Hapje Llogari Biznesi tek Pago.al
Image by vectorjuice on Freepik

Hapi 1 : Shkarkoni aplikacionin Pago falas në App Store ose Google Play Store

Hapi 2 : Rregjistroni një llogari personale Pago (~5 minuta)

– Shtyp butonin ‘rregjistrohu’

– Verifikoni numrin e telefonit

– Vendosni emrin, mbiemrin, adresën e-mail, dhe fjalkalimin

– Skanoni dokumentin personal (pashaporta ose karta e identitetit)

– Konfirmoni të dhënat si identiteti, adresa, a jeni apo jo taksapagues is SHBA etj

– Vendosni një pin ekstra që do të përdoret si masë sigurie për trensfertat mbi 2000 Lek


Hapi 3 : Dërgoni me e-mail dokumentet e biznesit te adresa biznesi@rbcn.al

Dokumentet që ju duhen janë :

Për biznes PF :

– Ekstrakt historik të Regjistrit Tregtar të lëshuar nga e-albania.

– Dokument Identifikimi për Përfaqësuesin Ligjor dhe pronarin përfitues.

(një kopje e kartës së identitetit në të dyja faqet ose kopje e Pasaportës)

– Certifikata e regjistrimit të shoqërisë (NUIS/NIPT) të lëshuar nga e-albania.

Për biznes SHPK dhe SHA :

– Statuti dhe Akti i themelimit.

– Ekstrakt historik të Regjistrit Tregtar të lëshuar nga e-albania.

– Dokument Identifikimi për Përfaqësuesin Ligjor dhe pronarët përfitues që zotërojne mbi 25% direkt dhe indirekt të shoqerisë.

(një kopje e kartës së identitetit për secilin në të dyja faqet ose kopje e Pasaportës)

– Certifikata e regjistrimit të shoqërisë (NUIS/NIPT) të lëshuar nga e-albania.

– Ekstrakt historik i regjistrit të pronarit përfitues nga e-albania.


Hapi 4 : Prisni miratimin dhe gëzoni përfitimet që merrni nga llogaria juaj e biznesit në Pago