FAQ - PYETJET MË TË SHPESHTA

Regjistrimi

Si të hap një llogari?

 

Për të hapur një llogari, duhet të shkarkoni aplikacionin Pago në telefonin tuaj nga App Store (iOS) ose Play Store (Android).

 

Procesi i regjistrimit përbëhet nga disa hapa të thjeshtë dhe zgjat jo më shumë se 3 minuta:

 

  • Hyni në aplikacionin Pago.
  • Vendosni numrin e telefonit.
  • Shkruani kodin 6-shifror që do t’ju vijë me SMS.
  • Konfirmoni kodin për të verifikuar se jeni përdorues i atij numri.
  • Plotësoni të dhënat tuaja si emrin, mbiemrin, emailin, fjalëkalimin, etj.
  • Ngarkoni një dokument identifikimi të vlefshëm.
  • Zgjidhni kartën e identitetit ose pasaportën e lëshuar nga autoritetet shtetërore.
  • Prisni skanimin e dokumentit dhe përfundoni verifikimin duke skanuar fytyrën.
  • Të dhënat që lexohen nga dokumenti do të shfaqen në hapin pasardhës. Konfirmoni ose korrigjoni këto të dhëna, nëse është e nevojshme.
  • Regjistroni një kod PIN 4-shifror, i cili do t’ju shërbejë për të konfirmuar pagesat në të ardhmen.

 

Pasi keni përfunduar këta hapa, llogaria juaj do të aktivizohet.

Çfarë dokumentesh kërkohen për regjistrimin e shtetasve shqiptarë dhe të Kosovës?

Regjistrimi mund të bëhet vetëm me një kartë të identitetit ose pasaportë të vlefshme, për personat mbi 18 vjeç.

Çfarë dokumentesh kërkohen për regjistrimin e shtetasve të huaj?

Regjistrimi bëhet me një kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme të shtetit përkatës, për persona mbi 18 vjeç. Pas procesit fillestar, ka edhe një proces dytësor për verifikimin e adresës, kodit fiskal dhe të dhënave të të ardhurave.

Përse më kërkohet të deklaroj nëse jam shtetas amerikan?

Për të gjithë shtetasit që janë taksapagues në SHBA, ne duhet të bëjmë deklarimet përkatëse pranë enteve shtetërore të SHBA-ve.

A bëhet verifikimi automatik i dokumentit?

Jo. Edhe procesi i verifikimit kalon në disa hapa:

  • Verifikimi i vlefshmërisë së dokumentit.
  • Përputhja e fytyrës së personit që po bën regjistrimin me atë të dokumentit.
  • Verifikimi i informacionit në të dy anët e dokumentit.
  • Integrimi i të dhënave.
  • Kontrolli në burime të hapura.
  • Kontrolli në listat e deklaruara nga entitetet shtetërore në Shqipëri apo jashtë për personat PEP ose ata në listën e emrave të dyshuar për terrorizëm.

Nuk po arrij të marr kodin fillestar të verifikimit gjatë regjistrimit.

Ju lutemi, verifikoni që numri i celularit tuaj të jetë i saktë. Nëse edhe pas verifikimit kodi vazhdon të mos vijë, provoni të shtypni butonin “Ridërgo Kodin”.

Sa kohë zgjat procesi i regjistrimit?

Jemi përpjekur që procesi të jetë sa më i shpejtë, dhe që çdo person të verifikohet brenda ditës. Megjithatë, në disa raste të caktuara (kur kërkohen dokumente shtesë), ky verifikim mund të marrë më shumë kohë.

Nuk më lejon të vendos fjalëkalimin që dua.

Fjalëkalimi i vendosur duhet të përmbajë minimalisht 8 karaktere, nga të cilët:

  • të paktën një gërmë të madhe
  • të paktën një gërmë të vogël
  • të paktën një numër
  • të paktën një karakter special (shenjë pikësimi)

Kur secili nga kushtet e mësipërme të plotësohet, të gjithë hapat do t’ju shfaqen vizualisht në ngjyrë të gjelbër.

Pse nevojitet akses tek kamera dhe mikrofoni i telefonit tim gjatë regjistrimit?

Duke qenë se procesi i verifikimit kërkon që përdoruesi të jetë aktiv dhe t’i përgjigjet kërkesave të rastësishme për ndërveprim (p.sh., të lëvizë kokën, të buzëqeshë ose të afrohet pranë kamerës), është i nevojshëm aksesi tek kamera e telefonit për ta realizuar këtë proces.

Gjithashtu, për t’u siguruar që personi që po regjistrohet është duke plotësuar procesin e regjistrimit me dëshirën e tij, pa pasur presion nga persona të tjerë të pranishëm, kërkohet akses në mikrofon. Pasi të përfundoni procesin e regjistrimit, mund të hiqni këto të drejta.

Çfarë ndodh nëse procesi ndërpritet në mes?

Nëse keni regjistruar vetëm kredencialet pa përfunduar vendosjen e dokumentit, do t’ju duhet të kryeni skanimin e fytyrës dhe dokumentit të identifikimit, si dhe të vendosni kodin PIN.

Nëse keni përfunduar skanimin e dokumentit, do t’ju duhet të jepni konfirmimin e të dhënave dhe të vendosni kodin PIN.

Gjatë regjistrimit të të dhënave fillestare nuk më lejon të përfundoj regjistrimin.

Në rast se ju ose dikush tjetër është regjistruar më parë me një numër telefoni, nuk mund ta ripërdorni atë numër.

Gjatë verifikimit të dokumentit, procesi ndërpritet.

