Emaili ynë është përkohësisht jashtë funksionit. Për shkak të ndërprerjes globale të shërbimeve të Microsoft, nuk po marrim dot email-et tuaja. Deri në zgjidhje, na kontaktoni në telefon ose në profilet tona zyrtare në rrjetet sociale. Pago nuk ju kërkon kurrë PIN, fjalëkalim apo kod verifikimi.

Si të paguani faturat e OSHEE-së online: Udhëzuesi i plotë!

faturat e OSHEE

Si të paguani faturat e OSHEE-së online: Udhëzuesi i plotë! Pagesa online e faturave të OSHEE-së e ka bërë jetën tonë të përditshme më të lehtë. Falë aplikacioneve moderne si Pago, pagesat e shërbimeve utilitare nuk janë më një problem që kërkon kohë pritjeje apo radhë në sportel. Kjo metodë e re ofron një mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe shumë praktike për të menaxhuar faturat e energjisë elektrike.

Përse duhet t’i paguani faturat e OSHEE online?

Kursimi i kohës: Pagesat utilitare përmes aplikacionit Pago eliminojnë nevojën për të pritur në radhë në sportelet e OSHEE-së. Një proces që më parë merrte kohë, tani kryhet me një klikim të thjeshtë në smartphone nga rehatia e shtëpisë suaj.

Disponueshmëria 24/7: Faturat e OSHEE-së mund të paguhen në çdo kohë të ditës dhe të javës. Ky fleksibilitet është veçanërisht i vlefshëm për personat që punojnë me orar të zgjatur ose që kanë përgjegjësi të tjera që i pengojnë të vizitojnë sportelet gjatë orarit zyrtar.

Siguria e transaksioneve: Aplikacioni Pago përdor teknologji të avancuara të enkriptimit për të mbrojtur të dhënat e pagesave utilitare. Çdo transaksion digjital për faturat e OSHEE-së është i sigurt dhe i mbrojtur nga sistemet më të reja të sigurisë digjitale.

Si të paguani faturën e OSHEE përmes aplikacionit Pago?

Hyrja në aplikacion: Hapni aplikacionin Pago në smartphone-in tuaj dhe bëni hyrjen me kredencialet tuaja. Nëse nuk keni llogari, regjistrimi është i shpejtë dhe i thjeshtë.

Navigimi në seksionin e faturave: Pas hyrjes, shkoni te seksioni “Utilitetet”. Ky seksion përmban të gjitha shërbimet e disponueshme e pagesave utilitare përfshirë edhe faturave të UKT-së për të cilat do flasim në një tjetër artikull..

Zgjedhja e OSHEE-së: Nga lista e shërbimeve të disponueshme, zgjidhni OSHEE. Aplikacioni do t’ju drejtojë në faqen e dedikuar për faturat e OSHEE online.

Regjistrimi i kontratës: Nëse është herë e parë që e përdorni shërbimin, do t’ju duhet të regjistroni kontratën tuaj të OSHEE-së. Futni numrin e kontratës që gjendet në faturën tuaj. Nëse keni përdorur shërbimin më parë, do t’ju shfaqet e sugjeruar vetë fatura përkatëse pa pasur nevojë që të kryeni ndonjë veprim shtesë.

Tërheqja automatike e të dhënave: Aplikacioni Pago do të tërheqë automatikisht të gjitha faturat e OSHEE=së online të papaguara që janë të lidhura me kontratën tuaj. Do të shfaqen të dhënat e detajuara duke përfshirë shumën për t’u paguar, afatin e pagesës, dhe çdo kamatë-vonese të mundshme.

Zgjedhja e faturës: Zgjidhni faturën specifike që dëshironi të paguani. Aplikacioni do t’ju tregojë të gjitha detajet e nevojshme për të kryer pagesat utilitare.

Konfirmimi i pagesës: Pas verifikimit të të dhënave, konfirmoni pagesën. Procesi përfundon brenda pak sekondave dhe do të merrni një konfirmim të menjëhershëm.

Termat dhe Kushtet e pagesave online

Afatet e pagesës: Faturat online të OSHEE-së kanë afate specifike të pagesës që duhet të respektohen. Zakonisht, në bazë të kontratës së nënshkruar me kompaninë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., afati fundit i pagesës është dita e fundit e muajit pasardhës. Pagesat utilitare të kryera pas këtij afati do të përfshijnë kamatë-vonesa.

Kamatë-vonesa: Nëse faturat online të OSHEE-së nuk paguhen në afat, aplikohen kamatë-vonesa sipas tarifave zyrtare. Këto tarifa janë të përcaktuara nga OSHEE dhe variojnë sipas kohëzgjatjes së vonesës.

Minimumet dhe maksimumet e pagesës: Për pagesat utilitare nuk ka një minimum të përcaktuar që duhet paguar, sepse varet nga konsumi i klientit. Sa i përket maksimumit të pagesës që mund të kryhet brenda në aplikacionin e Pagos për faturat online të OSSHE-së, ky maksimum është 50.000 lekë.Rimbursimi dhe anulimi: Pas konfirmimit të pagesës së faturave online të OSHEE-së, transaksioni nuk mund të anulohet. Në rast gabimi, kontaktoni shërbimin e klientit të Pago që t’ju asistojnë.