Shërbimet që paguhen në Pago

Faturat e Energjisë Elektrike

Paguaj faturat e energjisë elektrike në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë, pa pasur nevojë të vizitosh zyrat e shërbimit.

Faturat e Ujit

Paguaj faturat e ujit në 12 bashki të vendit.

Faturat e Telefonisë Celulare

Paguaj faturat dhe kryej rimbushjet për operatorët e telefonisë celulare Vodafone e One.

Platformat Televizive

Me Pago, mund të paguash faturat për shërbimet televizive Tring dhe Digitalb, për të rinovuar abonimin pa humbur asnjë nga programet e tua të preferuara.

Internet me Digicom

Paguaj faturat për shërbimin e internetit me Digicom, për të mbajtur lidhjen tuaj të internetit të sigurt dhe pa ndërprerje.

Gjobat e Policisë Rrugore

Shmang vonesat dhe shqetësimet e mëtejshme, duke paguar gjobat rrugore menjëherë nga aplikacioni Pago.

Avantazhet

Paguaj faturat e energjisë elektrike, ujit, telefonisë celulare, internetit, televizionit dhe gjobat e policisë në një aplikacion të thjeshtë dhe të sigurt, pa radhë dhe humbje kohe. Menaxho të gjitha pagesat nga një vend i vetëm — thjesht, shpejt dhe sigurt.

  • Shpejtësi dhe Lehtësi: Paguaj të gjitha faturat dhe shërbimet e tua në një vend, me vetëm disa veprime.
  • Komision zero për të gjitha pagesat, përveç gjobave të Policisë Rrugore.
  • Siguri dhe Mbikëqyrje e Financave: Monitoro pagesat në kohë reale dhe sigurohu që çdo faturë të jetë paguar në afat.
  • Cashback: Merr mbrapsht përqindje të pagesave të tua, duke u bërë pjesë e programit Paga me Pago. Kliko këtu për të mësuar më shumë.

Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.

Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.

© All rights reserved Rubicon 2025