Përpara se të kryeni verifikimin e dokumentit të identitetit, ju duhet të siguroheni që të plotësohen kushtet e mëposhtme:

  • Keni një lidhje të mirë interneti në celularin tuaj (5G ose Wi-Fi).
  • Jeni në një ambient të ndriçuar mirë.
  • Nuk ka reflektim drite të fortë drejtpërdrejt mbi dokumentin.
  • Dokumenti është i padëmtuar dhe i lexueshëm (p.sh., nuk ka njolla ose pjesë që mungojnë).
  • Dokumenti nuk ka skaduar.
  • Dokumenti nuk është përdorur më parë për regjistrimin e një llogarie Pago.

Të dhënat e lexuara nga dokumenti nuk janë të sakta.

Duke qenë se skanimi i dokumentit përdor teknologjinë OCR, në raste të caktuara, transkriptimi i imazhit vizual (dokumentit të skanuar) në tekst mund të ketë ndryshime (p.sh., gërma “O” mund të lexohet si “D”, “H” ose “M”, etj.).

Në këtë rast, ju duhet të korrigjoni informacionin në hapin pasardhës duke vendosur të dhënat e sakta.

Çfarë është kodi PIN që kërkohet gjatë regjistrimit?

Kodi PIN është një kod 4-shifror që krijohet nga ju dhe nuk njihet nga asnjë person tjetër, për të rritur sigurinë e transaksioneve. Kodi PIN kërkohet për çdo transaksion me vlerë të barabartë ose më të madhe se 2000 Lekë.

Llogaria ime shfaqet si jo-aktive, pse ndodh dhe si mund ta zgjidh?

Rastet kur një llogari rezulton si jo-aktive janë:

  • Dokumenti i identifikimit ka skaduar dhe nuk është përditësuar.
  • Llogaria është bllokuar nga departamenti i përputhshmërisë.
  • Llogaria ka kaluar në statusin jo-aktiv për shkak të mospërdorimit.

Në këto raste, përdoruesi merr një njoftim (brenda Pago, me email ose SMS) që të kryejë hapat e nevojshëm për riaktivizimin e llogarisë.

Më ka ardhur njoftim për aktivizimin, por llogaria shfaqet si jo-aktive

Në rastet kur keni marrë konfirmim që llogaria është aktivizuar, bëni rifreskim të aplikacionit me një nga metodat e mëposhtme:

  1. Rifreskim i faqes kryesore (zbritni poshtë në pjesën e sipërme të ekranit).
  2. Dalje nga aplikacioni (Konfigurime → Dil) dhe rivendosja e kredencialeve.
  3. Mbyllja dhe rihapja e aplikacionit nëpërmjet telefonit.

 

Pagesa

Si mund të dërgoj para te një mik?

  • Skanoni kodin QR të gjeneruar nga miku juaj në Pago, me vlerën e pagesës dhe detajet (butoni QR shfaqet në faqen kryesore).
  • Kërkoni në kontaktet tuaja dhe zgjidhni mikun të cilit dëshironi t’i dërgoni para. Nëse miku juaj nuk e ka instaluar akoma Pago, mund ta ftoni të bashkohet me ju duke i dërguar një ftesë.
  • Pasi shfaqen të dhënat e dërgesës (personi përfitues, llogaria dërguese, gjendja para dhe pas dërgesës), vendosni shumën dhe një përshkrim.
  • Nëse vlera është e barabartë ose më e madhe se 2000 Lekë, duhet të vendosni kodin PIN përpara konfirmimit.

Si mund të marr një pagesë?

  • Krijoni një kod QR duke përdorur butonin kryesor → Merr pagesë.
  • Pasi shfaqen të dhënat e pagesës (shuma, llogaria marrëse, gjendja para dhe pas pagesës), vendosni shumën dhe një përshkrim.
  • Përdorni kodin QR që të skanohet direkt nga miku juaj ose dërgojeni atë si imazh ose link nëpërmjet aplikacioneve të tjera (p.sh., SMS).
  • Kur miku juaj hap linkun e dërguar prej jush, i shfaqen të dhënat e pagesës që keni vendosur.

Pse nuk arrij të dërgoj para te një prej kontakteve të mia?

  • Nëse miku juaj ka instaluar Pago dhe nuk shfaqet në listën e kontakteve tuaja aktive në Pago, atëherë mikut tuaj do t’i duhet të bëjë rifreskim të kontakteve duke përdorur butonin kryesor → Rifresko.
  • Nëse miku juaj ka instaluar Pago, por llogaria nuk i është aktivizuar ende, duhet të presë derisa të përfundojë procesi i verifikimit.

 

Transfertat hyrëse

Si mund të bëj mbushjen e llogarisë Pago?

Kreditimi (rimbushja) e llogarisë Pago bëhet në dy mënyra:

  1. Nëpërmjet kartave të debitit/kreditit.
  2. Nëpërmjet transfertave bankare.

Procesi vijon si më poshtë:

  • Top-up: Nëpërmjet kartave të debitit/kreditit, jepni të dhënat e kartës dhe shkruani shumën përkatëse që doni të depozitoni përpara se të kryhet veprimi.
  • Transferta: Zgjidhni të dhënat përkatëse të njërës prej llogarive që ofron Rubicon; të dhënat shfaqen në aplikacion. Merrni numrin e llogarisë dhe plotësoni të dhënat për të kryer transfertën bankare pranë bankës tuaj (në përshkrimin e veprimit vendosni numrin tuaj të llogarisë në Pago).

Kam kryer një rimbushje me kartë, por nuk më është bërë kreditimi i llogarisë, megjithëse më janë marrë lekët nga karta.

Si rregull, kreditimi i llogarisë për depozitimet me kartë është i menjëhershëm dhe kryhet automatikisht.

Për çdo rast, na dërgoni referencat e transaksionit dalës nga karta juaj dhe të dhënat e veprimit (data/orë/shuma/numri i llogarisë në Pago/të dhënat e bankës dërguese) në mënyrë që të bëjmë verifikimet tona dhe të përshpejtojmë procesin (tek info@rbcn.al).

