ecommerce

Pago është një zgjidhje fintech që sillet në treg nëpërmjet implementimeve inovatore të teknologjisë së informacionit në funksion të zgjidhjeve bankare.
Bankat e reja dixhitale (neobanks) si Revolut në Angli (Europë), N26 në Gjermani, Chime në ShBA apo NU Bank në Brazil kanë marrë epërsi në treg, kryesisht me brezat e rinj. Nën licensën e një IPE, produkti ynë Pago në formën e një aplikacioni mobile ofron të gjitha shërbimet e një banke digjitale me fokus në pagesa të menjëhershme (instant payments). Përjashtim bëjnë shërbimet që mbajnë risk kredie. Misioni ynë është të thjeshtohet eksperienca financiare përmes aksesit në ekonominë moderne me pagesa dixhitale, mbështëtje per zhvillimin e tregtisë elektronike, investime online dhe shërbime financiare inovatore.

Audienca e shërbimit tonë ndahet në klientët fundor dhe në biznese, ku ne kemi si objektiv adresimin e nevojave të bizneseve të vegjël e të mesëm.
Për klientët fundor ne ofrojmë një llogari bankare tërësisht falas duke pajisur të gjithë klientët me një IBAN. Brenda vitit të parë operacional, ne planifikojmë të pajisim klientët dhe me karta debiti për të mundësuar dhe veprime të cash-in dhe cash-out nëpërmjet një rrjeti të gjerë ATMsh.
Klientët tanë mund të transferojnë pagesa në cast dhe falas, mund të kryejnë një sërë pagesash utilitare dhe të paguajnë fatura të ndryshme drejt biznesit.
Bizneset përvec shërbimit klasik bankar, do të kenë mundësinë e zgjidhjeve moderne në pranimin e pagesave nga klientët.

Pago ofron pranim pagesash me QR Code, pagesa me link (email/whatsapp), integrim me sistemin fiscal (ku kemi partneritet me 3 nga lojtarët më të mëdhenj) dhe brenda vitit të dytë operacional dhe pranimin e pagesave me karta krediti të skemave Master Card dhe VISA.
Integrimi me bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet teknologjisë së Open Banking (reflektuar nën ligjin shqiptar nën Shërbimin e pagesave), do të mundësojë klientët e Pago të iniciojnë pagesa nga cdo llogari bankare e tyre.

Në fokus janë zgjidhjet teknologjike për të adresuar nevojat e klientit nëpërmjet kreativitetit që jep Teknologjia Informative. Produkti do të mundësojë shërbime bankare nëpërmjet ndërfaqevë të programuara qe do lejojnë integrimin e financave personale dhe të biznesit me produkte të reja: si psh. analiza financiare të personalizuara, integrim me sistemet e mbajtjes se bilanceve, raportime vjetore financiare, etj.

Pago planifikon që të operojë fillimisht tërësisht on-line pa degë dhe agjentë. Selia e firmës është në Tiranë dhe pas një rivlerësimi të strategjisë do gjykojë më tej shtrirjen ose jo në qytetet kryesore të vendit brenda një periudhë afat-mesme.