Ndihmë
Për të hapur një llogari, duhet të shkarkosh aplikacionin Pago në telefonin tënd nga App Store (iOS) ose Play Store (Android).
Procesi i regjistrimit përbëhet nga disa hapa të thjeshtë dhe zgjat jo më shumë se 3 minuta:
- Hyr në aplikacionin Pago.
- Vendos numrin tënd të telefonit.
- Shkruaj kodin 6-shifror që do t’ju vijë me SMS.
- Konfirmo kodin për të verifikuar se je përdorues i atij numri.
- Plotëso të dhënat si emri, mbiemri, emaili, fjalëkalimi, etj.
- Ngarko një dokument identifikimi të vlefshëm.
- Zgjidh kartën e identitetit ose pasaportën e lëshuar nga autoritetet shtetërore.
- Prit skanimin e dokumentit dhe përfundo verifikimin duke skanuar fytyrën.
- Të dhënat që lexohen nga dokumenti do të shfaqen në hapin pasardhës. Konfirmo ose korrigjo këto të dhëna, nëse është e nevojshme.
- Regjistro një kod PIN 4-shifror, i cili do t’ju shërbejë për të konfirmuar pagesat në të ardhmen.
Pasi të kesh përfunduar këto hapa, llogaria jote do të aktivizohet.
Regjistrimi bëhet me një kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme të shtetit përkatës, për persona mbi 18 vjeç.
- Verifikimi i vlefshmërisë së dokumentit.
- Përputhja e fytyrës së personit që po bën regjistrimin me atë të dokumentit.
- Verifikimi i informacionit në të dy anët e dokumentit.
- Integrimi i të dhënave.
- Kontrolli në burime të hapura.
- Kontrolli në listat e deklaruara nga entitetet shtetërore në Shqipëri apo jashtë për personat PEP ose ata në listën e emrave të dyshuar për terrorizëm.
Te lutem, verifiko që numri yt i celularit të jetë i saktë. Nëse edhe pas verifikimit kodi vazhdon të mos vijë, provo të shtypësh butonin ‘Ridërgo Kodin‘.
- të paktën një gërmë të madhe
- të paktën një gërmë të vogël
- të paktën një numër
- të paktën një karakter special (shenjë pikësimi)
Nëse ke regjistruar vetëm kredencialet pa përfunduar vendosjen e dokumentit, do të të duhet të kryesh skanimin e fytyrës dhe dokumentit të identifikimit, si dhe të vendosësh kodin PIN. Nëse ke përfunduar skanimin e dokumentit, do të të duhet të japësh konfirmimin e të dhënave dhe të vendosësh kodin PIN.
Në rast se ti ose dikush tjetër është regjistruar më parë me një numër telefoni, nuk mund ta ripërdorni atë numër.
Përpara se të kryesh verifikimin e dokumentit të identitetit, duhet të sigurohesh që të plotësohen kushtet e mëposhtme:
- Ke një lidhje të mirë interneti në celularin tënd (5G ose Wi-Fi).
- Je në një ambient të ndriçuar mirë.
- Nuk ka reflektim drite të fortë drejtpërdrejt mbi dokumentin.
- Dokumenti është i padëmtuar dhe i lexueshëm (p.sh., nuk ka njolla ose pjesë që mungojnë).
- Dokumenti nuk ka skaduar.
- Dokumenti nuk është përdorur më parë për regjistrimin e një llogarie Pago.
Duke qenë se skanimi i dokumentit përdor teknologjinë OCR, në raste të caktuara, transkriptimi i imazhit vizual (dokumentit të skanuar) në tekst mund të ketë ndryshime (p.sh., gërma “O” mund të lexohet si “D”, “H” ose “M”, etj.).
Në këtë rast, duhet të korrigjosh informacionin në hapin pasardhës duke vendosur të dhënat e sakta.
Kodi PIN është një kod 4-shifror që krijon ti vetë dhe nuk njihet nga asnjë person tjetër, për të rritur sigurinë e transaksioneve. Kodi PIN kërkohet për çdo transaksion me vlerë të barabartë ose më të madhe se 2000 lekë.
Rastet kur një llogari rezulton si jo-aktive janë:
- Dokumenti i identifikimit ka skaduar dhe nuk është përditësuar.
- Llogaria është bllokuar nga departamenti i përputhshmërisë.
- Llogaria ka kaluar në statusin jo-aktiv për shkak të mospërdorimit.