Kam kryer një rimbushje me bankë, por nuk më është bërë kreditimi i llogarisë, megjithëse më janë marrë lekët nga banka ime.

Duke qenë se kreditimi i llogarisë për depozitimet me transfertë bankare është një proces manual dhe procesohet nga bankat e nivelit të dytë, është e pritshme të ketë vonesa.

Për çdo rast, dërgoni referencat e transaksionit dalës nga llogaria juaj bankare dhe të dhënat e veprimit (data/ora/shuma/numri i llogarisë në Pago) në mënyrë që të bëjmë verifikimet tona dhe të përshpejtojmë procesin (tek info@rbcn.al).

A mund të transferoj para nga jashtë Shqipërisë me IBAN Pago?

Për momentin, IBAN-i mund të përdoret vetëm për transfertat kombëtare. Shpresojmë që në një të ardhme të afërt, kur Shqipëria të bëhet pjesë e SEPA (Single Euro Payments Area), të keni mundësi të përdorni IBAN Pago kudo në Evropë.

Sa është komisioni i rimbushjes?

  1. Kur klienti kërkon të rimbushë llogarinë e tij në aplikacionin Pago nëpërmjet një karte debiti/krediti, vetëm kreditimi i parë në një muaj kalendarik do të jetë pa komision.
  2. Sa i përket rimbushjeve të tjera që do të kryhen brenda muajit, mbahet një komision prej 3% të vlerës që klienti kërkon të depozitojë.
  3. Kur klienti kërkon të rimbushë llogarinë e tij në aplikacionin Pago nëpërmjet transfertave bankare kombëtare, aplikohen komisionet që banka dërguese ka për këto lloj transfertash. Rubicon nuk mban asnjë komision për këto transferta.
  4. Rubicon Sh.a nuk mbulon komisionet e transfertave që mund të aplikojë banka dërguese, qoftë edhe në ato banka ku Rubicon Sh.a zotëron llogari.
  5. Bankat ku Rubicon Sh.a zotëron llogari janë: FIBANK, TIRANA BANK, BKT, OTP, Intesa Sanpaolo.

Dua të shtoj kartë tjetër për rimbushje.

Për të shtuar një kartë të re, klikoni te butoni “Shto kartë të re” në seksionin “Rimbush me kartë”.

Pse kërkohet emri i mbajtësit të kartës gjatë rimbushjes?

Emri i mbajtësit të kartës kërkohet për qëllime sigurie.

Dua të fshij një nga kartat që kam përdorur gjatë rimbushjes, por nuk mundem.

Ju mund të fshini kartat që keni përdorur vetëm nëse nuk janë të lidhura me llogaritë hyrëse për transferta të përsëritura.

A mund të bëj depozitim nëpërmjet bankomatit?

Për momentin, nuk mund të kryeni depozitim përmes bankomatit. Ky funksionalitet pritet të implementohet nga institucionet partnere (bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera financiare).

Mundohem të bëj një rimbushje me kartë, por më jep një gabim gjatë procesimit.

  • Sigurohuni që karta juaj e debitit/kreditit ka bilanc të mjaftueshëm.
  • Kontrolloni të dhënat e kartës, përfshirë numrin, kodin CVV, datën e skadimit, dhe sigurohuni që të shkruani saktë kodin njëpërdorimësh (OTP) që ju vjen nga banka lëshuese e kartës.

 

Transfertat dalëse

A mund të bëj tërheqje në çdo ATM?

Po, mund të bëni tërheqje në çdo ATM.

Sa është komisioni për tërheqje nga ATM-ja?

  • Tërheqje parash në ATM-të e rrjetit Pago (deri në 3 tërheqje në muaj kalendarik) pa pagesë.
  • Tërheqje parash në ATM-të e rrjetit Pago (nga e katërta e më shumë në një muaj kalendarik) ka komision 50 Lekë për çdo transaksion tërheqjeje.
  • Tërheqje parash në ATM-të jashtë rrjetit Pago brenda vendit: 100 Lekë për kartat e debitit personal dhe 160 Lekë për kartat e debitit të biznesit.

Sa është komisioni për transfertat dalëse?

Nëse klienti dëshiron të tërheqë fondet nga Pago drejt një llogarie bankare në një bankë me të cilën Rubicon Sh.a. ka llogari, aplikohet një komision prej 200 Lekësh, plus komisioni që mund të zbatojë banka për transferta brenda bankës.

Për transferta drejt llogarive bankare në banka të tjera, komisioni është 200 Lekë, plus komisioni i bankës dërguese për transfertat jashtë bankës.

A mund të tërheq para në Euro, edhe nëse llogaria është në Lekë?

Po, por kursi i këmbimit përcaktohet nga banka që zotëron ATM-në.

 

Pagesat utilitare

Cilat janë pagesat utilitare që mund të kryej?

  • OSHEE
  • Ujësjellës Kanalizime (Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Rrogozhinë, Vlorë, Elbasan, Librazhd, Peqin, Belsh, Gramsh, Cërrik)
  • Policia (Gjobat)
  • Digitalb
  • Tring Tv
  • Vodafone (rimbushje dhe fature mujore)
  • One (vetëm rimbushje)
  • Digicom

Sa shpejt proçesohet një pagesë?

  • Të gjitha pagesat kryhen në kohë reale.
  • Mund të ketë një vonësë deri në 60 sekonda kur pritet konfirmimi nga pale të treta.
  • Nëse ky konfirmim nuk vjen pagesa rimbursohet.

Si bëhet kërkimi për faturat e një kontrate OSHEE?

Kërkimi për faturat e OSHEE bëhet me anë të numrit të kontratës të cilin mund ta gjeni në një nga faturat e paguara.

Si bëhet kërkimi për faturat e UKT-se?

Kërkimi për faturat e UKT-se bëhet me anë të numrit të kontratës të cilin mund ta gjeni në një nga faturat e paguara.

