KOMISIONET E KARTAVE DEBIT PERSONAL
Komisionet për tërheqje CASH
- Tërheqje CASH në ATM të Rrjetit Pago deri në 3 tërheqje në muaj kalendarik – pa pagesë;
- Tërheqje CASH në ATM të Rrjetit Pago duke filluar nga tërheqja e katërt (4-ët) e më shumë në një muaj kalendarik – 50 Lekë për çdo tërheqje;
- Tërheqje CASH në ATM jo të Rrjetit Pago brenda vendit – 100 Lekë për Kartat Debit Personal dhe 160 Lekë për Kartat Debit Biznes;
- Tërheqje CASH në ATM jo të Rrjetit Pago jashtë Republikës së Shqipërisë – 200 Lekë për Kartat Debit Personal dhe 250 Leke për Kartat Debit Biznes. Kësaj vlere i shtohet komisioni që aplikon institucioni financiar që kryen transaksionin. Ky informacion shfaqet në ekranin e ATM që kërkoni të kryeni tërheqjen. Ky është një komision që kushtëzon kryerjen e tërheqjes e cila është e ndryshme në Institucione Financiare të ndryshme jashtë Republikës së Shqipërisë mbi të cilin nuk mund të ushtrohet kontroll nga Rubicon Sh.a si lëshuese e kartës PAGO. Nëse pranoni të kryeni tërheqjen llogaria juaj debitohet me shumën që keni kërkuar të tërhiqni duke shtuar komisionin që aplikon Institucioni Financiar jashtë Republikës së Shqipërisë plus komisionin fiks prej 150 Lekë që aplikon Rubicon Sh.a si lëshues i kartës PAGO.
Komisionet për blerje:
- Blerje në POS të Rrjetit Pago – pa pagesë;
- Blerje në POS jo të Rrjetit Pago brenda vendit – pa pagesë;
- Blerje në POS jo të Rrjetit Pago jashtë vendit – pa pagesë;
- Blerje nëpërmjet internetit – pa pagesë;
Komision për verifikim balance në ATM
- Verifikim balance në ATM -të e Rrjetit Pago – 30 Lekë;
Komision për ndryshim PIN-i në ATM
- Ndryshim i PIN-it në ATM -të e Rrjetit Pago – 30 Lekë
- Ndryshim i PIN-it në ATM të bankave të tjera – nuk ofrohet;
Komisionet për pritnim/riprintim karte/PIN-i
- Printim karte fizike me kërkesë të klientit – 1 000 Lekë;
- Riprintim karte fizike me kërkesë të klientit – 1 000 Lekë;
- Printim karte fizike me kërkesë të klientit me moshë 18-23 vjeç – 800 Lekë;
- PIN-i do dërgohet në app PAGO – pa pagesë;
Komisionet e mirëmbajtjes
- Komision vjetor mirëmbajtjeje: 0;
Limite
- Limiti i tërheqjes nga ATM – 70 000 Lekë në 24 orë;
- Deri në shumën 4 000 Lekë me NFC nuk ka nevojë për PIN;
- Limiti maksimal ditor i përdorimit në POS – 200 000 Lekë;
- Limiti maksimal ditor në internet – 150 000 Lekë;
Vëmendje: Për çdo ndryshim që do ndodhë në kushtet e sipërpërmendur, klientët do njoftohen 30 ditë përpara ndryshimeve, nëpërmjet email, sms ose in-app.
Version 1.4 – 26.10.2023