Këshilla sigurie në Internet
Çdo ditë, sidomos në Internet, rrezikon të jesh viktimë e mashtrimeve të ndryshme. Mbaj në vëmendje dy mënyra të shpejta komunikimi me Rubicon:
- Telefon +355 4 562 0560
- e-mail [email protected]
Rubicon është i përkushtuar për të rritur sigurinë e përdorimit të aplikacionit dhe faqeve tona web dhe për të parandaluar çdo përpjekje mashtrimi. Gjithsesi mbrojtja e plotë është e pamundur pa njohurinë dhe respektimin e disa rregullave nga ana juaj. Për të mbrojtur informacionin tuaj personal dhe financiar gjatë përdorimit të shërbimeve tona, ju lutemi ndiqni këto këshilla:
- Përdorni fjalëkalime të forta dhe unike. Mos përdorni të njëjtat fjalëkalime për llogari të ndryshme.
- Mos i ndani fjalëkalimin dhe kartat tuaja personale me askënd. Institucioni ynë nuk do t’ju kërkojë asjëherë fjalëkalimin., apo të dhena të tjera sensitive, si numri i kartës së identitetit, apo kartës së debitit.
- Kontrolloni që faqja është e sigurt (https://). Sigurohuni që lidhja është e koduar për të mbrojtur të dhënat tuaja.
- Mos klikoni në lidhje të dyshimta në email-e apo mesazhe. Kujdes nga tentativat për mashtrim (phishing / vishing).
- Dilni nga llogaria pas përdorimit.
- Mos kryeni veprime financiare në pajisje publike ose të përbashkëta.
- Mbani të përditësuar sistemin dhe aplikacionet në pajisjen tuaj. Përditësimet shpesh përfshijnë rregullime sigurie.
- E-mailet që dërgon Rubicon dhe Ekipi Pago, janë gjithmonë nga domain [@rbcn.al] ose [@pago.al]
DISA RREZIQE NË INTERNET
1. PHISHING
Phishing është një praktikë e paligjshme e kryer nga persona me qëllime dashakeq (phisher) të cilët kontaktojnë përdoruesit përmes email-it, SMS, WhatsApp apo edhe telefonatave. Mesazhet e dërguara nga “phishers” mund të jenë të ngjashëm, në grafikë dhe në përmbajtje, me ata të Rubicon duke u përpjekur të vjedhin informacion konfidencial dhe sensitiv. Sigurohu të mos i hapësh këto mesazhe, sepse nëpërmjet tyre, mund të të kërkohet të:
- Klikosh në një link që të drejton në një kopje fiktive të faqes zyrtare të Rubicon;
- shkarkosh një aplikacion të kompromentuar;
- hapësh një e-mail nga një adresë e dyshmitë, apo me gabime;
- vendosësh kredencialet e tua, të dhëna për kryerje pagesash, apo të dhëna personale në mënyra të ndryshme, të gjitha për qëllime mashtruese.
2. VISHING
Vishing (Voice Phishing) është një lloj phishing që ndodh përmes telefonatave, ku sulmuesit përpiqen të marrin informacionin tuaj personal. Mashtruesit ju kontaktojnë përmes telefonit dhe prezantohen si përfaqësues të një banke, apo institucioni financiar, përfaqësues qeveritar, ose një kompanie të njohur, të cilët përdorin teknika për të krijuar frikë ose urgjencë, si psh. pretendimet për transaksione të dyshimta në llogarinë tuaj, një pagesë që duhet të bëhet menjëherë ose rreziku i mbylljes së llogarisë tuaj. Për t’u mbrojtur nga vishing:
- verifikoni telefonuesin,
- bllokoni numrin nga ka ardhur thirrja,
- skano rergullisht pajisjen.
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025