Si bëhet kërkimi për faturat Vodafone?

  • Kërkimi për faturat Vodafone bëhet përmes numrit të telefonit dhe emrit të personit që ka lidhur kontratën.
  • Në rast se kontrata ka dy ose më shumë numra Vodafone, rekomandojmë që kërkimi të bëhet me numrin e regjistrimit të klientit, i cili gjendet tek një nga faturat e paguara ose në aplikacionin My Vodafone.

Pas kryerjes së pagesës utilitare, më është bërë rimbursimi i fondit?

Në rast se pagesa është kryer por ne nuk kemi marrë një përgjigje përfundimtare nga kompania utilitare si konfirmim të pagesës, atëhere ne bëjme rimbursimin e plotë të pagesës.

Pse pas pagesës mujore të Vodafone, fatura del akoma e papaguar në My Vodafone?

Aplikacioni My Vodafone mund të vonojë në rifreskimin e faturave të paguara por nëse pagesa ka përfunduar me sukses dhe ju keni marrë SMS-në e konfirmimit nga Vodafone, atëhere pagesa është në rregull.

Kam paguar faturën e njërit prej numrave me kontratë tek Vodafone, por fatura del akoma e papaguar?

Vodafone mund të përdorë pagesat e reja për të shlyer faturat e mëparshme të çdo numri në kontratë, duke përfshirë edhe ato me vonesa. Rekomandojmë që kërkimi të kryhet me numrin e regjistrimit të klientit, i cili gjendet në një nga faturat e paguara ose në aplikacionin My Vodafone.
Një arsye tjetër mund të jetë se keni disa kontrata në të njëjtin emër, dhe Vodafone automatikisht shlyen faturën më të hershme ndër faturat e papaguara në emrin tuaj.

Cilat janë komisionet e pagesave utilitare?

Pagesat utilitare janë pa komision përveç pagesës së gjobave dhe kamatë-vonësave për automjetet, ku tarifat janë si më poshtë:

  • Për klientët individë aplikohet një komision prej 30 Lekësh pas gjobës së tretë, pavarësisht targës, brenda muajit kalendarik.
  • Për klientët biznes aplikohet komision prej 30 Lekësh për çdo gjobë të automjetit, pavarësisht targës.

Mora një gjobë me vlerë 1000 Lekë, por në aplikacion më shfaqet një vlerë më e vogël. Pse?

Sipas ndryshimeve në Kodin Rrugor që prej vitit 2023, çdo gjobë e paguar brenda 15 ditëve reduktohet në 50% të vlerës së saj fillestare.

Pse gjatë kërkimit më del mesazhi “Lidhja me shërbimin nuk mund të kryhet”?

Ky mesazh mund të shfaqet për këto arsye:

  • Lidhja juaj e internetit nuk është e qëndrueshme.
  • Një nga serverat e pagesave utilitare nuk është i arritshëm.
  • Një nga serverat e kompanive utilitare nuk është i arritshëm.

Sigurohuni që të keni një lidhje të qëndrueshme dhe provoni përsëri më vonë. Nëse problemi vazhdon, mund të kontaktoni në info@rbcn.al me detajet tuaja.

Sapo bëra pagesën e një fature OSHEE dhe kur tentoj të bëj një tjetër, nuk më lejon.

Pas kryerjes së një pagese, duhen rreth 60 sekonda për konfirmimin e transfertës me OSHEE, që ju të vazhdoni me pagesat e tjera.

Kartat

Si bëhet pajisja me kartë?

Për t’u pajisur me kartën Pago, mjafton të keni një llogari aktive dhe një bilanc minimal prej 1000 Lekësh.

Për të aplikuar për kartë, duhet të klikoni butonin “Karta Pago” në pjesën e poshtme djathtas të ekranit. Plotësoni të dhënat tuaja, konfirmoni informacionin dhe ne do t’ju njoftojmë sapo karta të jetë gati.

Shënim: Nëse karta nuk tërhiqet brenda 180 ditëve kalendarike pas njoftimit, karta juaj bëhet automatikisht e pavlefshme.

Sa kushton dhe cilat janë komisionët?

Karta kushton 1000 Lekë për personat mbi 23 vjeç dhe 800 Lekë për personat 18-23 vjeç.
Komisionët janë si më poshtë:

  • Tërheqje CASH në ATM të rrjetit Pago (deri në 3 tërheqje në muaj kalendarik) – pa pagesë.
  • Tërheqje CASH në ATM të rrjetit Pago (duke filluar nga tërheqja e katërt (4-të) e më shumë në një muaj kalendarik) – 50 Lekë për çdo tërheqje.
  • Tërheqje CASH në ATM jo të Rrjetit Pago brenda vendit – 100 Lekë për kartat Debit personal dhe 160 Lekë për kartat Debit biznes.
    Komisionët për blerje:
  • Blerje në POS të Rrjetit Pago – pa pagesë.
  • Blerje në POS jo të Rrjetit Pago brenda vendit – pa pagesë.
  • Blerje në POS jo të Rrjetit Pago jashtë vendit – pa pagesë.
  • Blerje nëpërmjet internetit – pa pagesë.

Cilat janë limitet e përdorimit?

  • Limiti i tërheqjes nga ATM – 70 000 Lekë në 24 orë.
  • Limiti maksimal ditor i përdorimit në POS – 200 000 Lekë.
  • Limiti maksimal ditor për blerje online në internet – 150 000 Lekë.

Cilat janë limitet e transaksioneve për individ dhe biznes?

