Pagesa me link
Ky shërbim i vjen në ndihmë bizneseve të vogla dhe shitësve në rrjetet sociale që nuk kanë mundësinë të krijojnë nje website e-commerce. Gjeneroni një link në Pago duke specifikuar vlerën dhe dërgojani blerësit që ta paguajë me kartë ose nga llogaria e tij Pago.

Përfitimet
Me funksionin “Pagesa me link”, ju filloni të shisni online dhe të pranoni pagesa me kartë ose nga llogaritë Pago, në pak minuta.
Pa nevojë për integrim
Filloni të shisni menjëherë duke gjeneruar linkun e pagesës nga Pago, pa pasur nevojë për të ndërtuar platformën tuaj.
Paguheni shpejt
Ndryshe nga shitjet me “Cash on delivery”, me këtë mënyrë ju i merrni paratë në llogari jo më vonë se dita pasardhëse e punës.
Komoditet dhe siguri
Pranimi i pagesave me link është një mënyrë komode dhe e sigurt, pa riskun e transportit dhe administrimit të parave cash.
Çfarë duhet të bëni?
Pajisuni me llogari falas në Pago për subjektin tuaj, duke paraqitur dokumentacionin e mëposhtëm në [email protected]. Ne do t’ju kontaktojmë për hapat e mëtejshëm.
Për Person Fizik:
- Certifikatë regjistrimi dhe Ekstrakt historik të Regjistrit Tregtar të lëshuar nga e-Albania
- Dokument Identifikimi (kopje e kartës së identitetit në të dyja faqet ose kopje e pasaportës)
Për sh.p.k. ose sh.a.:
- Statuti dhe Akti i themelimit
- Certifikatë regjistrimi dhe Ekstrakt historik të Regjistrit Tregtar të lëshuar nga e-Albania
- Dokument Identifikimi të Përfaqësuesit Ligjor dhe pronarëve përfitues të shoqërisë (kopje e kartës së identitetit për secilin në të dyja faqet ose kopje e pasaportës)
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025