Pago OmniChannel
Me zgjidhjen OmniChannel të Pago, ju e shndërroni telefonin tuaj Android në një mjet që plotëson të gjitha nevojat tuaja për shitjet: nga gjenerimi i faturës, te pranimi i pagesave me link, kod QR, Open Banking ose karta debiti e krediti.

1
Pranim pagesash me kod QR
Tregëtari gjeneron në mënyrë dinamike kodin QR dhe ia paraqet klientit që paguan duke e skanuar nga aplikacioni Pago.
2
Pranim pagesash me link
Tregtari krijon një link nga aplikacioni dhe ia dërgon blerësit përmes çdo kanali komunikimi, duke e bërë pagesën të thjeshtë dhe të automatizuar.
3
Pranim pagesash me Mastercard dhe Visa
Zgjidhja Pago OmniChannel shndërron çdo telefon Android në një terminal POS, duke mundësuar pranimin e pagesave ma karta krediti dhe debiti, që kanë të aktivizuar opsionin contactless. Në këtë mënyrë, ju nuk keni nevojë të pajiseni me terminal tradicional POS. Kjo zgjidhje i përshtatet çdo biznesi, por është zgjidhja optimale për bizneset e vogla dhe ato që punojnë në lëvizje (taksi, shpërndarje, etj.).
4
Lëshim faturash
Falë integrimit me devPOS, zgjidhja Omnichannel e Pago, mundëson lëshimin e faturave nga e njëjta pajisje Android, dhe pranimin e pagesës me një nga mënyrat e mësipërme, sigurisht duke ofruar edhe mundësinë e faturimit për pagesa me para në dorë.
Përfitimet
Aktivizim i shpejtë
Me Pago Omnichannel ju aktivizoni në një pajisje me një proces të lehtë dhe të unifikuar pranimin e pagesave me kartë, me kod QR, me link dhe fiskalizimin.
Zgjidhje praktike
Vetëm me një telefon Android, ju kryeni të gjitha proceset e nevojshme të shitjeve dhe pranimit të pagesave.
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025