  • Kategoria: Individ

    • Vlera maksimale ditore e kreditimit të llogarisë: 200 000 Lekë
    • Limiti i numrit të transaksioneve ditore: 50
    • Vlera maksimale mujore e kreditimit të llogarisë: 1 000 000 Lekë
    • Limiti i numrit të transaksioneve mujore: 500
    • Vlera maksimale vjetore e të gjitha veprimeve: 5 000 000 Lekë
    • Vlera minimale për një rimbushje llogarie: 5 000 Lekë
    • Vlera maksimale ditore për rimbushje: 200 000 Lekë
    • Vlera maksimale ditore për tërheqje: 200 000 Lekë
  • Kategoria: Biznes

    • Vlera maksimale ditore e kreditimit të llogarisë: 1 000 000 Lekë
    • Limiti i numrit të transaksioneve ditore: 100
    • Vlera maksimale mujore e kreditimit të llogarisë: 5 000 000 Lekë
    • Limiti i numrit të transaksioneve mujore: 1000
    • Vlera maksimale vjetore e të gjitha veprimeve: 10 000 000 Lekë
    • Vlera minimale për një rimbushje llogarie: 10 000 Lekë
    • Vlera maksimale ditore për rimbushje: 1 000 000 Lekë
    • Vlera maksimale ditore për tërheqje: 1 000 000 Lekë

Shenim: Vlerat e mësipërme nuk janë përjashtuese. Nëse klienti individ apo biznes kërkon të kryej veprime që kalojnë këto limite mund t’i kryej, por mund të jetë e nevojshme/detyrueshme që të paraqesë dokumente shtesë për justifikimin e fondeve me të cilat do kryej mbushjen e llogarisë apo synimin e përdorimit.

 

Këto dokumente do dërgohen në rrugë elektronike apo fizike sipas dëshirës së klientit, për të cilat klienti mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre (në rast mashtrimi, përgjegjësia penale bie mbi klientin). Pas shqyrtimit të dokumentacionit nga departamenti i administrimit të rrezikut, klienti do njoftohet për vazhdimësinë e marrëdhënies së biznesit.

A mund të rris limitet e përdorimit të kartës?

Në raste të veçanta mund të rriten limitet e shpenzimeve, por në këtë rast do të nevojiten paraprakisht disa dokumente shtesë në lidhje me burimin e fondeve. Për çdo rast, na kontaktoni tek info@rbcn.al me të dhënat tuaja dhe limitet që dëshironi të ndryshoni.

A mund ta përdor kartën për blerje online?

Karta mund të përdoret për blerje online për një pjesë të madhe të portaleve dhe produkteve, me përjashtim të disa kategorive të caktuara (p.sh. adult sites etj).

A mund të tërheq para në çdo ATM dhe cilat janë komisionet?

Tërheqja e fondeve mund të bëhet në çdo ATM që pranon Mastercard (zakonisht ka edhe një logo dalluese në çdo ATM). Për më tepër, shikoni komisionet më sipër.

Cili është qëllimi i pyetësorit?

Qëllimi i pyetësorit është për të përcaktuar nivelin tuaj të pritshëm të shpenzimeve me kartë.

Kam porositur kartën para X ditësh, por akoma nuk kam marrë konfirmimin.

Ne do përpiqemi që procesimi i kërkesës për t’u pajisur me kartë të bëhet brenda ditës, por duke qenë se çdo kërkesë kalon në hapa të tjerë miratimi nga Mastercard dhe procesori, ky proces mund të kërkojë kohë.

Ndodh që kërkesa nuk procesohet ose refuzohet për arsye të caktuara. Cilido qoftë rasti, na kontaktoni për më shumë informacion.

Kam porositur kartën, por nuk i shikoj të dhënat në aplikacion.

Të dhënat e kartës shfaqen në aplikacion vetëm pas aktivizimit të kartës. Karta aktivizohet vetëm pasi ta keni tërhequr fizikisht.

A mund ta dërgoni kartën me postë?

Dorëzimi me postë i kartës nuk është i mundur. Kjo sepse duhet firmosur një kontratë mes palëve që më pas të merrni kartën fizike. Për këtë arsye, duhet prezenca juaj fizike pranë zyrave tona.

Po mundohem të bëj një blerje me wireless (contactless), por nuk funksionon?

Për të aktivizuar blerjet pa chip, vetëm me kontakt, duhet të kryeni të paktën një veprim me Chip dhe PIN. Ky veprim mund të jetë në ATM apo në një POS çfarëdo. Nëse përserë nuk ju aktivizohet, ju lutem na kontaktoni tek info@rbcn.al me të dhënat tuaja.

Po mundohem të bëj një blerje online, por nuk më lejon.

Karta mund të përdoret për blerje online për një pjesë të madhe të portaleve dhe produkteve, me përjashtim të disa kategorive të caktuara (p.sh. adult sites, etj).
Sigurohuni që keni balancë të mjaftueshme në kartë.
Sigurohuni që karta dhe llogaria juaj janë aktive.

Ose na kontaktoni tek info@rbcn.al me të dhënat tuaja dhe të dhënat e transaksionit të dështuar.

Po mundohem të bëj një blerje online, por më kërkon një kod një-përdorimesh (OTP) i cili nuk më vjen.

Së pari, sigurohuni që numri me të cilin jeni regjistruar në Pago është aktiv. Në rast se përserë nuk ju vjen kodi një-përdorimesh (One-Time-Password), kontaktoni tek info@rbcn.al me të dhënat tuaja dhe të dhënat e transaksionit të dështuar.

Kam bërë një veprim me kartë online i cili është anuluar, por akoma nuk kam marrë pagesën e kthimit në sistemin tuaj.

Për një pjesë të veprimeve të kthyera / anuluara, ne marrim njoftim nga Mastercard. Zakonisht pas një afati kohor prej 2-3 ditësh. Për rrjedhojë, kthimi i vlerës bëhet me vonesë.

Në raste të caktuara, kur ka një ndryshim të vlerës (p.sh. për veprimet që janë bërë në Euro, ku kursi i këmbimit është i ndryshëm nga veprimi i parë), atëherë mund të ketë nevojë për rakordime të mëtejshme. Cilido qoftë rasti, na kontaktoni tek info@rbcn.al me të dhënat tuaja dhe të dhënat e transaksionit fillestar, si dhe atij të kthimit.