Në këto raste, përdoruesi merr një njoftim (brenda Pago, me email ose SMS) që të kryejë hapat e nevojshëm për riaktivizimin e llogarisë.
Në rastet kur ke marrë konfirmim që llogaria është aktivizuar, bëj rifreskim të aplikacionit me një nga metodat e mëposhtme:
- Rifreskim i faqes kryesore (kliko në pjesën e sipërme të ekranit).
- Dalje nga aplikacioni (Konfigurime → Dil) dhe rivendosja e kredencialeve.
Mbyllja dhe rihapja e aplikacionit nëpërmjet telefonit.
- Skano kodin QR të gjeneruar nga miku yt në Pago, me vlerën e pagesës dhe detajet (butoni QR shfaqet në faqen kryesore).
- Kërko në kontaktet tua dhe zgjidh mikun të cilit dëshiron t’i dërgosh para. Nëse miku yt nuk e ka instaluar akoma Pago, mund ta ftosh të bashkohet me ty duke i dërguar një ftesë.
- Pasi shfaqen të dhënat e dërgesës (personi përfitues, llogaria dërguese, gjendja para dhe pas dërgesës), vendos shumën dhe një përshkrim.
- Nëse vlera është e barabartë ose më e madhe se 2000 lekë, duhet të vendosësh kodin PIN përpara konfirmimit.
- Krijo një kod QR duke përdorur butonin kryesor → Merr pagesë.
- Pasi shfaqen të dhënat e pagesës (shuma, llogaria marrëse, gjendja para dhe pas pagesës), vendos shumën dhe një përshkrim.
- Përdor kodin QR që të skanohet direkt nga miku yt ose dërgoje atë si imazh ose link nëpërmjet aplikacioneve të tjera (p.sh., SMS).
- Kur miku yt hap linkun e dërguar prej teje, i shfaqen të dhënat e pagesës që ke vendosur.
- Nëse miku yt ka instaluar Pago dhe nuk shfaqet në listën e kontakteve tua aktive në Pago, atëherë mikut tënd do t’i duhet të bëjë rifreskim të kontakteve duke përdorur butonin kryesor → Rifresko.
- Nëse miku yt ka instaluar Pago, por llogaria nuk i është aktivizuar ende, duhet të presë derisa të përfundojë procesi i verifikimit.
-
Nëpërmjet kartave të debitit/kreditit-Top-up
-
Nëpërmjet transfertave bankare.
- Top-up:
Nëpërmjet kartave të debitit/kreditit, jepni të dhënat e kartës dhe shkruani shumën përkatëse që doni të depozitoni përpara se të kryhet veprimi. Komisioni i (mbushjes) top-up të llogarisë “Pago” me kartë debiti/krediti është 3% i vlerës së mbushjes.
- Transferta:
Zgjidhni të dhënat përkatëse të njërës prej llogarive që ofron Rubicon; të dhënat shfaqen në aplikacion. Merrni numrin e llogarisë dhe plotësoni të dhënat për të kryer transfertën bankare pranë bankës tuaj (në përshkrimin e veprimit vendosni numrin tuaj të llogarisë në Pago).
- Kur klienti kërkon të rimbushë llogarinë e tij në aplikacionin Pago nëpërmjet një karte debiti/krediti, vetëm kreditimi i parë në një muaj kalendarik do të jetë pa komision.
- Sa i përket rimbushjeve të tjera që do të kryhen brenda muajit, mbahet një komision prej 3% të vlerës që klienti kërkon të depozitojë.
- Kur klienti kërkon të rimbushë llogarinë e tij në aplikacionin Pago nëpërmjet transfertave bankare kombëtare, aplikohen komisionet që banka dërguese ka për këto lloj transfertash. Rubicon nuk mban asnjë komision për këto transferta.
- Rubicon Sh.a nuk mbulon komisionet e transfertave që mund të aplikojë banka dërguese, qoftë edhe në ato banka ku Rubicon Sh.a zotëron llogari.
- Bankat ku Rubicon Sh.a zotëron llogari janë: FIBANK, TIRANA BANK, BKT, OTP, Intesa Sanpaolo.
- Sigurohuni që karta juaj e debitit/kreditit ka bilanc të mjaftueshëm.
- Kontrolloni të dhënat e kartës, përfshirë numrin, kodin CVV, datën e skadimit, dhe sigurohuni që të shkruani saktë kodin njëpërdorimësh (OTP) që ju vjen nga banka lëshuese e kartës.
