Bashkohuni me përfitimet Visa Infinite

Ofroni një përfitim ekskluziv për kartëmbajtësit Pago Visa Infinite dhe ekspozohuni drejt një kategorie premium klientësh.

Karta Pago Visa Infinite
Pse të bashkoheni

Klientë premium, pa kosto marketingu

Kartëmbajtësit Visa Infinite udhëtojnë shpesh, shpenzojnë më shumë dhe kërkojnë shërbim cilësor. Ky program i ekspozon ndaj biznesit tuaj.

Arrini klientë premium

Klientë me fuqi të lartë blerëse, që zgjedhin ku shpenzojnë bazuar te përvoja.

Ekspozim falas

Biznesi juaj promovohet në aplikacionin Pago dhe në komunikimet me kartëmbajtësit.

Klientë që rikthehen

Një ofertë ekskluzive është arsye e fortë për t’ju zgjedhur dhe për t’u rikthyer.

Krahas markave globale

Biznesi juaj shfaqet në të njëjtin program me disa nga markat më të njohura në botë.

Oferta juaj

Ju vendosni çfarë ofroni

Zgjidhni një përfitim që përshtatet me biznesin tuaj. Disa shembuj:

Zbritje në faturë Cashback Kredit për blerjen e radhës Produkt ose shërbim falas Upgrade Rezervim prioritar

Oferta mund të ndryshohet ose pezullohet sipas kushteve të marrëveshjes së partneritetit.

Si funksionon

Tre hapa

  • Aplikoni

    Plotësoni formularin më poshtë duke specifikuar ofertën.

  • Përzghjedhja

    Nëse oferta juaj vlerësohet e vlefshme për programin, ju do të kontaktoheni brenda 3 ditësh pune dhe bashkarisht do të përcaktojme modalitetet e saj.

  • Mirëpritni klientët

    Oferta aktivizohet dhe biznesi juaj shfaqet në listën e partnerëve.

Programi Visa Infinite

Në krah të përfitimeve ndërkombëtare

Biznesi juaj bëhet pjesë e të njëjtit program që u ofron kartëmbajtësve:

Lounge VIP në aeroporte

Mbi 1,200 lounge në mbarë botën përmes DragonPass.

Fast Track

Kalim më i shpejtë në kontrollet e sigurisë.

Sigurim udhëtimi

Mbulim deri në 2.5 milionë USD për familjen.

Hotele luksoze

Privilegje në Visa Luxury Hotel Collection.

Partnerë ndërkombëtarë

Oferta nga Booking.com, Agoda, AVIS, SIXT dhe IHG.

Biznesi juaj

Përfitime lokale, këtu në Shqipëri.

Pyetje të shpeshta

Keni pyetje?

A ka kosto pjesëmarrja?

Pjesëmarrja në program është falas. Kostoja e vetme është përfitimi që zgjidhni t’u ofroni klientëve.

A duhet të përdor devPOS?

Jo detyrimisht, por integrimi midis Pago dhe devPOS, mund të lehtësojë aplikimin e ofertave duke automatizuar procese.

Si e dalloj që klienti ka kartë Visa Infinite?

Karta Visa Infinite e lëshuar nga Pago është lehtësisht e dallueshme. Kusht për përfitimin e ofertës është që pagesa për produktin ose shërbmin e marrë të paguhet me këtë kartë.

A mund ta ndryshoj ose ndaloj ofertën?

Afatet dhe kushtet e ofertës do të dakordësohen në marrëveshjen e bashkëpunimit.

Si promovohet biznesi im?

Në listën e përfitimeve për kartëmbajtësit Visa Infinite në aplikacionin Pago dhe në website-n pago.al, dhe në komunikime të ndryshme (newsletter, postime në rrjetet sociale, push notifications, etj.).

Apliko

Bëhuni partner i Pago për me ofertën tuaj për kartëmbajtësit Visa Infinite

Plotësoni të dhënat dhe ekipi ynë ju kontakton për të përcaktuar ofertën.

Preferoni të komunikoni direkt me ne? Na shkruani në [email protected] ose na telefononi në +355 45 620 461.

    Duke dërguar formularin, pranoni që Pago t’ju kontaktojë në lidhje me programin dhe pranoni kushtet dhe termat e Rubicon sh.a. për përpunimin e të dhënave personale.