A mund të marr para nga persona të tjerë nëpërmjet kartës Pago (p.sh. Moneysend)?

Mund të merrni para nga persona të tjerë që përdorin opsionin e dërgimit nëpërmjet Mastercard. Por, si çdo fond që vjen nga palë të treta jashtë sistemit tonë, çdo pagesë duhet të kalojë në një filtër paraprak për të përcaktuar fondet dhe arsyen e dërgesës.

Kam harruar / humbur PIN të kartës

Nëse keni harruar kodin PIN, ju lutem kontaktoni tek info@rbcn.al me të dhënat tuaja dhe 4 shifrat e fundit të kartës.

Mundohem të bëj një pagesë në POS, por nuk më procesohet.

Karta mund të përdoret për blerje në POS në çdo pikë ku pranohen karta Mastercard. Për këtë sigurohuni paraprakisht që:

  • Keni balancë të mjaftueshme në kartë.
  • Karta dhe llogaria juaj janë aktive.
  • POS-i punon dhe ka lidhje interneti.

Për çdo rast, kontaktoni tek info@rbcn.al me të dhënat tuaja dhe të dhënat e transaksionit të dështuar.

Pago Biznes

Cilat dokumente duhen për hapjen e një llogarie biznesi?
Për bizneset PF (Person Fizik):

  • Ekstrakt historik të Regjistrit Tregtar të lëshuar nga e-Albania.
  • Dokument identifikimi për përfaqësuesin ligjor dhe pronarin përfitues (një kopje e kartës së identitetit në të dyja faqet ose kopje e pasaportës).
  • Certifikata e regjistrimit të shoqërisë (NUIS/NIPT) të lëshuar nga e-Albania.

Për bizneset SHPK dhe SHA:

  • Statuti dhe Akti i themelimit.
  • Ekstrakt historik të Regjistrit Tregtar të lëshuar nga e-Albania.
  • Dokument identifikimi për përfaqësuesin ligjor dhe pronarët përfitues që zotërojnë mbi 25% direkt dhe indirekt të shoqërisë (një kopje e kartës së identitetit për secilin në të dyja faqet ose kopje e pasaportës).
  • Certifikata e regjistrimit të shoqërisë (NUIS/NIPT) të lëshuar nga e-Albania.
  • Ekstrakt historik i regjistrit të pronarit përfitues nga e-Albania.

Këto dokumente nuk janë ezauruese. Mund të ndodhë që të ketë nevojë për dokumente shtesë pas shqyrtimit të tyre.

Cilat janë komisionet e llogarive?

Komisionet mujore të llogarive janë 0.

Cila është procedura për pajisjen me POS?

Pas regjistrimit si partner në Pago, dërgoni një email tek info@rbcn.al me kërkesat që keni për sasinë e POS dhe vendndodhjen e tyre të dëshiruar.

Dua të procesoj pagesa me kartë në portalin tim.

Pas regjistrimit si partner në Pago, dërgoni një email tek info@rbcn.al me kërkesat që keni për sasinë e VPOS, URL për website që do përdorni, platformën ku do të jetë dhe IP statike e website-it.

Cilat platforma e-commerce suportohen nga Pago?

Pothuajse çdo platformë që mund të integrohet apo bëhet redirect (si WHMCS, WooCommerce dhe integrime të tjera). Për bizneset që përdorin Shopify ka një plugin me kosto vjetore 140 Euro që mundëson këtë integrim.

Si është procesi për integrimin e pagesave brenda portalit?

Krijoni dhe dërgoni një formular i cili do të dërgojë një informacion të strukturuar (merchant & order details) tek një URL e procesorit Mastercard.

Cila është procedura për pajisjen me VPOS?

Pas regjistrimit si partner në Pago, dërgoni një email tek info@rbcn.al me kërkesat që keni për sasinë e VPOS, URL e website që do përdorni, platformën ku do të jetë dhe IP-ja statike e website-it.

A mund të kryej pagesa në Euro?

Po.

Ku mund të aksesoj të dhënat e procesuara nga POS/VPOS?

Përmes aksesit tek https://app.Pago.al me kredencialet e dhëna pas lidhjes së kontratës.

Cilat janë komisionet e POS / VPOS dhe pas sa ditësh bëhet klerimi i pagesave të marra POS Pago?

(Për këtë pjesë, është e nevojshme të shtoni informacionin mbi komisionet dhe kohën e klerimit, pasi nuk është i plotë në tekstin tuaj).

  • TIPI I KARTËS: Domestic Card

    • KOMISIONI: 2.2%
    • DATË VALUTA: variable
    • KOMISION MINIMAL: 25 Lekë
  • TIPI I KARTËS: International Card

    • KOMISIONI: 2.4%
    • DATË VALUTA: variable
    • KOMISION MINIMAL: 25 Lekë
  • Tarifë Mirëmbajtjeje vjetore: 5000 Lekë/vit
  • Kthim Shume: 1000 Lekë/incident
  • Tarifë Inaktiviteti: 3000 Lekë/muaj
  • Tarifë POS: 5000 Lekë/një-herë

 

Pago VPOS e-Commerce

Referojuni tabelës së mëposhtme:

  • TIPI I KARTËS: Pago/Fibank

    • KOMISIONI: 1.99%
    • DATË VALUTA: variable
    • KOMISION MINIMAL: 25 Lekë / 20 Cent
  • TIPI I KARTËS: Domestic Card

    • KOMISIONI: 2.69%
    • DATË VALUTA: variable
    • KOMISION MINIMAL: 25 Lekë / 20 Cent
  • TIPI I KARTËS: International Card

    • KOMISIONI: 2.99%
    • DATË VALUTA: variable
    • KOMISION MINIMAL: 25 Lekë / 20 Cent

 

• Tarifë implementimi 100 Euro

• Tarifë standarte shërbimi 240 Euro/vit

• Shërbimi i nënshkrimit falas

• Card on File falas

• Personalizim i website të VPOS 50 Euro/Modifikim

• Mbyllje/Modifikim POS 25 Euro

• Tarifë kthim shume të pjesshme 5 Euro

• Kolateral sipas vlerësimit

Cilat jane komisionet qe aplikohen ne rastet kur biznesi kerkon te transferoje fonde nga Pago drejt institucioneve te tjera financiare?

