Modalitetet dhe Funksionet

  • Krijimi i Llogarisë: Mund të krijosh një llogari rrjedhëse përmes aplikacionit Pago, duke kaluar përmes një procesi të thjeshtë dhe të sigurt identifikimi në distancë. Kjo të mundëson të kesh qasje të menjëhershme në shërbimet e llogarisë dhe pajisje me numër IBAN, pa patur nevojë për të vizituar një sportel.
  • Paga dhe Kursimet: Llogaria jote mund të përdoret për të marrë pagën çdo muaj, si dhe për të kursyer në mënyrë të sigurt dhe të organizuar. Mund të rregullosh kursimet dhe të vendosësh objektiva për të arritur qëllimet e tua financiare. Kliko këtu për t’u njohur me programin “Paga me Pago“.
  • Pagesa dhe Transferta: Mund të kryesh pagesa për mallra dhe shërbime të ndryshme në rrjetin gjithnjë e në rritje të partnerëve Pago si dhe mund të bësh transferta të shpejta dhe pa asnjë kosto tek përdorues të tjerë të aplikacionit.
  • Menaxhim i Financave: Mund të vendosësh limite për shpenzimet e përditshme dhe të monitorosh e gruposh transaksionet e tua, për një kontroll të plotë të financave.

Avantazhet

Lehtësi dhe Shpejtësi : Krijo llogarinë tënde përmes identifikimit në distancë dhe përfito nga mundësia për të bërë pagesa dhe transferta menjëherë.

Kontroll i Plotë: Vendos limite për shpenzimet dhe menaxho financat e tua në çdo moment, nga aplikacioni. Njoftohu në çast për çdo shpenzim të kryer me kartën tënde të debitit.

Përfitimet

Me Pago, llogaria jote rrjedhëse është një mjet i fuqishëm për të menaxhuar financat e tua, duke ofruar mundësinë për të marrë pagën, kryer pagesa, kursyer dhe transferuar para pa kosto dhe pa mundim. Hape llogarinë tënde sot dhe përfito nga të gjitha këto shërbime inovative.

Shërbim i Shpejtë dhe Efikas:

Kryej pagesa, transferta dhe menaxho fondet pa vonesa.

Mbështetje 24/7

Ekipi ynë i suportit është gjithmonë i gatshëm për të të ndihmuar.

Transferta pa kosto

Shfrytëzo mundësinë për të kryer transferta të shpejta dhe pa kosto mes përdoruesve të aplikacionit.

Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.

Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.

© All rights reserved Rubicon 2025