Zëvendësoni Paratë Cash me Pago+
Pajisuni me një kartë të dytë debiti, vendosni limite shpenzimesh, monitoroni transaksionet në kohë
reale dhe dërgoni para për nevoja të papritura fëmijëve tuaj. Konceptuar për fëmijët, kontrolluar nga prindërit

Pse Pago+ ?
Një aplikacion që ofron kontroll dhe siguri për prindërit si dhe edukim financiar për gjeneratat e reja. Prindërit vendosin limite ose dërgojnë para dhe fëmijët nuk gjenden kurrë në vështirësi.
Pago+ FAQ
Ky aplikacion është konceptuar si një produkt për fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën për të pasur një llogari bankare, por mund të përdoret nga çdo anëtar i familjes.
Pago+ lejon çdo përdorues të Pago të pajiset me një kartë të dytë debiti, të cilën mund t’ia dorëzojë fëmijës për përdorim. Përmes kësaj karte mund të zëvendësoni paratë cash për shpenzimet ditore ose mujore, vendosni limite shpenzimesh, monitoroni transaksionet në kohë reale dhe dërgoni para për nevoja të papritura.

Çdo përdorues aktiv që ka një kartë debiti Pago mund të aplikojë për kartën Pago+, e cila aktivizohet pas aplikimit për kartën primare.
- Çdo përdorues ka të drejtë të porosisë deri në dy karta Pago+. Kartat Pago+ për momentin ofrohen falas, deri në një komunikim të dytë.
- Karta Pago+ lëshohet në emrin e zotëruesit të llogarisë primare dhe ai mban të gjithë përgjegjësinë për transaksionet e kryera me të, edhe kur ajo përdoret nga fëmija apo anëtarë të tjerë të familjes.
- Zotëruesi i llogarisë është përgjegjës për vendosjen e limiteve të shpenzimeve dhe monitorimin e përdorimit të kartës Pago+.
Pago+ nuk është vetëm një aplikacion i thjeshtë pagese, por edhe një mjet edukativ që synon të të ndihmoj për të kuptuar dhe menaxhuar paratë e tua.
Me Pago +, edhe pse nën 18, ti do të kesh qasje në një aplikacion të dedikuar që të tregon shpenzimet në kohë reale.
Do të përfitosh kartën tënde Pago + për të kryer blerje kudo, pasi prindërit të të kenë hapur llogarinë. Bëj transaksione online dhe në dyqane ose tërhiq para nga bankomatet e disponueshme.

Për ne, siguria dhe mbrojtja e parave tuaja janë prioriteti ynë i parë. Nëse prindërit tuaj dëshirojnë të dinë më shumë rreth kësaj, ju rekomandojmë t’i drejtoheni faqes tonë të FAQ.
Kur të bëhesh 18 vjeç, mund të vazhdosh të përdorësh llogarinë Pago+ deri në ditëlindjen tënde të 19-të ose deri sa të skadojë karta jote. Ne nuk do të lëshojmë kartë të re Pago+ pasi të kesh mbushur moshën.
Pasi të mbushësh 18 vjeç, mund të regjistrohesh për një llogari personale Pago, kështu që do të mund të shfrytëzosh të gjitha funksionalitetet dhe produktet që ofrojmë.
Pasi të mbushësh 18 vjeç, mund të regjistrohesh për një llogari personale Pago, kështu që do të mund të shfrytëzosh të gjitha funksionalitetet dhe produktet që ofrojmë.
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025