 

Transferta dalëse brenda Republikës së Shqipërisë (AIPS dhe AECH)

Transfertat drejt First Investment Bank Albania janë pa komision.

Transferta dalëse në Lekë për shumat nën 100,000 Lekë (AECH)

Me datë valutë të nesërmen (1 ditë datë valutë)

Falas

Me të njëjtën datë-valutë (ekspres)

100 Lekë

Transferta dalëse në Lekë për shumat midis 100,000 dhe 1.5 mln Lekë (AECH)

Me datë valutë të nesërmen (1 ditë datë valutë)

250 Lekë

Me të njëjtën datë-valutë (ekspres)

500 Lekë

Transferta dalëse në Lekë për shumat mbi 1.5 mln Lekë (AIPS)

Me datë valutë spot (2 ditë datë-valutë)

450 Lekë

Me të njëjtën datë-valutë ose me 1 ditë datë-valutë (Ekspres)

700 Lekë

Transferta dalëse në Euro brenda Republikës së Shqipërisë

0.2% min. 6 Euro – max. 50 Euro

 

 

Transferta dalëse në monedhë të huaj (përmes SWIFT-it) jashtë Republikës së Shqipërisë

Me të njëjtën ose datë valutë të nesërmen (ekspres ose 1 ditë datë valutë)

0.2% min. 20 Euro – max. 250 Euro

Me datë valutë spot (2 ditë datë-valutë)

0.15% min. 15 Euro – max. 200 Euro

 

Pago Plus 

Çfarë është Pago +?

Ky aplikacion është konceptuar si një produkt për fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën për të pasur një llogari bankare, por mund të përdoret nga çdo anëtar i familjes.

Pago+ lejon çdo përdorues të Pago të pajiset me një kartë të dytë debiti, të cilën mund t’ia dorëzojë fëmijës për përdorim. Përmes kësaj karte mund të zëvendësoni paratë cash për shpenzimet ditore ose mujore, vendosni limite shpenzimesh, monitoroni transaksionet në kohë reale dhe dërgoni para për nevoja të papritura.

Si funksionon Pago +?

Çdo përdorues aktiv që ka një kartë debiti Pago mund të aplikojë për kartën Pago+, e cila aktivizohet pas aplikimit për kartën primare.

  • Çdo përdorues ka të drejtë të porosisë deri në dy karta Pago+. Kartat Pago+ për momentin ofrohen falas, deri në një komunikim të dytë.
  • Karta Pago+ lëshohet në emrin e zotëruesit të llogarisë primare dhe ai mban të gjithë përgjegjësinë për transaksionet e kryera me të, edhe kur ajo përdoret nga fëmija apo anëtarë të tjerë të familjes.
  • Zotëruesi i llogarisë është përgjegjës për vendosjen e limiteve të shpenzimeve dhe monitorimin e përdorimit të kartës Pago+.

Cilat janë përfitimet?

Pago+ nuk është vetëm një aplikacion i thjeshtë pagese, por edhe një mjet edukativ që synon të të ndihmoj për të kuptuar dhe menaxhuar paratë e tua.

Me Pago +, edhe pse nën 18, ti do të kesh qasje në një aplikacion të dedikuar që të tregon shpenzimet në kohë reale.

Do të përfitosh kartën tënde Pago + për të kryer blerje kudo, pasi prindërit të të kenë hapur llogarinë. Bëj transaksione online dhe në dyqane ose tërhiq para nga bankomatet e disponueshme.

A janë të sigurta dhe të mbrojtura paratë e mia?

Për ne, siguria dhe mbrojtja e paravë tuaja janë prioriteti ynë i parë. Nëse prindërit tuaj dëshirojnë të dinë më shumë rreth kësaj, ju rekomandojmë t’i drejtoheni faqes tonë të FAQ.

Çfarë ndodh kur mbush 18 vjeç?

Kur të bëhesh 18 vjeç, mund të vazhdosh të përdorësh llogarinë Pago+ deri në ditëlindjen tënde të 19-të ose deri sa të skadojë karta jote. Ne nuk do të lëshojmë karta të re Pago+ pasi të kesh mbushur moshën.

Pasi të mbushësh 18 vjeç, mund të regjistrohesh për një llogari personale Pago, kështu që do të mund të shfrytëzosh të gjitha funksionalitetet dhe produktet që ofrojmë.

Çfarë ndodh nëse humbas kartën time Pago +?

Nëse humb kartën, mund ta ngrish menjëherë atë në aplikacionin Pago +, ose prindi yt mund ta ngrijë kartën duke përdorur aplikacionin e tij.

  1. Nëse e gjen kartën përsëri, mund ta riaktivizosh kartën pa problem.
  2. Nëse të ka humbur vërtet ose ta kanë vjedhur, mund ta raportosh brenda aplikacionit për ta anuluar kartën dhe ne do t’i njoftojmë prindin tënd për të porositur një kartë të re.

Për më shumë informacion rreth produktit dhe si mund ta aktivizoni atë, vizitoni faqen tonë zyrtare ose kontaktoni ekipin tonë të shërbimit për klientët.

Siguria

Dua të ndryshoj fjalëkalimin.

