
Këshilla për Kartën e Parë Debit për Fëmijën tuaj
Eshtë një hap i rëndësishëm t’i japësh fëmijës kartën e parë të debitit. Eshtë një zhvillim drejt pavarësisë së tij financiare dhe të qëndrueshme. Eshtë siguri e shtuar për prindin, i cili monitoron sasinë, llojin dhe vendin e shpenzimeve të fëmijës. Por, ky hap kërkon drejtimin tuaj të kujdesshëm. Për të siguruar se fëmija e përdor kartën në mënyrë të sigurtë, këtu janë disa këshilla të thjeshta sigurie:
1
Edukim bazik
Para se t’i jepni në dorë fëmijës kartën, sigurohuni se fëmija e kupton si funksionon ajo. Spjegojini që karta është e lidhur me llogarinë tuaj Pago dhe çdo veprim që fëmija bën me kartën ndikon tek llogaria, duke dërguar edhe njoftime në kohë reale tek prindi kur transksioni ka përfunduar. Ata duhet të jenë në gjendje të kuptojnë se cdo veprim që ata kryejnë është shpenzim i cili ul gjendjen e llogarisë.
2
Theksoni rëndësinë e sigurisë
Mësojini fëmijës rëndësinë dhe domosdoshmërinë për të mbajtur kartën dhe informacionin të sigurtë. Theksoni se ata nuk duhet ta ndjanë asnjëherë PIN ose kartën me asnjë prej miqve. Mësojuni atyre të memorizojnë mire PIN dhe mos ta shkruajnë në vende ku vëzhgohet nga të tjerët.
3
Përdorni Shërbimet Online me Mençuri
Nëse fëmija juaj ka qasje në shërbimet bankare online ose mobile, sigurohuni që ai të kuptojë se si t’i përdorë ato në mënyrë të sigurt. Udhëzojeni atë për krijimin e një fjalëkalimi të fortë dhe unik dhe rëndësinë e daljes pas çdo sesioni. Diskutoni rreziqet e përdorimit të Wi-Fi publik për aktivitete bankare dhe inkurajojeni atë të përdorë rrjete të sigurta
4
Caktoni ju limite për shpenzimet
Nëpërmjet llogarisë tuaj Pago, ju mund të vendosni limite shpenzimesh. Kjo jo vetëm që i ndihmon ata të menaxhojnë paratë e tyre, por edhe mbron llogarinë tuaj nga shpenzimet e tepërta. Ju jeni dhe mbeteni gjithmonë personi përgjegjës për veprimet që kryen fëmija juaj me kartën.
5
Monitoroni rregullisht aktivitetin e llogarisë suaj Pago
Rishikoni rregullisht aktivitetin e llogarisë dhe ju inkurajojmë që ta bëni këtë (kur ju e vlerësoni të arsyeshme) edhe me prezencën e fëmijës tuaj. Kjo i mëson ata si të njohin dhe lexojnë një deklaratë bankare dhe të dallojnë transaksionet. Duke i pare edhe vetë transaksionet që kanë kryer, i ndihmoni edhe ata për të kuptuar shpenzimet që kryejnë dhe të marrin vendime më të mira financiare
6
Po blerjeve online, por me kujdes!
Blerjet online janë komode, por mund të jenë të rrezikshme nëse nuk bëhen me kujdes. Mësojeni fëmijën tuaj të blejë vetëm në faqe të sigurta dhe të kërkojë elementë sigurie, të tilla si “https” në URL. Ai gjithashtu duhet të mësohet të njohë rreziqet e ruajtjes së detajeve të kartës në faqet e internetit.
Lutemi vizitoni informacionet këshilluese në Pago.al mbi Sigurinë e Kartave dhe Sigurinë në Internet dhe përpiquni t’ja transmetoni edhe fëmijës këtë informacion, për aq sa është e mundur.
7
Njoftimi i menjëhershëm për kartat e humbura / vjedhura
Mund të ndodhë që karta humbet apo vidhet! Sigurohuni që fëmija të dijë hapat që duhet të ndërmarrë nëse karta e tij humbet ose vidhet:
- Ai duhet të njoftojë menjëherë prindin, i cili monitoron llogarinë e tij Pago.
- Prindi njofton menjëherë Rubicon në +355 4 562 0560 ose [email protected]
Edhe nëse fëmija humbet PIN të kartës, ju lutemi orientojeni atë t’ju njoftojë menjëherë, me qëllim që ju të kontaktoni Ekipin Pago në mënyrat e komunikimit cituar më sipër.
8
Udhëhiqni me Shembull
Kini parasysh se ju jeni një model me mënyrën se si e përdorni kartën tuaj të debitit. Fëmijët shpesh mësojnë duke vëzhguar prindërit e tyre, prandaj tregoni zakone të mira! T’i mësoni fëmijës tuaj se si të përdorë me përgjegjësi një kartë debiti është një hap thelbësor në edukimin e tij financiar. Duke ndjekur këto këshilla sigurie, ju mund ta ndihmoni atë të zhvillojë zakone të shëndetshme financiare që do t’i shërbejnë për mirë në moshë madhore.
Për Individë
Për Biznese
Rreth Kompanisë
Shkarko Tani
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025