Karta e debitit Pago nga Mastercard është krijuar për të ofruar një mënyrë të thjeshtë, të sigurtë dhe praktike për të menaxhuar financat tuaja në përditshmëri. Me këtë kartë, ju mund të kryeni pagesa dhe tërheqje pa u shqetësuar për komoditetin apo sigurinë. Karta e debitit Pago ju jep fuqinë të menaxhoni paratë tuaja me lehtësi, duke pasur kontroll të plotë mbi çdo shpenzim që bëni, brenda dhe jashtë vendit.

Çfarë ju ofron karta debit Pago? 

    • Kontroll i avancuar përmes aplikacionit Pago: Përmes aplikacionit Pago, ju mund të menaxhoni kartën tuaj në kohë reale. Kontrolloni gjendjen e llogarisë, ndiqni shpenzimet tuaja dhe merrni njoftime të menjëhershme për çdo transaksion të realizuar. Ju mund te vendosni limite për shpenzimet si edhe të bllokoni kartën në çast nëse e humbisni atë.
    • Siguri e përparuar: Çdo transaksion është i mbrojtur me teknologjinë më të fundit të enkriptimit dhe standardet e larta të sigurisë të garantuara nga Mastercard. Ju mund të ndiheni të qetë, duke e ditur që të dhënat tuaja financiare janë të sigurta.
    • Blerje me zero komision në të gjithë botën: Përdorni kartën tuaj për të bërë pagesa në dyqane fizike dhe online, brenda dhe jashtë vendit, pa asnjë komision. Karta Pago pranohet në çdo pikë shitjeje që pranon pagesa nga Mastercard.
    • Tërheqje të thjeshta të parave: Me Pago Debit Card, ju mund të tërhiqni para nga çdo ATM që ka logo Mastercard, kudo që ndodheni.
    • Mbështetje 24/7: Nëse keni ndonjë pyetje apo kërkesë, ekipi ynë mbështetës është në dispozicion për t’ju ndihmuar, duke ju siguruar një përvojë të qetë dhe pa ndërprerje.

Pse duhet të zgjidhni Pago Debit Card?

Me kartën e debitit Pago, ju do të përfitoni një përvojë financiare të thjeshtë, të sigurt dhe plotësisht të kontrolluar. Nuk keni arsye të qarkulloni me para cash me vete dhe të shqetësoheni për sigurinë e tyre. Karta debit Pago ju mundëson qasje të shpejtë dhe të sigurt në paratë tuaja në çdo kohë. Qoftë për pagesa të përditshme, udhëtime, apo shpenzime online, kjo kartë është miku juaj financiar i përditshëm.

Bashkohu me komunitetin e Pago dhe përjetoni komoditetin e menaxhimit të financave tuaja në një mënyrë të re dhe të zgjuar.

Si mund të pajisjeni me kartën tuaj Pago? Shkarkoni aplikacionin Pago në telefonin tuaj, krijoni dhe verifikoni llogarinë tuaj, dhe porosisni kartën tuaj e cila do të jetë gati brenda 2 ditësh pune.