  • Kyçuni në aplikacion.
  • Shkoni tek ‘Konfiguro’.
  • Klikoni ‘Siguria’.
  • Ndryshoni fjalëkalimin.

Vendosni fjalëkalimin aktual dhe fjalëkalimin e dëshiruar dy herë, sipas kërkesave të fjalëkalimit dhe konfirmojeni.

Kam harruar fjalëkalimin.

Për të zgjidhur këtë problem, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

  • Klikoni butonin ‘Kam harruar fjalëkalimin’.
  • Do të merrni një SMS verifikimi me një kod përkatës.
  • Vendosni këtë kod tek fusha e kërkuar.

Vendosni fjalëkalimin e dëshiruar dy herë, sipas kërkesave të fjalëkalimit dhe konfirmojeni.

Dua të ndryshoj kodin PIN.

Për të ndryshuar kodin PIN ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

  • Kyçuni në aplikacion.
  • Shkoni tek ‘Konfiguro’.
  • Klikoni ‘Siguria’.
  • Ndryshoni kodin PIN.

Vendosni kodin aktual dhe më pas kodin e dëshiruar dy herë dhe konfirmojeni.

Kam harruar kodin PIN.

Për ta rimarrë kodin PIN ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

  • Kyçuni në aplikacion.
  • Shkoni tek ‘Konfiguro’.
  • Klikoni ‘Siguria’.
  • Ndryshoni kodin PIN.
  • Klikoni butonin ‘Kam harruar kodin PIN’.
  • Vendosni numrin personal siç gjendet në dokumentin e identifikimit me të cilin jeni regjistruar në Pago dhe konfirmojeni.

Vendosni kodin e dëshiruar dy herë dhe konfirmojeni.

Dua të mbyll llogarinë time në Pago.

Nisni një email tek info@rbcn.al me të dhënat tuaja dhe ne do të ndjekim të gjitha hapat e duhura ligjore për çaktivizimin e llogarisë sa më shpejt të jetë e mundur.

Çfarë është përditësimi i dokumentit të identifikimit? Si kryhet?

Përditësimi i dokumentit shërben për të vendosur një dokument të ri në rast skadence të dokumentit ekzistues apo ndryshimit të tij.

Ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

  • Hyni në aplikacion.
  • Shkoni tek ‘Konfiguro’.
  • Klikoni tek ‘Siguria’.
  • Përditësoni dokumentin identifikues.

Sigurohuni që në momentin e këtij procesi të keni dokumentin e identifikimit fizikisht dhe dritë mjaftueshëm. Pastroni pjesën e kamerës së celularit dhe shmangni reflektimin e dritës që dokumenti të lexohet qartë.

Dua të ndryshoj numrin e telefonit.

Numri i telefonit është identifikues unik i individit, prandaj për ta bërë këtë ndryshim, dërgoni një kërkesë me email tek info@rbcn.al.

Shtoni numrin e ri që doni të ndryshoni, adresën e email-it, numrin e llogarisë që keni në Pago dhe 4 karaktëret e fundit të numrit tuaj personal.

Dua të ndryshoj adresën e email-it.

Ju lutem nisni një kërkesë me email tek info@rbcn.al.
Shtoni adresën e re që doni të ndryshoni, numrin e telefonit tuaj, numrin e llogarisë që keni në Pago dhe 4 karakteret e fundit të numrit tuaj personal.

Më ka humbur / më është vjedhur pajisja

Nëse të ka humbur ose të është vjedhur pajisja/telefoni ku ke të shkarkuar Pago, ndiqni hapat e mëposhtëm për të siguruar llogarinë tuaj.

Sa më shpejt të mundeni, merrni nga një mik apo i afërmi juaj një telefon dhe shkarkoni Pago që të mund të hyni në llogarinë tuaj rrjedhëse. Më pas ndiq një nga dy zgjidhjet e mëposhtme

 

  1. Ndrysho kodin PIN në aplikacionin celular të Pago:
  • Klikoni ikonën e profilit tuaj në këndin e sipërm majtas
  • Klikoni “Siguria”
  • Shkoni tek “Ndrysho kodin PIN”
  • Ndiqni udhëzimet që ju jepen në app
  • Klikoni “Konfirmo”
  1. Raportoni çdo aktivitet të dyshimtë

Nëse keni vënë re përpjekje shtesë për hyrje në llogarinë tuaj, ju lutemi na kontaktoni tek info@rubicon.com ose shikoni transaksionet tuaja dhe raportoni çdo transaksion që duket i dyshimtë.

 

Shënim: Në rast se telefoni juaj është vjedhur apo ka humbur, një tjetër veprim që mund t’ju ndihmoj për mbrojtjen e llogarisë suaj Pago është duke bllokuar menjëherë numrin tuaj të telefonit tek operatori juaj telefonik.

 

Kjo bëhet me qëllim që personi që ju ka vjedhur telefonin të mos ketë mundësinë e ndryshimit ë fjalëkalimit Pago me kodin SMS që merr në numrin e telefonit.

Të tjera

A operoni me bitcoin?

Jo, llogaritë në Pago operojnë vetëm në monedhat Lekë dhe Euro. Aktualisht nuk është e mundur veprimi nëpërmjet kriptomonedhave.

A mund të kembej para nga Lekë në Euro brenda aplikacionit?

Deri më tani, procesi i këmbimit valutor nuk është funksional për shkak të procedurave operacionale. Në momentin që ky shërbim do të jetë aktiv, do të njoftoheni përmes aplikacionit.

Cilat janë procedurat në rast humbje/vjedhje ose keqpërdorimi të terminalit/eve POS?

Tregtari apo biznesi duhet të kontaktojnë në numrin e vendosur poshtë pajisjes POS dhe të njoftojnë Rubicon përmes emailit nëse konstaton/vëren ndonjë abuzim apo mashtrim që lidhet me keqpërdorimin e qëllimshëm të terminaleve POS.

5