Pago është një platformë tepër praktike dhe tërësisht falas për të kryer pagesat tuaja universitare.
Nëpërmjet Pago, ju mund të paguani në çdo moment tarifat e Universiteteve Publike me 0 lekë komision, si:
- Tarifat e rregjistrimit si Bachelor, Transferim Studimi, Viti shkollor
- Tarifat e Shkollimit Master Professional, Master Shkencor, Bachelor, Specializim
- Tarifë Konkursi
- Tarifë Aplikimi
- Tarifa për dokumenta si Libreza & Diploma, Listë Notash, Vërtetim Studenti, Tërheqje Diplome, Tërheqje Kopje Diplome, Program Studimi
- Tarifa të tjera (Vërtetim Studenti, Vërtetim Diplome, Karton Diplome, Karton Kopje Diplome, Kurs Pasuniversitar, Çertifikatë Notash, Listë Notash, Program Mësimor, Transferim Studimesh, Librezë Praktikash)
Si klient i Pago, ju duhet të përzgjidhni seksionin Arsimim e më tej të përzgjidhni universitetin dhe tarifën qe doni të paguani.
Kujdes! Në përshkrim të pagesës duhet të vendosni emrin, mbiemrin dhe numrin personal të identifikimit të studentit për të cilin bëhet pagesa.
Pago është nje eksperiencë e re bankare, një mënyrë e re për të bërë transferime dhe pagesa të menjëhershme dhe të sigurta.
Hapja e një llogarie Pago është e shpejtë dhe e lehtë në vetëm 8 min, ku automatikisht gëzoni llogari në Lek dhe Euro falas, pa komisione mirëmbajtje.
3 mënyrat e vendosjes së fondeve në llogarinë Pago:
- sipas transfertave bankare,
- kartës së debit/kredit,
- cash in/out nga sportelet e Postës Shqiptare.
Pagesat tuaja universitare kryhen më shpejt dhe sigurt nga si ishte menduar më pare.
- 0 komision për mirëmbajtje dhe veprime të tjera
- E shpejtë, e sigurt, e lehtë
- Komode dhe pa mbajtur rradhë në banka
- Në vend që të paguani komisionin bankare, përfitoni cashback për pagesën e tarifave të vitit universitar, ku mund t’I shpenzoni ku të deshironi.
Për studentët, Pago ofron shërbimin e-wallet për edukim dhe administrim të financave personale, shërbim këmbimi dhe ATM falas.
Risitë vazhdojnë akoma me një shtrirje më të madhe në kryerjen e pagesave online në Pago Marketplace, përfitimi i ofertave në rubrikën Ofertat Pago, si dhe kryerja e pagesave në ambjetet tregëtare me anë të skanimit të QR code në partnerët e Pago.
Çdo student do të pajiset me kartën e debitit Pago ku do të ketë mundësi të përdorë fondet e tij jashtë rrjetit Pago dhe më gjerë.