Po, mund të bësh tërheqje në çdo ATM.
- Tërheqje parash në ATM-të e rrjetit Pago – pa pagesë.
- Tërheqje parash në ATM-të e rrjetit Pago – pa pagesë.
- Tërheqje parash në ATM-të jashtë rrjetit Pago brenda vendit: 150 lekë për kartat e debitit personal.
Nëse klienti dëshiron të tërheqë fondet nga Pago drejt një llogarie bankare në një bankë me të cilën Rubicon Sh.a. ka llogari, aplikohet një komision prej 200 lekësh, plus komisioni që mund të zbatojë banka për transferta brenda bankës.
Për transferta drejt llogarive bankare në banka të tjera, komisioni është 200 lekë, plus komisioni i bankës dërguese për transfertat jashtë bankës.
- OSHEE
- Ujësjellës Kanalizime (Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Rrogozhinë, Vlorë, Elbasan, Librazhd, Peqin, Belsh, Gramsh, Cërrik)
- Policia (Gjobat)
- Digitalb
- Tring Tv
- Vodafone (rimbushje dhe fature mujore)
- One (vetëm rimbushje)
- Digicom
- Të gjitha pagesat kryhen në kohë reale.
- Mund të ketë një vonësë deri në 60 sekonda kur pritet konfirmimi nga pale të treta.
- Nëse ky konfirmim nuk vjen pagesa rimbursohet.
Kërkimi për faturat e OSHEE bëhet me anë të numrit të kontratës të cilin mund ta gjesh në një nga faturat e paguara.
- Kërkimi për faturat Vodafone bëhet përmes numrit të telefonit dhe emrit të personit që ka lidhur kontratën.
- Në rast se kontrata ka dy ose më shumë numra Vodafone, rekomandojmë që kërkimi të bëhet me numrin e regjistrimit të klientit, i cili gjendet tek një nga faturat e paguara ose në aplikacionin My Vodafone.
- Për klientët individë aplikohet një komision prej 30 lekësh pas gjobës së tretë, pavarësisht targës, brenda muajit kalendarik.
- Për klientët biznes aplikohet komision prej 30 lekësh për çdo gjobë të automjetit, pavarësisht targës.
- Lidhja juaj e internetit nuk është e qëndrueshme.
- Një nga serverat e pagesave utilitare nuk është i arritshëm.
- Një nga serverat e kompanive utilitare nuk është i arritshëm.
- Për t’u pajisur me kartën Pago, mjafton të kesh një llogari aktive dhe një bilanc minimal prej 1000 lekësh.
- Për të aplikuar për kartë, duhet të klikosh butonin “Karta Pago” në pjesën e poshtme djathtas të ekranit.
- Plotëso të dhënat e tua, konfirmo informacionin dhe ne do të të njoftojmë sapo karta të jetë gati.
Shënim: Nëse karta nuk tërhiqet brenda 180 ditëve kalendarike pas njoftimit, karta jote bëhet autatikisht e pavlefshme.
-
Tërheqje CASH në ATM të rrjetit Pago (deri në 3 tërheqje në muaj kalendarik) – pa pagesë.
-
Tërheqje CASH në ATM të rrjetit Pago (duke filluar nga tërheqja e katërt (4-të) e më shumë në një muaj kalendarik) – 50 lekë për çdo tërheqje.
-
Tërheqje CASH në ATM jo të Rrjetit Pago brenda vendit – 100 lekë për kartat Debit personal dhe 160 lekë për kartat Debit biznes.
-
Blerje në POS të Rrjetit Pago – pa pagesë.
-
Blerje në POS jo të Rrjetit Pago brenda vendit – pa pagesë.
-
Blerje në POS jo të Rrjetit Pago jashtë vendit – pa pagesë.
-
Blerje nëpërmjet internetit – pa pagesë.
Po, referoju tabelës së mëposhtme.
Komisionet sipas llogarisë Pago | Individ | Biznes | |
Verifikim balance në ATM -të e Rrjetit “Pago” | 0 | 0 | |
Ndryshim i PIN-it në ATM -të e Rrjetit “Pago” | 0 | 0 | |
Ndryshim i PIN-it në ATM të bankave të tjera | 30 Lekë | 30 Lekë | |
Printim karte fizike me kërkesë klienti në moshë 18-23 vjeç | 800 Lekë | 800 Lekë | |
Komision vjetor mirëmbajtjeje | 0 | 0 | |
Mbyllja e llogarise | 500 Lekë | 800 Lekë |
- Limiti i tërheqjes nga ATM – 70 000 lekë në 24 orë.
