Siguri financiare
për të dashurit tuaj

Pago+ ështê një mundësi e re për t’iu ofruar liri financiare fëmijëve dhe familjarëve tuaj, duke ruajtur kontrollin dhe sigurinë.

Pago+

Rubicon, është i lumtur të prezantojë produktin e ri Pago+, një zgjidhje inovative për prindërit dhe shpenzimet e përditshme të fëmijëve të tyre. Pago+ lejon çdo përdorues të Pago, të pajisë fëmijën e tij me një kartë debiti të dytë, duke zëvendësuar paratë cash për shpenzimet ditore ose mujore.

Kontroll dhe siguri për prindërit

Përmes Pago+, prindërit kanë kontroll të plotë mbi mënyrën se si fëmijët e tyre shpenzojnë paratë. Ata mund të vendosin limite ditore për shpenzimet duke garantuar siguri të plotë. Në rastet e papritura, prindërit mund të dërgojnë para shtesë menjëherë përmes aplikacionit, duke siguruar që fëmijët e tyre të kenë gjithmonë mbështetje financiare kur iu nevojitet.

Edukimi financiar për gjeneratat e reja

Produkti Pago+ shkon përtej thjesht një mjeti pagese. Ai është gjithashtu një mjet edukativ që synon të përgatisë gjeneratat e reja për të kuptuar dhe menaxhuar financat e tyre. Fëmijët do të kenë qasje në një aplikacion të dedikuar që iu tregon atyre shpenzimet në kohë reale, duke i ndihmuar të zhvillojnë një ndjenjë përgjegjësie financiare që në moshë të re.

Pse të zgjidhni Pago+?

Pago+ është konceptuar si një produkt për fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën për të pasur një llogari bankare, por mund të përdoret për çdo anëtar të familjes. Pago+ ashtu si Pago është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje financiare të sigurt dhe të ndërgjegjshme për familjet shqiptare.

Qëndroni të informuar:

Prindërit mund të informohen për shpenzimet e fëmijëve të tyre në çdo kohë.

Siguri dhe lehtësi:

Shmangni rrezikun e mbajtjes së parave cash nga fëmijët dhe ofrojini atyre garanci duke pasur në çdo çast mundësinë për t’iu dërguar para shtesë.

Edukim i hershëm

Fëmijët mësojnë të menaxhojnë paratë e tyre përmes një aplikacioni intuitiv që pasqyron shpenzimet e tyre në kohë reale.

Si funksionon?

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të krijojë llogarinë e tij në Pago. Çelja e llogarisë bëhet onlinë nëpërmjet identifikimit në distancë. Pas krijimit të llogarisë, zotëruesi i saj mund të kërkojë të pajiset me kartën debitit Pago nga Mastercard, e cila është automatikisht e lidhur me llogarinë primare. Çmimi i kësaj karte është 1,000 lekë, dhe paguhet vetëm një herë. Karta e debitit Pago nuk ka komisione mujore ose vjetore mirëmbajtjeje dhe as komisione për blerjet në Shipëri, jashtë saj apo online.

Pas aplikimit për kartën primare, përdoruesit i aktivizohet mundësia për të porositur kartën Pago+ e cila lidhet me një llogari të dedikuar. Kartat Pago+ kushtojnë 500 lekë dhe njësoj si kartat primare, nuk kanë komision mbi blerjet dhe as tarife mujore apo vjetore mirëmbajtjeje.

Karta Pago+ lëshohet në emrin e zotëruesit të llogarisë primare dhe ai mban të gjithë përgjegjësinë për transaksionet e kryera me të, edhe kur ajo përdoret nga fëmija apo anëtarë të tjerë të familjes. Zotëruesi i llogarisë është përgjegjës për vendosjen e limiteve të shpenzimeve dhe monitorimin e përdorimit të kartës Pago+.

Këshilla për prindërit

Eshtë një hap i rëndësishëm t’i japësh fëmijës kartën e parë të debitit. Eshtë një zhvillim drejt pavarësisë së tij financiare dhe të qëndrueshme. Eshtë siguri e shtuar për prindin, i cili monitoron sasinë, llojin dhe vendin e shpenzimeve të fëmijës. Por, ky hap kërkon drejtimin tuaj të kujdesshëm. Për të siguruar se fëmija e përdor kartën në mënyrë të sigurtë, këtu 🔗 janë disa këshilla të thjeshta sigurie.

Pago është e regjistruar në Shqipëri si markë e Rubicon Sh.a.

Ne jemi të licencuar (Nr. 52, datë 22.01.2022) nga Këshilli i Mbikqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë si institucion financiar i parasë elektronike.

© All rights reserved Rubicon 2025