System i branduar si BINSTA, Ky software është inxhinieruar in-house duke ofruar shërbime të njëjta si nga Oracle Flex, Mambu, etj. Zgjedhja për programimin tërësor të një Core Banking System në kompaninë Rubicon u be pas analizes se cmimeve të produkteve alternative (që variojnë nga disa qindra mijëra në disa milionë Euro në vit) dhe vizionit për të pasur një zgjidhje që lejon fleksibilitet dhe inovacion.
Ne një nivel më sipër qëndron një modul i integrimit me Open Banking, që lejon ndërveprime me institucione të ndryshme. Zgjidhja fundore përfundon me aplikacione mobile për iOS dhe Android.
Nën zgjidhjen e Core Banking System BINSTA përfshihen këto komponente:
• Sistem llogarish bankare
• Audit System
• Sistem për krijim raportesh
• Procesim Pagesash
• Integrim me sistemin fiskal
• Integrim me sistem kartash për pagesa
• Shërbime për njohjen me klientin dhe një bazë të dhënash për ruajtjen e dokumenteve
Modelimi dhe dokumentimi i API për BINSTA është i ofruar sipas specifikimeve të OpenAPI (v3), një standard global dokumentimi. Gjuha e komunikimit nga Core tek module të tjera është përcaktuar në ndërfaqen REST në formatet e transferimit të informacionit në JSON dhe XML. Zgjidhja funksionon on-premise dhe on-the-cloud, duke u bere lehtesisht e implementueshme dhe ne kompani te tjera.
Sistemi i BINSTA është lehtësisht i integrueshëm me aplikime të palëve të treta pa ndikuar në sigurinë e tij. Si use-case, një integrim me kompani të licensuara në Shqipëri për implementimin e sistemit fiskal mund të lehtësohet nëpërmjet mekanizmave të Web-hooks. Per sigurine e core banking, ne jemi te certifikuar si PCI DSS niveli I.
Komponenti i Open Banking është nje nder zhvillimet me inovative ne tregun shqiptar. Sipas informacioneve nen nje pyetesor te bankes se Shqiperise ne Mars 2022, Rubicon ishte institucioni i vetem financiar qe kishte filluar integrimin e Open Banking. Open Banking mundeson nderveprimet e klientit ndermjet bankave, ku theksi kryesor është tek marrja e informacionit mbi llogarite e klientit prane cdo banke nga nje sistem qendror dhe inicimi i pagesave. Aplikimi i Open Banking thjeshton veprimet financiare midis insituticioneve financiare dhe pritet qe me futjen ne fuqi te rregulloreve nga Banka e Shqiperise te jete nje mini-revolucion ne zgjidhjet fintech ne vend.
Klientët fundorë do mund të ndërveprojnë me llogaritë e tyre nëpërmjet aplikacioneve mobile/telefonike për Android, iOS dhe Web. Programimi i ketyre nderfaqeve është bere pas konsultimit me eksperte me eksperience mbi 20 vjecare ne Product Design dhe vjen gjithashtu i gjithi nga nje ekip lokal. Ne ofrimin e teresise se zgjidhjes se Pago ne jemi mbështëtur mbi frameworks te ngritur mbi Java. Në thelb të BINSTA dhe Open Banking qëndron një stivë teknologjike që bazohet në Makinën Virtuale Java, dhe grup librarish si Spring, Hibernate ORM dhe Grails. Mini-programe, apo mini-shërbime të tjera të nevojshme mbajtjen e strukturës operative janë të zhvilluara në gjuhë si Python, NodeJS apo dhe Go. Ndërfaqe me klientin janë të zhvilluara mbi teknologji browseri, React, React JS etj.