- Limiti maksimal ditor i përdorimit në POS – 200 000 lekë.
- Limiti maksimal ditor për blerje online në internet – 150 000 lekë.
Përshkrimi | Vlera maksimale ditore e kreditimit të llogarisë | Limiti i numrit të transaksioneve ditore | Vlera maksimale mujore e kreditimit të llogarisë | Limiti i numrit të transaksioneve mujore | Vlera maksimale vjetore e të gjitha veprimeve | Vlera minimale për një rimbushje llogarie | Vlera maksimale ditore për rimbushje | Vlera maksimale ditore për tërheqje |
Individ | 200 000 lekë | 50 | 1 000 000 lekë | 500 | 5 000 000 lekë | 5 000 lekë | 200 000 lekë | 200 000 lekë |
Biznes | 1 000 000 lekë | 100 | 5 000 000 lekë | 1000 | 10 000 000 lekë | 10 000 lekë | 1 000 000 lekë | 1 000 000 lekë |
Shenim:Vlerat e mësipërme nuk janë përjashtuese. Nëse klienti individ apo biznes kërkon të kryej veprime që kalojnë këto limite mund t’i kryej, por mund të jetë e nevojshme/detyrueshme që të paraqesë dokumente shtesë për justifikimin e fondeve me të cilat do kryej mbushjen e llogarisë apo synimin e përdorimit.
Karta mund të përdoret për blerje online për një pjesë të madhe të portaleve dhe produkteve, me përjashtim të disa kategorive të caktuara (p.sh. adult sites, etj).
- Sigurohu që ke balancë të mjaftueshme në kartë.
- Sigurohu që karta dhe llogaria jote është aktive.
- Ose na kontakto tek [email protected] me të dhënat e tua dhe të dhënat e transaksionit të dështuar.
Së pari, sigurohu që numri me të cilin je regjistruar në Pago është aktiv. Në rast se përsëri nuk të vjen kodi një-përdorimesh (One-Time-Password), na kontakto tek [email protected] me të dhënat e tua dhe të dhënat e transaksionit të dështuar.
Për një pjesë të veprimeve të kthyera / anuluara, ne marrim njoftim nga Mastercard, zakonisht pas një afati kohor prej 2-3 ditësh. Për rrjedhojë, kthimi i vlerës bëhet me vonesë.
Në raste të caktuara, kur ka një ndryshim të vlerës (p.sh. për veprimet që janë bërë në Euro, ku kursi i këmbimit është i ndryshëm nga veprimi i parë), atëherë mund të ketë nevojë për rakordime të mëtejshme. Cilido qoftë rasti, na kontakto tek [email protected] me të dhënat e tua dhe të dhënat e transaksionit fillestar, si dhe atij të kthimit.
Mund të marrësh para nga persona të tjerë që përdorin opsionin e dërgimit nëpërmjet Mastercard. Por, si çdo fond që vjen nga palë të treta jashtë sistemit tonë, çdo pagesë duhet të kalojë në një filtër paraprak për të përcaktuar fondet dhe arsyen e dërgesës.
Nëse ke harruar kodin PIN, të lutem na kontakto tek [email protected] me të dhënat e tua dhe 4 shifrat e fundit të kartës.
Karta mund të përdoret për blerje në POS në çdo pikë ku pranohen karta Mastercard. Për këtë sigurohu paraprakisht që:
- Ke balancë të mjaftueshme në kartë.
- Karta dhe llogaria jote janë aktive.
- POS-i punon dhe ka lidhje interneti.
Për çdo rast, na kontakto tek [email protected] me të dhënat e tua dhe të dhënat e transaksionit të dështuar.
- Çdo përdorues ka të drejtë të porosisë deri në dy karta Pago+.
- Kartat Pago+ paguhet vetëm një herë dhe kushton 500 lekë.
Karta Pago+ lëshohet në emrin e zotëruesit të llogarisë primare dhe ai mban të gjithë përgjegjësinë për transaksionet e kryera me të, edhe kur ajo përdoret nga fëmija apo anëtarë të tjerë të familjes. - Zotëruesi i llogarisë është përgjegjës për vendosjen e limiteve të shpenzimeve dhe monitorimin e përdorimit të kartës Pago+.
