mÇfarë është Rubicon?
Rubicon si një kompani fintech, është e angazhuar për të sjellë në treg zgjidhjet më të fundit të teknologjisë në funksion të produkteve financiare.
Në themel të kompanisë qëndron një grup investorësh me eksperiencë të gjatë në tregun shqiptar të IT. Produkti ynë flagship është aplikacioni Pago, një platformë e shërbimeve financiare digjitale, që adreson nevojat e përditshme të klientëve që përdorin sistemin bankar – pa pasur nevojë të vizitojnë një degë banke! Vizioni ynë është të ndërtojmë super aplikacionin e parë të shërbimeve financiare në ballkanin perëndimor.
Përshkrim i produktit/shërbimit nga Rubicon
Pago është një zgjidhje fintech që vjen në treg nëpërmjet implementimeve inovatore të teknologjisë së informacionit në funksion të zgjidhjeve bankare. Bankat e reja digjitale (neobanks) si Revolut në Angli , N26 në Gjermani, Chime në ShBA apo NU Bank në Brazil kanë marrë epërsi në treg, kryesisht me brezat e rinj.
Me licensën e një IPE (nga Banka e Shqipërisë), produkti ynë Pago në formën e një aplikacioni mobile ofron të gjitha shërbimet e një banke digjitale me fokus në pagesa të menjëhershme (instant payments). Përjashtim bëjnë shërbimet që mbajnë risk kredie.
Misioni ynë është të thjeshtojë eksperiencën financiare përmes aksesit në ekonominë moderne me pagesa digjitale, të mbështesë zhvillimin e tregëtisë elektronike, investimet online dhe shërbimet financiare inovatore.
Audienca e shërbimit tonë ndahet në dy kategori, individë dhe biznese, ku ne kemi si objektiv përveç të tjerave, adresimin e nevojave të biznesit të vogël e të mesëm. Për klientët ne ofrojmë një llogari bankare tërësisht falas duke i pajisur me një IBAN.
Brenda vitit të parë operacional, planifikojmë të pajisim klientët edhe me karta debiti për të mundësuar veprimet e depozitimeve dhe tërheqjeve nëpërmjet një rrjeti të gjerë ATM. Klientët tanë individ brenda aplikacionit mund të transferojnë në çast dhe falas, mund të kryejnë një sërë pagesash utilitare po falas dhe të paguajnë fatura të ndryshme drejt biznesit.
Bizneset përvec shërbimit klasik bankar, do të kenë një alternativë optimale dhe moderne në pranimin e pagesave nga klientët.
Pago ofron pranim pagesash me QR Code, pagesa me link (email/whatsapp), integrim me sistemin fiskal (ku kemi partneritet me 3 nga lojtarët më të mëdhenj) dhe brenda vitit të dytë operacional do të mundësojë edhe pranimin e pagesave me karta krediti të skemave MasterCard dhe VISA.
Integrimi me bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet teknologjisë së Open Banking (reflektuar nën ligjin shqiptar nën Shërbimin e pagesave), do të mundësojë klientët e Pago të iniciojnë pagesa nga çdo llogari bankare e tyre. Në fokus janë zgjidhjet inovatore për të adresuar nevojat e klientit nëpërmjet kreativitetit që jep Teknologjia Informative.
Produkti do të mundësojë shërbime financiare nëpërmjet ndërfaqeve të programuara që do lejojnë integrimin e financave personale dhe të biznesit me produkte të reja: si psh. analiza financiare të personalizuara, integrim me sistemet e mbajtjes se bilanceve, raportime vjetore financiare, etj.
Pago planifikon të operojë fillimisht on-line pa degë dhe agjentë. Selia e firmës është në Tiranë dhe pas një rivlerësimi të strategjisë do gjykojë më tej shtrirjen ose jo në qytetet kryesore të vendit brenda një periudhë afat-mesme.
