi i bashkëpunëtorëve të duhur dhe krijimi i kushteve të nevojshme për ta.

    I quajta jo pa qëllim bashkëpunëtorë dhe jo punonjës, sepse janë njerëz që janë në dev prej 7, 9 apo 11 vjetësh dhe ADN-ja e tyre është pjesë e ADN-së së dev-it, po aq sa imja, madje në ndonjë rast edhe më shumë.

    Pago 
Fintech

    E mirë dhe konstante. Numri i subjekteve të biznesit që sot përdorin produktet tona është rreth 23 mijë, me një rritje rreth 12% nga një vit më parë. Përgjigjja ndaj produktit tonë të ri, devBooks, i prezantuar vetëm 5 muaj më parë në Future2Tech, i ka tejkaluar pritshmëritë tona.

    Pago operon në një treg të ndryshëm, që ka më shumë të panjohura e më shumë vështirësi. Ky vit ka qenë një punë përgatitore, për ngritjen e një strukture solide në pozitat kyçe drejtuese dhe operacionale. Mund të them që kemi krijuar një skuadër të mirë dhe rezultatet e para po fillojnë të duken tani. Siç e thamë dhe në njoftimin e një viti më parë, investimi drejt Pago ishte një lëvizje e natyrshme në plotësimin e ofertës sonë drejt bizneseve.

    Ne sot kemi klientë, për shembull hotele, që:

    •       menaxhojnë aktivitetin dhe rezervimet me devPMS
    •       fiskalizojnë faturat me devPOS
    •       mbajnë kontabilitetin në devBooks dhe
    •       pranojnë pagesa online ose fizikisht me Pago

    Të gjitha të kombinuara në mënyrë të tillë për të evituar gabime, dublikim veprimesh dhe procese të panevojshme manuale. Është një ofertë aktualisht në treg e pakonkurrueshme.

    Jo vetëm Pago, por i gjithë sektori i atyre që njihen si Fintech, është një risi shumë pozitive për tregun, diçka e provuar dhe e vërtetuar në shumë vende të zhvilluara, me rezultate konkrete në uljen e barrierave në marrjen e shërbimeve financiare.

    Shërbimet e Pago janë të shumta, që nga krijimi dhe pajisja me një llogari rrjedhëse në pak minuta nga telefoni, pa nevojë për t’u paraqitur në një degë fizike, pagesat e shpejta e pa komision të faturave, deri te pajisja me kartë debiti Mastercard me kushtet më të favorshme në treg, me një pagesë simbolike fillestare dhe në vijim pa asnjë tarifë mujore apo vjetore mirëmbajtjeje dhe pa komisione për blerjet në Shqipëri e jashtë saj, përfshirë ato online.

    Për individët, Pago është jo vetëm një mjet efikas për menaxhimin e financave personale pa asnjë kosto, por falë disa produkteve të reja që do të prezantojmë së shpejti, do të sjellë edhe përfitime financiare. Ndërsa për bizneset, falë edhe kombinimit që përmenda më sipër me produktet tona, një mundësi e jashtëzakonshme për të lehtësuar proceset e pagesave.

    Pa asnjë dyshim është një lajm shumë i mirë, edhe për ne si ofrues shërbimi, edhe për përdoruesit e Pago. Integrimi në rrjetin e SEPA-s do të hapë për ne mundësi dhe shërbime të reja, ndërsa për përdoruesit tanë, lehtësi dhe ulje domethënëse kostosh.

    Shpresojmë që procesi të vijojë pa vonesa dhe brenda muajit tetor të jenë kryer të gjitha hapat e nevojshëm për të qenë gati. Flas për hapat burokratikë dhe institucionalë, sepse për ato teknike që janë në dorën tonë, nuk ka asnjë dyshim që do të jetë kështu.

    Nuk është një sipërmarrje e lehtë. Ne si shoqëri kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë me paratë cash. Fatkeqësisht, ka edhe të rinj që punojnë në fushën e inovacionit që ditën që marrin pagën, shkojnë në bankomat dhe e tërheqin cash të gjithë (ose aq sa është limit i lejuar i bankomatit). Jemi duke u përpjekur të japim incentivat e duhura dhe të theksojmë avantazhet e pagesave elektronike. Do të jetë një rrugë e gjatë, por rezultatet e para po fillojnë të duken.

    Është një rrugë pa kthim, paralel me digjitalizimin e proceseve të tjera. Shumë shpejt do të jetë e pamendueshme si për shitësin ashtu edhe për blerësin, që dikush të bëjë një porosi online dhe pagesën t’ia dorëzojë postierit. Edhe kartat fizike gradualisht do të humbasin rëndësinë e tyre dhe pagesat do të jenë gjithnjë e më të automatizuara, me click-to-pay apo me përdorimin e telefonit apo të orës.

    Roli dhe detyra e Pago në këtë drejtim është që paralelisht me zgjidhjet inovative, të ofrojë shtresën e nevojshme të sigurisë, për t’i dhënë përdoruesve besimin dhe garancinë e nevojshme. Është pikërisht kjo për të cilën po punojmë pa rreshtur dhe me shumë motivim.