- Nëse e gjen kartën përsëri, mund ta riaktivizosh kartën pa problem.
- Nëse të ka humbur vërtet ose ta kanë vjedhur, mund ta raportosh brenda aplikacionit për ta anuluar kartën dhe ne do t’i njoftojmë prindin tënd për të porositur një kartë të re.
- Kyçu në aplikacion.
- Shko tek ‘Konfiguro’.
- Kliko ‘Siguria’.
- Ndrysho fjalëkalimin.
- Kliko butonin ‘Kam harruar fjalëkalimin’.
- Do të marrësh një SMS verifikimi me një kod përkatës.
- Vendos kodin tek fusha e kërkuar.
- Kyçu në aplikacion.
- Shko tek ‘Konfiguro’.
- Kliko ‘Siguria’.
- Ndrysho kodin PIN.
- Kliko butonin ‘Kam harruar kodin PIN’.
- Vendos numrin personal siç gjendet në dokumentin e identifikimit me të cilin je regjistruar në Pago dhe konfirmoje.
Përditësimi i dokumentit shërben për të vendosur një dokument të ri në rast skadence të dokumentit ekzistues apo ndryshimit të tij.
Ndiq udhëzimet e mëposhtme:
- Hyr në aplikacion.
- Shko tek ‘Konfiguro’.
- Kliko tek ‘Siguria’.
- Përditëso dokumentin identifikues.
Sigurohu që në momentin e këtij procesi të kesh dokumentin e identifikimit fizikisht dhe dritë mjaftueshëm. Pastro pjesën e kamerës së celularit dhe shmang reflektimin e dritës që dokumenti të lexohet qartë.
Numri i telefonit është identifikues unik i individit, prandaj për ta bërë këtë ndryshim, dërgo një kërkesë me email tek [email protected].
Shto numrin e ri që do të ndryshosh, adresën e email-it, numrin e llogarisë që ke në Pago dhe 4 karaktëret e fundit të numrit tënd personal.
Të lutem nis një kërkesë me email tek [email protected]. Shto adresën e re që dëshiron të ndryshosh, numrin e telefonit tënd, numrin e llogarisë që ke në Pago dhe 4 karakteret e fundit të numrit tënd personal.
Nëse të ka humbur ose të është vjedhur pajisja/telefoni ku ke të shkarkuar Pago, ndiq hapat e mëposhtëm për të siguruar llogarinë tuaj.
Sa më shpejt të mundesh, merr nga një mik apo i afërmi yt një telefon dhe shkarko Pago që të mund të hysh në llogarinë tënde rrjedhëse. Më pas ndiq një nga dy zgjidhjet e mëposhtme:
- Ndrysho kodin PIN në aplikacionin celular të Pago:
- Kliko ikonën e profilit tënd në këndin e sipërm majtas të ekranit
- Kliko “Siguria”
- Shko tek “Ndrysho kodin PIN”
- Ndiq udhëzimet që të jepen në app
- Kliko “Konfirmo”
- Raporto çdo aktivitet të dyshimtë.
Nëse ke vënë re përpjekje shtesë për hyrje në llogarinë tënde, të lutem na kontakto tek [email protected] ose shiko transaksionet e tua dhe raportoni çdo transaksion që duket i dyshimtë.
Shënim: Në rast se telefoni yt është vjedhur apo ka humbur, një tjetër veprim që mund të të ndihmojë për mbrojtjen e llogarisë tënde Pago është duke bllokuar menjëherë numrin tënd të telefonit tek operatori yt telefonik.
Kjo bëhet me qëllim që personi që të ka vjedhur telefonin të mos ketë mundësinë e ndryshimit të fjalëkalimit Pago me kodin SMS që merr në numrin tënd të telefonit.
Për bizneset PF (Person Fizik):
- Ekstrakt historik të Regjistrit Tregtar të lëshuar nga e-Albania.
- Dokument identifikimi për përfaqësuesin ligjor dhe pronarin përfitues (një kopje e kartës së identitetit në të dyja faqet ose kopje e pasaportës).
- Certifikata e regjistrimit të shoqërisë (NUIS/NIPT) të lëshuar nga e-Albania
Për bizneset SHPK dhe SHA:
- Statuti dhe Akti i themelimit.
- Ekstrakt historik të Regjistrit Tregtar të lëshuar nga e-Albania.
- Dokument identifikimi për përfaqësuesin ligjor dhe pronarët përfitues që zotërojnë mbi 25% direkt dhe indirekt të shoqërisë (një kopje e kartës së identitetit për secilin në të dyja faqet ose kopje e pasaportës).