Funksionalitetet dhe karakteristikat e produktit nga Rubicon
Fokus i zgjidhjes është krijimi i shërbimeve që lejojnë ndërveprimin me financat personale apo të biznesit tërësisht online. Duke besuar në një të ardhme tërësisht digjitale, Pago operon si nje institucion i parasë elektronike, dhe do të mundësojë integrimin e lehtë në çdo pikë biznesi për të kryer veprime pa para në dorë (cashless).
Pago ofron veprime me financat personale nëpermjet një llogarie elektronike dhe të gjitha operacionet e nevojshme për funksionimin e llogarive të pagesave. Në fazën e parë të aktivitetit të shoqërisë, veprimet ndërmjet llogarive të klientëve dhe platformës Pago do të kryhen nëpërmjet partneriteteve me bankat e nivelit të dytë dhe institucione te tjera financiare të licensuara nga Banka e Shqipërisë.
Në fazën e dytë, aktiviteti do bazohet mbi implementimin e Open Banking dhe komunikimit të rregulluar nën këtë protokoll. Në ndryshim nga shërbimi i pagesave, i cili lejon tërheqje të parave nga një llogari bankare e klientit me qëllimin e paracaktuar të shlyerjes së një shërbimi pagese (shlyerje e një pagese financiare), liçensa e parasë elektronike mundëson gjithashtu dhe transferimin e parave nga një klient tek një tjetër, si dhe veprime në këmbimin monetar.
Nisur nga fakti që Shqipëria ka një depërtim të fortë në internet dhe digjitalizimi është thelbësor për aktivitetet e përditshme , na ndihmon në ofrimin e zgjidhjeve plotësisht digjitale në fushën e pagesave. Këtu përfshihen, një llogari në celular që mundëson integrim me të gjitha llogaritë bankare të një klienti, përgatitja e raporteve për gjendjen financiare dhe veprimet me llogaritë. Rubicon do të sigurojë transferime të menjëhershme parash, duke hapur një gamë krejt të re mundësish edhe në fushën e tregtisë on-line.
Pago ofron ndër të tjera këto funksionalitete:
- Llogari bankare (pajisur me IBAN për referencë dhe transferta kombëtare dhe ndërkombëtare)
- Pagesa të menjëhershme P2P
- Pagesa drejt biznesit me tarifa konkuruese
- Buxhetim i integruar dhe qasje në një sërë këshillash financiare (Personal Finance Management)
- Statistika dhe analizë e shpenzimeve të kryera Pagesa me QR Code, URL, NFC
- Paisje me karta Master Card dhe pranim pagesash nga MasterCard dhe VISA
- Inicim pagesash si pjesë e PSDII (open banking)
- Marrje informacioni pagesash si pjesë e PSDII.
Impakti social, mundësia e suksesit në treg dhe vlerat që i sjell publikut ky produkt nga Rubicon
Aktualisht në Shqipëri, vetëm 40% e popullsisë ka një llogari bankare. Mbajtja e një llogarie bankare është shpeshherë e kushtueshme.. Nga ana tjetër, dhe vete transaksionet bankare, kanë një kosto të konsiderueshme, ku një transaksion ndërbankar mund të kushtojë nga 5€ deri në 100€ në raste të caktuara.
Nëpërmjet Pago ne mundësojmë paisjen e çdo qytetari me një llogari falas. Për të përfituar tërësisht nga nje zgjidhje digjitale dhe pa rradhë , dhe për të mundësuar të gjitha veprimet klasike ne do pajisim të gjithë klientët me një kartë debiti virtuale dhe fizike. Në bashkëpunim me një nga bankat e nivelit të dytë, do të ofrojmë veprime falas në një rrjet ATM që mbulon të gjithë Shqipërinë.
Zgjidhjet e biznesit që operon online kanë pasur vështirësi të integrimit të moduleve të pranimit të pagesave prej vitesh. Shumë zgjidhje online shihen të përdorin akoma zgjidhje si PayPal që tarifojnë deri në 15% për pagesa drejt enteve shqiptare. Pago do të ofrojë një alternativë të bazuar tek efiçenca e kostove, por në të njëjtën kohë, do të bashkëpunojë me zgjidhjet lokale për të ndihmuar integrimin teknik duke qenë më pranë nevojave të tyre.
