Faturat e fiskalizuara
Pago ju mundëson të lidhni llogarinë tuaj me sistemin e fiskalizimit, për t’u informuar për faturat e blerjes dhe për t’i paguar ato nëpërmjet aplikacionit, me vetëm një veprim.

Një zgjidhje unike në tregun shqiptar
- Kombinimi Pago – devPOS ofron një zgjidhje unike, që thjeshton dhe shpejton procesin e pagesës së faturave për ju.
- Shihni faturat e blerjes në çdo kohë nga llogaria e biznesit në aplikacionin Pago. Paguani me një veprim, duke zgjdhur një prej llogarive bankare të listuara në faturë nga shitësi.
Si duhet të veproni
Ky funksionalitet do të jetë aktiv në gjysmën e dytë të vitit 2025. Për ta aktivizuar atë, ju duhet të kontaktoni përfaqësuesin tuaj të shitjeve në Pago dhe duhet të keni një kontratë me devPOS.
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025