- Certifikata e regjistrimit të shoqërisë (NUIS/NIPT) të lëshuar nga e-Albania.
- Ekstrakt historik i regjistrit të pronarit përfitues nga e-Albania.
Tarifat dhe komisionet e POS
TIPI I KARTËS | KOMISIONI | DATË VALUTA (ditë pune) | KOMISION MINIMAL |
Domestic Card | 2.2% | +14 për kartat mastercard | 25 lekë |
International Card | 2.4% | +14 për kartat mastercard | 25 lekë |
- Tarifë Mirëmbajtjeje vjetore: 5000 lekë/vit
- Kthim Shume: 1000 lekë/incident
- Tarifë Inaktiviteti: 3000 lekë/muaj
- Tarifë POS: 5000 lekë/një-herë
- Dëmtim humbje 18000 lekë
Tarifat dhe komisionet e Pago VPOS e-Commerce
Shërbimi për funksionet e plota, përfshire Card on File (CoF) dhe pagesat periodike (subscription), paguhet vetëm një herë për website.
Referojuni tabelës së mëposhtme:
TIPI I KARTËS | KOMISIONI | DATË VALUTA (ditë pune) | KOMISION MINIMAL |
Pago/Fibank | 1.99% | +14 Mastercard
+45 Visa |
25 lekë |
Domestic Card | 2.69% | +14 Mastercard
+45 Visa |
25 lekë |
International Card | 2.99% | +14 Mastercard
+45 Visa |
25 lekë |
- Tarifë implementimi 100 Euro
- Tarifë standarte shërbimi 240 Euro/vit
- Shërbimi i nënshkrimit falas
- Personalizim i website të VPOS 50 Euro/Modifikim
- Mbyllje/Modifikim POS 25 Euro
- Tarifë kthim shume të pjesshme 5 Euro
- Kolateral sipas vlerësimit
Transferta dalëse në Lekë brenda Republikës së Shqipërisë (AIPS) dhe AECH) | |
Transferta drejt Fibank | 100 Lekë |
nën 100,000 Lekë (AECH) datë valutë normale D+ 2 | 100 Lekë |
nën 100,000 Lekë (AECH) datë valutë normale D | 300 Lekë |
100,000 deri në 1,5 mln Lekë (AECH) datë valutë normale D+2 | 500 Lekë |
100,000 deri në 1,5 mln Lekë (AECH) datë valutë normale D | 600 Lekë |
mbi 1.5 mln Lekë datë valutë normale D+2 | 500 Lekë |
mbi 1.5 mln Lekë datë valutë normale D | 800 Lekë |
Transferta dalëse në Euro brenda Republikës së Shqipërisë |
|
Transferta dalëse në Euro brenda Republikës së Shqipërisë
min. 6 Euro – max. 50 Euro |
0.15% |
- Kyçuni në aplikacion.
- Shkoni tek ‘Konfiguro’.
- Klikoni ‘Siguria’.
- Ndryshoni fjalëkalimin.
- Klikoni butonin ‘Kam harruar fjalëkalimin’.
- Do të merrni një SMS verifikimi me një kod përkatës.
- Vendosni këtë kod tek fusha e kërkuar.
- Kyçuni në aplikacion.
- Shkoni tek ‘Konfiguro’.
- Klikoni ‘Siguria’.
- Ndryshoni kodin PIN.
- Klikoni butonin ‘Kam harruar kodin PIN’.
- Vendosni numrin personal siç gjendet në dokumentin e identifikimit me të cilin jeni regjistruar në Pago dhe konfirmojeni.
- Hyni në aplikacion.
- Shkoni tek ‘Konfiguro’.
- Klikoni tek ‘Siguria’.
- Përditësoni dokumentin identifikues.
Shtoni adresën e re që doni të ndryshoni, numrin e telefonit tuaj, numrin e llogarisë që keni në Pago dhe 4 karakteret e fundit të numrit tuaj personal.
1.Ndrysho kodin PIN në aplikacionin celular të Pago:
- Klikoni ikonën e profilit tuaj në këndin e sipërm majtas
- Klikoni “Siguria”
- Shkoni tek “Ndrysho kodin PIN”
- Ndiqni udhëzimet që ju jepen në app
- Klikoni “Konfirmo”
2.Raportoni çdo aktivitet të dyshimtë
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025