Implementimi i Open Banking, do të ndryshojë ndërveprimet financiare që prekin disa fusha, nga ajo e kredidhënies, tek ajo e mbajtjes së bilanceve dhe ajo e inicimit te pagesave. Ne kemi nisur implementime me institucione që operojnë në sistemin e fiskalizimit dhe do të vazhdojmë të suportojmë integrimin në Open Banking të institucioneve të tjera që kanë nevojë për informacione financiare të klientëve dhe inicimin e pagesave.
Zgjidhjet e reja fintech nëpër botë kanë përparuar duke adresuar mënyra të reja të procesimit të pagesave, të kredidhënies afatshkurtër dhe mundësive të investimit. Rubicon ka në plan afatgjatë që të aplikojë teknologji që do të mundësojnë aplikimin e praktikavë më të mira të investimit dhe të administrimit të financave personale të klientëve të saj.
Për të krijuar mundësinë e shërbimeve shtesë, Rubicon do të bazohet tek një numër partneritetesh me tregtarë fundorë dhe tek nevojat e tyre për të krijuar mundësi të shitjeve të kryqëzuara (cross-selling) të produkteve, duke ruajtur gjatë gjithë kohës një etikë të pastër marketimi.
Risia / Karakteri unik
Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë prej vitesh theksojnë nevojën e një revolucioni në fushën e pagesave online në Shqipëri. Raportet si Strategjia Kombetare për pagesat me vlerë të vogël në Shqipëri (2018-2023)(BSH) apo Albania E-Commerce Diagnostic: Leveraging the Digital Trade Opportunity (2022)(WorldBank) kanë ritheksuar nevojën për modernizimin e legjislacionit dhe implementimeve teknike që të lehtësojnë mekanizmat e pranimit të pagesave digjitale.
Pago ka lindur nën të njëjtat premisa, si një produkt i domosdoshëm në një shoqëri me edukim të lartë, me penetrim të lartë interneti, por me një sistem bankar penalizues ndaj inovacionit (evidentuar kjo dhe sipas dy referencave më lart).
Pago adreson fillimisht nevojat e klientëve fundorë. Sot paisjet celulare janë bërë pjesë e pashmangshme e përditshmërisë sonë. Në vizionin tonë, ne shohim Pago si pjesë integrale të qënies sonë digjitale, një platmormë e cila mundëson ndërveprimin me botënfinanciare.
Sot Pago është nje aplikacion që mund të përdoret për të kryer transferta falas nga një person tek një tjetër dhe në kohe reale (ndërkohë qe veprimet bankare procesohen 2 herë në ditë për Lekun dhe transferohen vetëm me ndërmjetësimin e nje banke evropiane për Euron). Për biznesin, ne ofrojmë një infrastrukturë lehtësisht të integrueshme në zgjidhjet e tyre mobile, për të mundësuar e-commerce dhe pranimin e pagesave me kosto konkurruese. Megjithëse nevojat më prioritare janë veprimet financiare të qarkullimit të parasë digjitale, për ne ngelet e rëndësisshme që Pago të plotësojë të gjitha nevojat e një botë moderne digjitale; nga pranimi i pagës mujore, pagesat me karta krediti, investimet në bursa ndërkombëtare, financat e personalizuara si dhe lehtësitë në deklarimet tatimore.
Teknologjia e informacionit ka ndryshuar pothuaj çdo aspket të jetës së përditshme. Është e parashikueshme që kjo teknologji do të prekë dhe sistemin bankar së shpejti. Me një zgjidhje teknologjike të programuar in-house, dhe me fleksibilitetin e përshtatjes ndaj produkteve të reja dhe kërkesave të klienteve, Pago do të ofrojë vazhdimisht zgjidhje moderne për veprimetfinanciare duke patur si përparësi ndër të tjera: • komoditet (përmes tarifave të ulëta)
- përvoja ndaj një produkti intuitiv në përdorim
- një ekosistem ku paraja transferohet në kohë reale midis aktorëve kryesorë