Pago POS + devPOS
Një zgjidhje unike në treg që kombinon POS-in për pranim pagesash me kartë, me devPOS për fiskalizim faturash, në një pajisje të vetme.

Një terminal për të gjitha nevojat e shitjes
- Fiskalizoni faturat tuaja: Pavarësisht nëse fatura do të paguhet me kartë, cash apo bankë.
- Pranoni pagesë me kartë: Vetëm nëse zgjidhni kartën e debitit ose kreditit si mënyrë pagese, terminali automatiksiht do t’ju kërkojë të afroni ose fusni kartën.
- Kurseni kohë dhe gabime: POS-i aktivizohet automatikisht me vlerën e faturës pa qënë nevoja që ju ta vendosni atë manualisht për së dyti.
- Pranoni pagesa edhe pa faturë: Nësë për një arsye të caktuar nuk mundeni ose nuk duhet të lidhni pagesën me një faturë të re, ju mund të pranoni pagesë duke vendosur vlerën e saj manualisht.
Dokumentacioni i nevojshmëm
Për çelje llogarie dhe pajisje me POS
Për Person Fizik:
- Certifikatë regjistrimi dhe Ekstrakt historik të Regjistrit Tregtar të lëshuar nga e-Albania
- Dokument Identifikimi (kopje e kartës së identitetit në të dyja faqet ose kopje e pasaportës)
Për sh.p.k. ose sh.a.:
- Statuti dhe Akti i themelimit
- Certifikatë regjistrimi dhe Ekstrakt historik të Regjistrit Tregtar të lëshuar nga e-Albania
- Ekstrakt të pronarëve përfitues të lëshuar nga e-Albania
- Dokument Identifikimi të Përfaqësuesit Ligjor dhe pronarëve përfitues të shoqërisë (kopje e kartës së identitetit për secilin në të dyja faqet ose kopje e pasaportës)
- Formulari bashkëngjitur i firmosur dhe vulosur
Shënim: Dokumentet e nxjerra nga portali e-Albania duhet të jenë të 15 ditëve të fundit.
Për procesin e fiskalizimit
- Vërtetim xhiroje i vitit të fundit, për të përcaktuar çmimin e abonimit (nuk nevojitet nëse jeni biznes i madh)
- Formularin bashkëngjitur të plotësuar me informacionet nga portali self-care
- Certifikatën elektronike të fiskalizimit dhe fjalëkalimin
Kontaktoni në [email protected] ose +355 45 620 461 për të aktivizuar llogarinë tuaj.
Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.
Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.
© All rights reserved Rubicon 2025
