Integrim me devPMS
Pranoni rezervime në website-in e hotelit tuaj, pa u varur nga platforma të treta dhe pa paguar komisione të larta ndërmjetësimi.

Falë integrimit devPMS – Pago, ju mund të pranoni rezervime në website-in e hotelit tuaj, pa u varur nga platforma të treta dhe pa paguar komisione të larta ndërmjetësimi. Rezervimi bëhet drejtpërdrejt nga faqja e hotelit, duke përditësuar disponueshmërinë në kohë reale, me çmime të sinkronizuara automatikisht dhe konfirmim të menjëhershëm për klientin. Me integrimin me Pago, procesi i pagesës bëhet i thjeshtë, i sigurt dhe i shpejtë. Klientët tuaj mund të paguajnë online me kartë Mastercard ose Visa, ndërsa hoteli juaj përfiton nga arkëtimi i automatizuar, reduktimi i anulimeve dhe një eksperiencë më profesionale për vizitorët.
Rezervimet direkte përmes devPMS dhe Pago, nuk janë vetëm një funksion shtesë, por një kanal i ri shitjeje, një përmirësim i fortë i brand-it të hotelit dhe një hap konkret drejt digjitalizimit dhe rritjes së të ardhurave. Një website që shndërrohet në motor shitjeje, jo thjesht në një faqe informuese.
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025