Siguria e kartave

Kini në vëmendje dy mënyra të shpejta komunikimi me Rubicon:

Rubicon është e përkushtuar për të rritur sigurinë e përdorimit të kartave tuaja. Gjithsesi mbrojtja e plotë është e pamundur pa njohjen dhe respektimin e disa rregullave nga ana juaj. 

1. Rregullat e përgjithshme

  1. Mos e lini kartën tuaj në vende të pasigurta dhe mos ja jepni askujt atë.
  2. Asnjëherë mos e mbani kartën dhe PIN në të njëjtin vend.
  3. Krijoni një PIN të sigurt dhe ndryshojeni atë sa më shpesh të jetë e mundur. Mos përdorni kode të cilat mund të gjenden lehtësisht nga mashtruesit (psh, 1111, 1234, etj).
  4. Mos ja bëni të ditur askujt kodin PIN, as punonjësve të Rubicon.
  5. Mbani numrin e telefonit +355 4 562 0560 dhe adresën e Rubicon [email protected] në mënyrë që të raportoni menjëherë humbjen e kartave apo veprimet mashtruese.
  6. Copëtoni ose prisni kartat e vjetra në vendin e numrit/chipit përpara se t’i hidhni.
  7. Kontrolloni rregullisht aktivitetin financiar të llogarisë suaj Pago.
  8. Njoftoni Rubicon kur ndryshoni adresë ose të dhënat personale.
  9. Raportoni menjëherë çdo transaksion të dyshimtë duke telefonuar Rubicon
  10. Kini vëmendjen te karta gjatë një transaksioni POS (në dyqane, restorante etj.) dhe merreni atë menjëherë sapo transaksioni të përfundojë.
  11. Mos i lini kartat tuaja në vende të pasigurta (makinë, punë etj).
  12. Mos ja lini askujt kartat tuaja. Në rast se dyshoni se PIN-i juaj njihet nga persona të paautorizuar ndryshoni menjëherë atë ose njoftoni Rubicon.

2. Këshilla për përdorimin në ATM.

Përdorimi i kartës në bankomat është një mënyrë komode dhe e thjeshtë për të marrë paratë. Sigurohuni që e bëni në mënyrën e duhur.

  1. Para përdorimit të ATM, kontrolloni nëse ka ndonjë pajisje të huaj, të vendosur mbi tastierën e ATM apo mbi lexuesin e kartës. Në rast se keni dyshime, mos e përdorni atë ATM dhe informoni menjëherë Rubicon.
  2. Ruani PIN-in tuaj nga vëzhgimi i të tjerëve, ndërkohë që kryeni veprimet në ATM.
  3. Në rast se dyshoni se PIN-i juaj mund të jetë kompromentuar, njoftoni menjëherë Rubicon dhe ndryshoni sa më shpejt PIN.
  4. Jini të kujdesshëm nëse dikush ofrohet t’ju ndihmojë ose udhëzojë dhe mos lejoni ndërhyrje gjatë kryerjes së transaksionit tuaj.
  5. Nëse karta juaj mbahet nga ATM ku po kryeni veprimin, njoftoni menjëherë Rubicon.

3. Këshilla për blerje në POS                                        

  1. Ruani PIN nga vëzhgimi i të tjerëve kur po kryeni një transaksion në POS.
  2. Mos e lini asnjëherë kartën jashtë vështrimit tuaj gjatë një blerje në POS.  Sigurohuni që karta të kalohet vetëm një herë.

4. Këshilla për blerje në Internet

  1. Sigurohuni që po përdorni një website të sigurt përpara se të kryeni pagesa përmes Internetit.
  2. Kontrolloni për një ikonë dryni në “status bar” të web-browser-it tuaj apo për “https/…” në adresën e faqes web ku po kryeni blerjen.
  3. Asnjëherë mos pranoni rekomandime ose këshilla nga palët e treta gjatë përdorimit të kartave.
  4. Kontrolloni për shenja që website i mbron të dhënat tuaja.
  5. Përdorni një filtër që ju paralajmëron faqet e internetit të dyshimta.
  6. Sigurohuni të kryeni blerje në tregtarë të pajisur me shërbimin 3D Secure.
  7. Nëse bleni me një link (lidhje) pagese, mos kliko kurrë mbi link-un nëse nuk je 100% i sigurt nga kush vjen.
  8. Merrni gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me çmimin, komisionet etj para se të finalizoni blerjen apo rezervimin online. Lexoni me kujdes kushtet dhe politikat e tregtarit, kushtet e dërgesave dhe kthimit të mallit të blerë, anullimit të veprimit, garancisë së produktit.
  9. Sigurohuni që shuma në faturën që po pranoni përmban të dhëna të sakta.
  10. Bëni gjithmonë “log-out” nga faqja e tregtarit pasi përfundoni transaksionin e blerjes.
  11. Mos u përgjigjni e-mail-eve / telefonatave nga tregtarë që kërkojnë të dhënat tuaja personale.
  12. Evitoni përdorimin e të dhënave tuaja në një kompjuter publik.

Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.

Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.

© All rights reserved Rubicon 2025