Faturat e fiskalizuara
Pago ju mundëson të lidhni llogarinë tuaj me sistemin e fiskalizimit, për t’u informuar për faturat e blerjes dhe për t’i paguar ato nëpërmjet aplikacionit, me vetëm një veprim.

Një zgjidhje unike në tregun shqiptar
- Kombinimi Pago – devPOS ofron një zgjidhje unike, që thjeshton dhe shpejton procesin e pagesës së faturave për ju.
- Shihni faturat e blerjes në çdo kohë nga llogaria e biznesit në aplikacionin Pago. Paguani me një veprim, duke zgjdhur një prej llogarive bankare të listuara në faturë nga shitësi.
Si duhet të veproni
Nëse përdorni devPOS për fiskalizikmin e faturave tuaja, ju duhet të aksesoni devPOS me një llogari që ka akses administrator, të shkoni te Konfigurime > Konfigurimet > Pago, të bëni Po opsionin Aktivizo pagesë faturash nga Pago dhe të populloni fushën Kod autorizimi për pagesë faturash nga Pago. Kodin e autorizimit duhet ta vendosni në Pago duke shkuar te Fatura dhe shërbime > E-fatura. Për çdo paqartësi jeni të lutur të kontaktoni shërbimin e klientit.
Nëse nuk përdorni devPOS për fiskalizimin e faturave tuaja dhe nuk dëshironi të ndryshoni sistemin që përdorni, ju mund të regjistroni një llogari në devPOS vetëm për këtë qëllim, duke paguar vetëm 1,000 lekë në vit.
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025