Pagesa faturash dhe abonimesh
Paguaj faturat dhe abonimet në Pago dhe kurse kohë e mundim. Me vetëm një veprim, pa radhe dhe pa vonesa, pagesat e faturave reflektohen menjëherë dhe abonimet aktivizohen në çast.

Shërbimet që paguhen në Pago
Faturat e Energjisë Elektrike
Paguaj faturat e energjisë elektrike në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë, pa pasur nevojë të vizitosh zyrat e shërbimit.
Faturat e Ujit
Paguaj faturat e ujit në 12 bashki të vendit.
Faturat e Telefonisë Celulare
Paguaj faturat dhe kryej rimbushjet për operatorët e telefonisë celulare Vodafone e One.
Platformat Televizive
Me Pago, mund të paguash faturat për shërbimet televizive Tring dhe Digitalb, për të rinovuar abonimin pa humbur asnjë nga programet e tua të preferuara.
Internet me Digicom
Paguaj faturat për shërbimin e internetit me Digicom, për të mbajtur lidhjen tuaj të internetit të sigurt dhe pa ndërprerje.
Gjobat e Policisë Rrugore
Shmang vonesat dhe shqetësimet e mëtejshme, duke paguar gjobat rrugore menjëherë nga aplikacioni Pago.
Avantazhet
Paguaj faturat e energjisë elektrike, ujit, telefonisë celulare, internetit, televizionit dhe gjobat e policisë në një aplikacion të thjeshtë dhe të sigurt, pa radhë dhe humbje kohe. Menaxho të gjitha pagesat nga një vend i vetëm — thjesht, shpejt dhe sigurt.
- Shpejtësi dhe Lehtësi: Paguaj të gjitha faturat dhe shërbimet e tua në një vend, me vetëm disa veprime.
- Komision zero për të gjitha pagesat, përveç gjobave të Policisë Rrugore.
- Siguri dhe Mbikëqyrje e Financave: Monitoro pagesat në kohë reale dhe sigurohu që çdo faturë të jetë paguar në afat.
- Cashback: Merr mbrapsht përqindje të pagesave të tua, duke u bërë pjesë e programit Paga me Pago. Kliko këtu për të mësuar më shumë.
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025