
POSĺ,
më shumë zgjidhje për një klientelë në rritje, më shumë mundësi për ty.
Pajisu me terminal POS
Nëse je një biznes i vogël apo i mesëm me prezencë fizike në Shqipëri, që operon në sektorin e ushqimoreve, hoteleve, bareve, restoranteve apo taksive, dhe nuk ke patur një terminal POS më parë, apliko për programin POSÍ nëpërmjet Pago dhe përfito një terminal POS falas për 12 muaj me zero tarifa për transaksionet me kartë deri në 20,000 Euro.
Programi i Përshpejtimit të Pranimit të Pagesave Digjitale
POSÍ – Programi i Përshpejtimit të Pranimit të Pagesave Digjitale nga Mastercard në Shqipëri, në mbështetje të bizneseve,
ka për qëllim zgjerimin e rrjetit të pranimit të pagesave elektronike në vend duke shpërndarë deri në 3,000 pajisje POS për periudhën 1 maj 2026 – 30 prill 2027.
Bizneset në sektorët e: Dyqaneve ushqimore, Hotele, Restorante & Kafene, dhe Taksi. Tregtarët që nuk kanë pasur më parë pajisje POS. Tregtarët me dyqane fizike.
Çdo tregtar mund të nënshkruajë marrëveshje vetëm me një bankë përfituese. Mund të marrë vetëm një pajisje POS falas (çdo MCC i ndryshëm llogaritet si tregtar i veçantë).
Për të mbetur aktiv, çdo pajisje POS duhet të realizojë të paktën katër transaksione Mastercard në çdo tremujor.
1- Pajisje POS falas për 12 muaj.
2- 0% komision për të gjitha transaksionet me kartë, deri në 20,000 Euro. Pas kësaj shume aplikohen komisione të paracaktuara në kontratë.
3- 15 euro bonus mujor në realizohen të paktën 20 transaksione me kartë në muaj.
Karta e debitit Mastercard, falas
Përtej programit POSÍ, Pago u ofron klientëve kartën e debitit Mastercard plotësisht falas: pa tarifë fillestare, pa komision mujor apo vjetor, dhe pa komision për blerjet. Në këtë mënyrë tregtarët kanë akses të menjëhershëm në fondet e gjeneruara nga shitjet e tyre për blerje në POS, pagesa online ose tërheqje cash, krahas trasnfertave standarde që mund të bëjnë nga aplikacioni Pago.
Integrimi me devPOS dhe çmime preferenciale për dev.al
Një nga avantazhet dalluese të Pago është integrimi me devPOS, sistemi i faturimit i përdorur nga rreth 27,000 subjekte biznesi. Një integrim dykahësh, unik në tregun shqiptar: vlera e faturës kalon automatikisht nga sistemi i fiskalizimit devPOS te terminali POS, ndërsa konfirmimi i pagesës kthehet menjëherë në devPOS, duke regjistruar të dhënat e transaksionit dhe duke eliminuar plotësisht rakordimet manuale në kontabilitet.
Për bizneset, kjo përkthehet në kursim kohe, më pak gabime dhe një proces pagese që shkurton ndjeshëm kohën e arkëtimit.
Përveç kësaj, klientët e Pago përfitojnë çmim preferencial për të gjitha produktet e dev.al, duke shtuar vlerën e ekosistemit të integruar.
Përfitime nga partnerët: Madcom dhe host.al
Pago zgjeron paketën e përfitimeve edhe nëpërmjet partnerëve të saj. Bizneset dhe individët përfitojnë:
20% zbritje në abonimet e partnerit Madcom (ofrues shërbimi interneti – ISP).
40% zbritje te partneri host.al, ofrues i shërbimeve të domain-eve dhe hosting-ut.
Këto përfitime synojnë të mbështesin sidomos bizneset e vogla që po dixhitalizojnë veprimtarinë e tyre, nga lidhja me internet deri te prezenca online.
Për Individë
Për Biznese
Rreth Kompanisë
Shkarko Tani
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025